Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Serbia ‘boshatis’ Shqipërinë, shifrat e çmendura që shkojnë drejt Beogradit

7 vjet ago
in Ekonomi, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Serbia ‘boshatis’ Shqipërinë, shifrat e çmendura që shkojnë drejt Beogradit

Dërgesat në para të emigrantëve shqiptarë kanë rënë vitet e fundit për shkak të krizës së Eurozonës. Megjithatë, vendet që kryesojnë listën e dërgesave nga ana e emigrantëve janë Greqia dhe Italia dhe më pas vijnë vendet e tjera të Bashkimit Evropian si dhe remitancat nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Të dhënat tregojnë se pesha e vendeve të origjinës në fluksin e remitancave në Shqipëri ka mbetur thuajse konstante gjatë katër viteve të fundit, ku Greqia vazhdon të mbetet burimi kryesor me 44 për qind, ndërsa Italia vjen në vendin e dytë me 36.3 për qind.

Por përveç remitancave hyrëse, janë edhe ato dalëse. Pra, paratë që dalin nga Shqipëria në drejtim të një vendi tjetër.

Sipas Bankës Botërore, në vitin 2017 vlera e remitancave dalëse, dërgesa pa kundërshpërblim, nga vendi ynë drejt një vendi tjetër, kanë shënuar 199 milionë dollarë.

Këto remitanca janë sa 14.3 për qind e dërgesave të emigrantëve shqiptarë nga vendet ku ata punojnë.

Vendi kryesor që përfiton dërgesa nga Shqipëria është Serbia. Nga Shqipëria drejt Serbisë për vitin 2017 janë dërguar 84 milionë dollarë transferta pa kundërshpërblim.Kjo vlerë  është sa 42.2 për qind të totalit, të remitancave që kanë dalë nga Shqipëria. Në vendin e dytë vjen Kroacia me 32 milionë dollarë ose 16 për qind të totalit dhe më pas Bosnja dhe Greqia respektivisht me 15 dhe 12 për qind të totalit.

Studimi i OPEN DATA: Hulumtimi është kryer me baza vjetore për periudhën 2002-2017. Këto transferta ndryshe njihen si dërgesa të emigrantëve ose remitanca. Ato si një komponent thelbësor në llogarinë korrente të Bilancit të Pagesave kanë një rol të rëndësishëm në nivelin e të ardhurave, në cilësinë dhe standardin e jetesës apo në ekonominë e vendit përfitues. Të dhënat për hulumtim janë marrë nga databaza e Bankës Botërore BB.

Në fund të vitit 2017, sipas Bankës Botërore, dërgesat e emigrantëve shqiptarë për familjet e tyre qëndrojnë në vlerën një miliard e treqind e tetëdhjetë e dy milion dollarë amerikan. Krahasuar me vitin pararendës 2016 shënohet rritje prej 5.8 për qind.

Duke filluar nga viti 2002, remitancat të dërguara në Shqipëri paraqiten sipas grafikut (në milion USD).

Të dhënat tregojnë se pesha e vendeve të origjinës në fluksin e remitancave në Shqipëri ka mbetur thuajse konstante gjatë katër viteve të fundit, ku Greqia vazhdon të mbetet burimi kryesor me 44 për qind, ndërsa Italia vjen në vendin e dytë me 36.3 për qind.

Veç remitancave hyrëse, pra ato çka dërgohen drejt Shqipërisë, janë edhe remitancat dalëse, dërgesa parash nga Shqipëria në drejtim të një vendi tjetër. Në vitin 2017 vlera e remitancave dalëse, dërgesa pa kundërshpërblim nga vendi ynë drejt një vendi tjetër, sipas BB shënoi vlerën njëqind e nëntëdhjetë e nëntë milionë dollarë. Remitancat dalësi janë sa  14.3 për qind e remitancave hyrëse.Para drejt Serbisë: Vendi kryesor që përfiton dërgesa nga Shqipëria është Serbia. Nga Shqipëria drejt Serbisë për vitin 2017 janë dërguar tetëdhjetë e katër milionë dollarë transferta pa kundërshpërblim. Kjo vlerë  është sa 42.2 për qind të totalit, të remitancave që kanë dalë nga Shqipëria. Në vendin e dytë vjen Kroacia me tridhjetë e dy  milionë dollarë ose 16 për qind të totalit dhe më pas Bosnja dhe Greqia respektivisht me 15 dhe 12 për qind të totalit.

