Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Sfidat e brendshme dhe ato globale të Xho Bajden për vaksinimet anti-Covid

4 vjet ago
in Bota
Biden shpall planin e parë kombëtar për të luftuar terrorizmin e brendshëm

Nga Douglas E.Schoen “The Hill”

Javën e shkuar amerikanët morën lajmin lehtësues se dy nga ekonomitë më të mëdha në vend, ajo e shtetit të Kalifornisë dhe Nju Jorkut janë plotësisht të hapura, dhe kufizimet ndaj Covid-19 janë hequr plotësisht. Sigurisht, këto arritje janë rezultat i suksesit të vaksinave anti-Covid të prodhuara nga Pfizer-BioNTech, Moderna dhe Johnson & Johnson.

Një vaksinë e katërt ka të ngjarë të marrë së shpejti miratimin e FDA, pasi provat treguan një efikasitet të lartë të vaksinës. Në fund të fundit, këto vaksina duhen parë dhe kujtuar si një mrekulli e inovacionit. Për më tepër, teknologjia mARN e përdorur tek këto vaksina ka potencialin që të parandalojë viruset dhe sëmundjet e tjera.

Në kuadër të këtij zhvillimi, presidenti amerikan Xho Bajden duhet që të ndërmarrë edhe 2 hapa të tjerë:forcimin e përpjekjeve për zgjerimin e fushatës së vaksinimit në SHBA, dhe përshtatjen e politikave që e zgjerojnë fushatën e vaksinimit në botë. Deri këtë javë, janë vaksinuar më pak se gjysma e amerikanëve në total.

Ndërkohë, ekzistojnë ende boshllëqe të mëdha racore midis popullatave të vaksinuara dhe të pa vaksinuara. Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve raportuan të dhëna mbi racën dhe etninë e të paktën 57 për qind të njerëzve, që kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës.

Midis këtij grupi, 60 për qind janë të bardhë, 9 për qind zezakë, 15 për qind janë hispanikë, dhe 6 për qind aziatikë, 1 për qind janë indianë të Amerikës, dhe më pak se 1 për qind banorë indigjenë nga Hauai. Kësisoj Bajden dhe demokratët po përballen me nevojën e shtirjes së vaksinimit, sidomos tek komunitetet me ngjyrë.

Këto hapa janë jetik, në mënyrë që të arrihet norma e vaksinimit në nivelin 70 për qind deri në Ditën e Pavarësisë më 4 korrik, dhe për pasojë edhe imuniteti i tufës ndaj koronavirusit.

Përveç kësaj, Bajden duhet të përqendrohet në zbatimin e politikave që do të zgjerojnë vaksinimin nëpër botë.

Ky është një hap i domosdoshëm për të shpëtuar sa më shumë jetë njerëzish në të gjithë botën, dhe është thelbësor në mënyrë që të ringjallë vërtet botën dhe ekonominë tonë të ndërlidhur. Në një farë mënyre, administrata aktuale ka treguar deri më tani se SHBA-ja është e përkushtuar, e gatshme dhe e aftë që të jetë arsenali kryesor i vaksinimit në nivel global. Njoftimi i Bajden javën e kaluar se SHBA do t’i dhurojë 500 milionë doza të vaksinave anti-Covid vendeve që kanë probleme me furnizimet, pa “ushtruar presion për favore apo lëshime të mundshme”, ishte shumë i rëndësishëm dhe një shfaqje domethënëse e lidershipit të Amerikës në skenën botërore në fushën e vaksinave.

Partneritete shumë optimiste kushtuar këtij qëllimi, u krijuan edhe gjatë samitit të fundit tëG7-ës në Kornuoll të Britanisë së Madhe javën e kaluar, si dhe në samitin e rëndësishëm midis SHBA-së dhe Bashkimit Evropian.

Në samitin e G7, udhëheqësit e vendeve të mëdha industriale – përfshirë Shtetet e Bashkuara – premtuan afro 1 miliardë doza vaksinash për vendet e varfra si një “hap i madh drejt vaksinimit të botës”, siç u shpreh edhe kryeministri britanik Boris Johnson.

Një nga hapat e rëndësishëm në drejtim të rikthimit jo vetëm më të shpejtë të normalitetit, por edhe lulëzimit të ekonomisë globale,cilësohet ndarja me të tjerët e formulave të këtyre vaksinave që shpëtojnë jetë, në mënyrë që të ketë prodhim të bollshëm të vaksinave edhe ne vendet në zhvillim.

Por njoftimi muajin e kaluar nga administrata Bajden për të dhuruar formulat më efektive, është një politikë e keqe, për të mos thënë edhe e rrezikshme. Është më se e qartë se pezullimi i patentave në rastin e vaksinave kundër Covid-19 nuk do të rrisë shkallën globale të vaksinimit.

Madje ajo do të kufizonte shpërndarjen e vaksinave në të gjithë botën për një periudhë afatgjatë. Disa fabrika në SHBA madje janë mbyllur për shkak se nuk përmbushnin standardet, dhe disa prej tyre kanë prodhuar doza vaksinash të ndotura me elementë të tjerë, duke u detyruar që t’i flaknin ato.

