Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

‘Serbët po shpenzojnë për ushtrinë sa të gjithë vendet e Ballkanit së bashku’

4 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Ambasadorët e QUINT-it zbarkojnë në zyrën e Kurtit

Në një intervistë me “Vecernji List” të Zagrebit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shprehur “shqetësimin se Serbia po shpenzon aktualisht më shumë për ushtrinë se të gjithë të tjerët në Ballkanin Perëndimor së bashku”.

Ai ka akuzuar gjithashtu presidentin serb Aleksandar Vuçiç, se dëshiron ta bëjë Kosovën një “shtet jofunksional”.

Madje, ai ka thënë se Serbia në Ballkanin Perëndimor po sillet si Federata Ruse dhe se po e bën “Republikën Srpska në BeH si Bjellorusinë” dhe “Malin e Zi si Ukrainën”.

I pyetur se pse mendon se Vuçiç dëshiron të provokojë një konflikt ndërkombëtar dhe nëse e sheh atë si faktor për destabilizimin e Ballkanit, Kurti tha se Kosova nuk është problem, se Kosova ka një problem dhe se problemi i Kosovës është Serbia.

“Në Serbi nuk ka pluralizëm, ka një parti. Ajo parti është edhe shteti. Ai shtet është edhe kisha. Ajo kishë është edhe partia. Atje nuk ka pluralizëm, por pretendojnë demokraci me zgjedhje. Së fundmi Serbia ka rritur shumë shpenzimet ushtarake. Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut së bashku nuk shpenzojnë aq sa Serbia e vetme. Nuk e bën për shkak të Hungarisë dhe Rumanisë dhe ky militarizimi i Serbisë është shumë shqetësues për ne…”, citohet të ketë thënë Kurti.

Ai deklaroi se ka vullnet dhe interes për një marrëveshje gjithëpërfshirëse për Kosovën, por se kjo varet nëse Serbia është e gatshme dhe se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i tillë që varet shumë më tepër nga gatishmëria e Serbisë për të ndryshuar qasjen e saj.

Ndërsa i pyetur nëse do të pajtohej me shkëmbimin e territoreve, Kurti është përgjigjur negativisht dhe ka thënë se dëshiron që dialogu të zhvillohet për të drejtat dhe nevojat e qytetarëve dhe jo për shkëmbim territoresh.

“Është në natyrën e autokratëve të mendojnë se mund të shkëmbejnë territore sikur të ishin pronë e tyre. Nuk jemi në mesjetë, me monarkë që i konsiderojnë territoret e shtetit si vendin e babait apo monarkut, dhe populli si familje e atij që sundon… Unë mendoj se as serbët nuk e duan një gjë të tillë, atë e dëshiron vetëm presidenti i Serbisë. Tash, derisa unë jam në pushtet, ai nuk përmend shkëmbimin e territoreve, por ai dëshiron ‘boshnjakizimin’ e Kosovës në formën e një entiteti autonom serb brenda republikës sonë, për të na bërë shtet jofunksional dhe nuk e bëri. Dhe kjo nuk do të ndodhë”, ka thënë ndër tjerash Kurti. /telegrafi

Tags: Aleksandar VuçiçkosovaSerbia

TË LIDHURA

Greqia përballet me zjarre, lëshohen urdhra për evakuim në katër vendbanime
Bota

Greqia përballet me zjarre, lëshohen urdhra për evakuim në katër vendbanime

16:39 | 26/06/2025
‘Makth’ në muzeun italian, vizitori prish pikturën për një ‘selfie’
Bota

‘Makth’ në muzeun italian, vizitori prish pikturën për një ‘selfie’

09:57 | 24/06/2025
Motori përplaset me një makinë, ndërron jetë 46-vjeçari shqiptar në Itali
Rajoni

Motori përplaset me një makinë, ndërron jetë 46-vjeçari shqiptar në Itali

14:52 | 20/06/2025
Next Post
Ish-prokurori: Absurditet rikthimi i dënimit me vdekje, ja rrugëzgjidhja

Ish-prokurori: Absurditet rikthimi i dënimit me vdekje, ja rrugëzgjidhja

Shuhet profesori i njohur Aleks Luarasi

Shuhet profesori i njohur Aleks Luarasi

Tragjedi në Bullgari/Digjet autobusi me pasagjerë nga Maqedonia e Veriut

Tragjedi në Bullgari/Digjet autobusi me pasagjerë nga Maqedonia e Veriut

JU REKOMANDOJMË

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025
VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

20:02 | 25/06/2025
Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

20:26 | 24/06/2025




TË FUNDIT

Ushqimet që duhen shmangur gjatë ditëve të nxehta të verës
Editorial - Opinione

Ushqimet që duhen shmangur gjatë ditëve të nxehta të verës

by mirseda
22:21 | 28/06/2025
0

Gjatë verës, zgjidhni ushqime të lehta për t’u tretur, me pak kalori dhe të freskëta. Shmangni sasitë...

Si po ndikon ChatGPT? Përdoruesit priren të jenë më të vetmuar

Si po ndikon ChatGPT? Përdoruesit priren të jenë më të vetmuar

22:09 | 28/06/2025
Bolton: Vendimi për Berishën s’ishte i duhuri, duhet rishikuar

Bolton: Vendimi për Berishën s’ishte i duhuri, duhet rishikuar

22:07 | 28/06/2025
Ndodh e pabesueshmja! Paratë bien nga qielli, ndalet trafiku

Ndodh e pabesueshmja! Paratë bien nga qielli, ndalet trafiku

22:00 | 28/06/2025
Kontinenti europian përballet me vapë përvëluese, temperaturat shkojnë deri në 42°C

Kontinenti europian përballet me vapë përvëluese, temperaturat shkojnë deri në 42°C

21:49 | 28/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com