Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Shantazh Ramës? Meta: Kam plot dosje për kryeministrin, ja ku do ti çoj

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Shantazh Ramës? Meta: Kam plot dosje për kryeministrin, ja ku do ti çoj

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka zbuluar në emisionin “Open” se disponon dosje kundër Ramës. Ai tha se e kishte mësuar Anastas Angjeli që t’i ruante dokumentet, ndërsa shton se kur ishte kryeministër, çdo vendim e ka kaluar me konsultim të kabinetit, duke nënvizuar përgjegjësinë me të cilën ka drejtuar institucionin.

Meta deklaroi në intervistë se njeriu duhet të jetë i përgjegjshëm për çdo akt që firmos, aq më tepër me çështje që kanë të bëjnë më ligjin e me financat. I pyetur nëse do mund ti përdorë këto materiale, ai tha se një ditë mund të vihen në ‘lojë’. “Po, edhe mund t’i përdor në kuptimin e kujtimeve, në kuptimin e rikthimit për të parë relacione, çështje të caktuara, ç’lidhje ka. Por, kjo është çështje e seriozitetit në përmbushjen e një detyre”, tha më tej Meta.

Intervista

Z. President, ju përmendet në një intervistë një dosje fasadash, lyerjesh, një dosje të Edi Ramës, që e ruani akoma. Ishte akuzë apo shantazh ndaj kryeministrit?

Nuk merrem unë me shantazhe.

Po pse e ruani akoma?

Ajo ishte për t’i dhënë një sqarim kolegut tuaj, se po më thoshte mua që thotë Rama se ju keni shqetësime nga drejtësia dhe unë i thashë: Nëse ka ndonjë njeri në këtë vend, që e di më mirë se kushdo tjetër sesa i rregullt jam unë në raport me ligjin, është Rama dhe ata që kanë punuar me mua. Për shembull i thashë kur kam qenë kryeministër dhe Rama ishte ministri im, të gjithë e dinë që në mbledhjet e qeverisë nuk kalonte asnjë vendim pa konsensus. Pra në qoftë se dikush e kundërshtonte, që kishte vërejtje për anën ligjore, financiare apo aspektet e tjera dhe e di aq mirë Edi, sa 4-5 herë janë kthyer mbledhjet e qeverisë, sepse kolegët e tij kundërshtonin aktet që ai sillte, për shembull për çështjen e fasadave. Pra, e kisha në kuptimin e përgjegjshmërisë që unë kam patur dhe e kam gjithmonë në ushtrimin e detyrave të mia në raport me ligjin.

Nuk është se e keni dosjen e fasadave?

Ato i kam të gjitha unë, se unë çfarë firmos i mbaj për të gjitha një kopje, se ti e ke parasysh se çfarë ndodh këtu. Mund të ndodhë çdo gjë në kuptimin e falsifikimit, të ndërrimit të gjërave.

Pra, i keni të gjitha dosjet e Edi Ramës?

Kam ato që kam firmosur unë si kryeministër, si Ministër i Jashtëm, si President.

Dosje të tilla problematike si ajo e fasadave nga Edi Rama, a keni?

Atje duhet të jenë të gjitha në kuptimin e seriozitetit të dokumentimit të çdo akti. Njeriu duhet të jetë i përgjegjshëm për çdo akt që firmos, aq më tepër kur kemi të bëjmë me çështje që kanë të bëjnë më ligjin, që kanë të bëjnë me financat, që kanë të bëjnë me interesin publik.

I ruani thjesht si materiale arkivore, apo mendoni se do i përdorni një ditë?

Jo, janë materiale të domosdoshme. Ma ka mësuar Anastas Angjeli këtë gjë, që letrat duhen të ruhen të gjitha, se është tregues i përgjegjshmërisë publike, se nuk është thjeshtë për histori e për arkiv.

Mendoni se mund t’i përdorni?

Po, edhe mund t’i përdor në kuptimin e kujtimeve, në kuptimin e rikthimit për të parë relacione, çështje të caktuara, ç’lidhje ka. Por, kjo është çështje e seriozitetit në përmbushjen e një detyre.

Pra, thjesht i keni ruajtur si arkivë, nuk janë dosje problematike?

Po, si arkivë. Një ditë do i çoj tek Arkivi i Shtetit, që t’i ketë Arkivi, t’i kenë edhe historianët kur të gjykojnë për momente të caktuara të këtyre viteve, të këtyre dekadave.

 

Tags: dosjeMetarama

TË LIDHURA

Zegjine Çaushi humb mandatin për disa orë, Maldrita Bardho i ‘dhuron’ të sajin
Aktualitet

Zegjine Çaushi humb mandatin për disa orë, Maldrita Bardho i ‘dhuron’ të sajin

22:46 | 02/07/2025
Kryeqyteti përballet me mungesë uji, ja zonat që preken
Aktualitet

Kryeqyteti përballet me mungesë uji, ja zonat që preken

22:40 | 02/07/2025
Çfarë po paralajmëron Ilir Meta? Nesër letër publike për Arben Ahmetajn
Aktualitet

Çfarë po paralajmëron Ilir Meta? Nesër letër publike për Arben Ahmetajn

21:55 | 02/07/2025
Next Post
Shokon Vuçiç: Jam gati për kompromis me shqiptarët!

Shokon Vuçiç: Jam gati për kompromis me shqiptarët!

Luftime të ashpra në Siri/ Reagon Guterres: Të qetësohet situata

Luftime të ashpra në Siri/ Reagon Guterres: Të qetësohet situata

Venecia miraton raportin përfundimtar për Metën, Balla: Nuk bëri asnjë përpjekje për dialog

Venecia miraton raportin përfundimtar për Metën, Balla: Nuk bëri asnjë përpjekje për dialog

JU REKOMANDOJMË

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Sinjale të qarta për zemrën, mendjen dhe financat – ja çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj sot.

08:09 | 30/06/2025
Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

10:25 | 02/07/2025




TË FUNDIT

Zegjine Çaushi humb mandatin për disa orë, Maldrita Bardho i ‘dhuron’ të sajin
Aktualitet

Zegjine Çaushi humb mandatin për disa orë, Maldrita Bardho i ‘dhuron’ të sajin

by mirseda
22:46 | 02/07/2025
0

Zegjine Çaushi humbi për disa orë mandatin e deputetes pas përfundimit të rinumërimit të votave për Qarkun...

Olsi Bylyku mohon zërat për ndarje, publikon foto me partneren

Olsi Bylyku mohon zërat për ndarje, publikon foto me partneren

22:42 | 02/07/2025
Kryeqyteti përballet me mungesë uji, ja zonat që preken

Kryeqyteti përballet me mungesë uji, ja zonat që preken

22:40 | 02/07/2025
Çfarë po paralajmëron Ilir Meta? Nesër letër publike për Arben Ahmetajn

Çfarë po paralajmëron Ilir Meta? Nesër letër publike për Arben Ahmetajn

21:55 | 02/07/2025
Vritet nga sulmet izraelite drejtori i spitalit në Gaza

Vritet nga sulmet izraelite drejtori i spitalit në Gaza

21:36 | 02/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com