Nga përgjimet për grupin e goditur për “trafik droge”, është zbuluar edhe një rrjet i falsifikimit të testeve të COVID-19. Prokuroria e Tiranës ka ndaluar dy mjekë të QSUT, të cilët shisnin teste false kundrejt vlerës 35 deri në 40 euro.
Më konkretisht janë ndaluar 3 mjekë, 2 janë të Qendrës Spitalore Universitare, falsifikatorë dhe disa sekserë të agjencisë së udhëtimit, për teste COVID false. Në total 10 te arrestuar. Ata shisnin teste COVID fiktive.
Identiteti i mjekëve të ndaluar nuk bëhet me dije, pasi Prokuroria është ende në hetim të rrjetit të falsifikimit të testeve të covid, ndërkohë janë sekuestruar materialet.