Serbi Tomislav Perushiq në një intervistë për “ABC news” na rrëfen dashurinë e tij për shqipen dhe shqiptarët. Studenti ekselent i katedrës se albanologjisë në Beograd, edhe pse është i kërkuar nga disa katedra ballkanike dhe evropiane ka përzgjedh Shqipërinë për studimet pasuniversitare. Ndërkohe që studiuesi Shaban Sinani me bindje thotë se ai do te jete një Milan Shuflaj i ardhshëm në fushën e albanologjisë.
Tomoslav Perushiq është padyshim një ndër serbet që e dashuron Shqipërinë dhe gjuhen shqipe. Shqiponjën dhe flamurin shqiptar e mban në shumë sende personale.
Serbo-kroati, është vetëm 24-vjeç dhe zotëron 7 gjuhë të huaja. Kontakti i parë me shqipen ishte 5 vite më parë në Amerikë, e kureshtojnë se tepërmi saqë e zgjodhi si fushë studimi në universitetin e Beogradit.
Kjo i shërben edhe për të gjetur rrënjët e tij shqiptare nga ana e nënës.
Ai është student ekselent e gëzon fakti se albanologu Shaban Sinani e ka cilësuar si Milan Shuflaj i ardhshëm.
Tomislav Perushiq është një prej 10 studenteve të katedre së albanologjisë në katedrën e Beogradit. Ai thotë se interesi për ketë fushë kërkimore ka rënë ndjeshëm vitet e fundit. Ai e ka bërë një zgjedhje se ku do të vazhdojë studimet pasuniversitare edhe pse kërkesat për të janë në disa katedra albanologjike në Ballkan dhe Evropë.
Profesor Shaban Sinani thotë se ky është personi i duhur për të lancuar bursën Robert Elsie.
Timoslav Perushiq vitet e fundit viziton shpesh Shqipërinë dhe Kosovën për të përsosur gjuhën në dialekte dhe për t’u njohur me doket zakonet dhe historinë e shqiptarëve./abcnews.al