Dhe këto ngjarje janë vetëm një paralajmërim i asaj që mund të ndodhë pa kontrollet më të rrepta mbi prodhimin dhe mbrojtjen e patentave. Edhe Italia ka thënë se do të mbështesë heqjen dorë në mënyrë të kufizuar mbi patentat e vaksinave.

Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar janë kundër kësaj, ndërsa pozicioni i Japonisë dhe Kanadasë mbetet i paqartë, megjithëse asnjëra nuk ka shprehur mbështetjen e plotë për këtë nismë.

Kompanitë farmaceutike në Shtetet e Bashkuara, Gjermani dhe Britani janë duke shfrytëzuar plotësisht kapacitetet e veta për të prodhuar miliona doza vaksinash në ditë. Është thelbësore që të dyfishohet prodhimi aktual, dhe mos lejohet që vaksinat nën standardet zyrtare, të jenë e vetmja mundësi që ka bota në zhvillim.

Gjermania, që ka qenë gjithashtu një partnere vendimtare në fushatën e vaksinimit, ka kompaninë e njërës prej vaksinave më të suksesshme – Pfizer-BioNTech –që prodhon një vaksinë me një shkallë të lartë të efikasitetit, e cila është e lehtë për t’u prodhuar.

Duke folur kundër pezullimit të mbrojtjes së patentave, një zëdhënëse e qeverisë gjermane argumentoi me vend se “faktori kufizues për prodhimin e vaksinave janë kapacitetet prodhuese dhe standardet me cilësi të lartë, dhe jo patentat, mbrojtja e pronës intelektuale është një burim i inovacionit, dhe kështu duhet të mbetet edhe në të ardhmen”.

Thënë thjesht:bota në zhvillim duhet të ketë qasje tek e njëjta vaksinë cilësore si populli amerikan. Dhe mos u gënjeni:prodhuesit farmaceutikë në vendet e mëdha industriale janë të vetmit që mund ta japin atë, dhe në fund të fundit, janë të vetmit që mund të shpëtojnë jetë globale dhe ta rikthejnë botën në normalitet.

burimi: https://thehill.com/opinion/healthcare/559289-bidens-domestic-and-global-challenges-on-covid-vaccinations

Përshtatur për Tirana Today

Tags: BidenGjermaniambreteria e bashkuarSHBAvaksina

TË LIDHURA

Shpërthen një nga vullkanet më aktivë në botë në mbi 100 metra në lartësi
Bota

Shpërthen një nga vullkanet më aktivë në botë në mbi 100 metra në lartësi

23:03 | 12/06/2025
Eksperti ngre dyshime pas tragjedisë: Pse goma e uljes ishte ende jashtë?
Bota

Eksperti ngre dyshime pas tragjedisë: Pse goma e uljes ishte ende jashtë?

21:17 | 12/06/2025
Trump bën deklaratën e fortë: Një sulm ndaj Iranit është në horizont
Bota

Trump bën deklaratën e fortë: Një sulm ndaj Iranit është në horizont

21:01 | 12/06/2025
Next Post
“Ndërmarrjet e ujësjellësit me militantë”, Rama zbulon vendimin e fundit

“Ndërmarrjet e ujësjellësit me militantë”, Rama zbulon vendimin e fundit

Nuk është në lojë Hashim Thaçi, por çështja e Kosovës

Për operacionin e ndarjes së vëllezërve siamezë Berisha-Basha

Prokuroria me ‘dorë të hekurt’, arrestohen 2 mjekë të QSUT-së dhe disa sekserë

Prokuroria me ‘dorë të hekurt’, arrestohen 2 mjekë të QSUT-së dhe disa sekserë

JU REKOMANDOJMË

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Shpërthen një nga vullkanet më aktivë në botë në mbi 100 metra në lartësi
Bota

Shpërthen një nga vullkanet më aktivë në botë në mbi 100 metra në lartësi

by mirseda
23:03 | 12/06/2025
0

Një nga vullkanet më aktivë në botë, Kilauea, ka rifilluar me intensitet të lartë aktivitetin e tij...

Një i vdekur dhe 3 të plagosur në aksidentin Milot-Thumanë; identifikohen personat

Një i vdekur dhe 3 të plagosur në aksidentin Milot-Thumanë; identifikohen personat

22:59 | 12/06/2025
Rrëzohet në banesë 43-vjeçari në Pogradec, humb jetën në vend

Rrëzohet në banesë 43-vjeçari në Pogradec, humb jetën në vend

22:57 | 12/06/2025
Apeli në Tiranë liron Jeton Dervishin, rrëzon ekstradimin në Serbi

Apeli në Tiranë liron Jeton Dervishin, rrëzon ekstradimin në Serbi

22:54 | 12/06/2025
Gjesti nuk i reziston Kaderit, “shpërthejnë” fansat!

Gjesti nuk i reziston Kaderit, “shpërthejnë” fansat!

22:17 | 12/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com