TIRANA TODAY

Tags: BeograditboshatisçmenduradrejtSerbiashifratshkojnëShqipërinë

TË LIDHURA

100-vjetori i Urdhrit të Skënderbeut/ Rama dhe Begaj ndajnë titujt e parë
Politikë

100-vjetori i Urdhrit të Skënderbeut/ Rama dhe Begaj ndajnë titujt e parë

22:18 | 10/12/2025
Bardhi në Kongres: Shqipëria krenare për aleatin e çmuar, SHBA
Politikë

Bardhi në Kongres: Shqipëria krenare për aleatin e çmuar, SHBA

20:44 | 10/12/2025
Ambasada amerikane: Duman vendos standard për SPAK dhe bashkëpunim me SHBA
Aktualitet

Ambasada amerikane: Duman vendos standard për SPAK dhe bashkëpunim me SHBA

19:46 | 10/12/2025
Next Post
Elvis Roshi pranon akuzën: Po, e kam bërë!

Elvis Roshi pranon akuzën: Po, e kam bërë!

Marrëveshja Shkup-Athinë, e vështirë për t’u zbatuar

Greqia dëbon diplomatët rusë, tentuan të hedhin në erë...

“Një vit më parë po zgjidhnim lulet për dasmën… sot po shohim lulet e varrimit”

"Një vit më parë po zgjidhnim lulet për dasmën… sot po shohim lulet e varrimit"







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
Greqia goditet nga moti i keq, makina zhytet në ujë nga përmbytjet masive, shpëtohet familja

Greqia goditet nga moti i keq, makina zhytet në ujë nga përmbytjet masive, shpëtohet familja

17:13 | 04/12/2025
Inspektorati zbarkon në Parlament, Bardhi e Peleshi: S’mund të na kontrollojnë. Ministrja…

Inspektorati zbarkon në Parlament, Bardhi e Peleshi: S’mund të na kontrollojnë. Ministrja…

13:50 | 05/12/2025




TË FUNDIT

Marrëveshja e paqes/ Trump: SHBA-të nuk duan të humbasin kohë me Ukrainën
Bota

Marrëveshja e paqes/ Trump: SHBA-të nuk duan të humbasin kohë me Ukrainën

by mirseda
22:48 | 10/12/2025
0

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar sërish për marrëveshjen e paqes për Ukrainën. Në një reagim të...

100-vjetori i Urdhrit të Skënderbeut/ Rama dhe Begaj ndajnë titujt e parë

100-vjetori i Urdhrit të Skënderbeut/ Rama dhe Begaj ndajnë titujt e parë

22:18 | 10/12/2025
Mickoski: Do shmangim incidentet, por qeveria nuk mbështet protestën pro ish-krerëve të UÇK-së

Mickoski: Do shmangim incidentet, por qeveria nuk mbështet protestën pro ish-krerëve të UÇK-së

22:12 | 10/12/2025
SHBA: Trump ashpërson rregullat, turistët të dorëzojnë historikun 5-vjeçar të rrjeteve sociale

SHBA: Trump ashpërson rregullat, turistët të dorëzojnë historikun 5-vjeçar të rrjeteve sociale

21:34 | 10/12/2025
Australi: Eshtrat e një fëmije 18-mujor shqiptar gjenden në një varr të cektë

Australi: Eshtrat e një fëmije 18-mujor shqiptar gjenden në një varr të cektë

21:01 | 10/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com