Tensionohet sërish situata në Teatrin Kombëtar. Qytetarët janë përplasur fizikisht me policinë, pasi kanë tentuar për t’u futur brenda në godinë. Ata u përpoqën të çajnë kordonin policor, por efektivët nuk i kanë lejuar, duke ndërhyrë menjëherë.
Në ndihmë të efektivëve të Policisë së Shtetit kanë ardhur Forcat Speciale me skafandra e shkopinj gome të cilët kanë vënë situatën nën kontroll. Kujtojmë se qytetarët janë shprehur se duhet referendum për çështjen e teatrit.