Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Senatorët amerikanë: Kosova dhe Serbia duhet të bëjnë zgjedhje të vështira

6 vjet ago
in Të Gjitha, W-Instant
Senatorët amerikanë: Kosova dhe Serbia duhet të bëjnë zgjedhje të vështira

Dy senatorët amerikanë, demokrati Chris Murphy dhe republikani, Ron Johnson, thanë të mërkurën në Prishtinë se Kosova dhe Serbia duhet të jenë të gatshme për zgjedhje të vështira në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet tyre.

Ata i bënë këto komente pas takimeve më udhëheqësit politik në Kosovë në kuadër të një vizite ne rajon.

Senatori Ron Johnson tha se rruga drejt paqes e sigurisë në Kosovë është përmes një qeverie që respekton sundimin e ligjit, të drejtat e pakicave dhe posaçërisht, duke siguruar një marrëveshje me Serbinë që është çelësi që hap mundësitë.

“Ne jemi këtu pikë së pari për të mbështetur qytetarët e rajonit, të Kosovës dhe Serbisë. Duam t’i shohim se do të kenë sukses”, tha ai

Senatori Chris Murphy tha se ka një marrëdhënie të posaçme që do të vazhdojë ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës. Ai tha se Kosova ka një ardhmëri me një angazhim të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve tjerë perëndimorë që mund të jenë partner në suksesin ekonomik të saj. Por, tha ai, janë dy gjëra të domosdoshme për ringjalljen ekonomike.

“Së pari janë reformat e brendshme, përkushtimi ndaj sundimit të ligjit, përkushtimi ndaj reformës së sistemit arsimor. Por po ashtu përkushtimi ndaj bisedimeve me Serbinë. Kjo do të përfshijë zgjedhje të vështira këtu dhe në Beograd”, tha senatori Murphy duke nënvizuar se këto mesazhe do t’i transmetojnë edhe në Beograd ku do të takohen me presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

“Presim që këto bisedime të jenë të kuptimplota dhe të frytshme. Dhe shpresojmë që të dyja palët do të kuptojnë se kërkohen sakrifica për të mundësuar normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet këtyre dy vendeve dhe që të dyja të jenë në gjendje të zhvillojnë ekonomitë e tyre”, tha ai.

Vizita e dy senatorëve në Ballkan ndodh pak ditë pasi që sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo emëroi zëvendës ndihmësin e tij Matthew Palmer si Përfaqësuesin e Posaçëm për Ballkanin Perëndimor. Emërimi i tij shihet si një dëshmi e përfshirjes më të madhe të Shteteve të Bashkuara në procesin e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Zoti Palmer, tha në fillim të javës se qëllimi i tij është t’i kthejë Kosovën dhe Serbinë “në tryezën e bisedimeve sa më shpejt që të jetë e mundur dhe të sigurojë një marrëveshje”. Ai ritheksoi dëshirën e Shteteve të Bashkuara që të shohin “njohjen e ndërsjellë si pikën qendrore të marrëveshjes”, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Bisedimet janë pezulluar që nga nëntori i vitit të kaluar kur Prishtina u vuri tarifa prej 100 për qind mallrave serbe, në shenjë kundërshtimi ndaj fushatës së Beogradit, kundër shtetësisë së Kosovës.

Normalizimi i marrëdhënieve është kusht për të dyja vendet që të integrohen në Bashkimin Evropian. Vazhdimi i këtyre bisedimeve mund të pritet pas zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë, që mbahen më 6 tetor. Diplomatët shpresojnë që një qeveri e re të formohet shpejt pas këtyre zgjedhjeve dhe të rihapin bisedimet, para se Serbia të hyjë në periudhën e zgjedhjeve që mbahen në pranverën e vitit të ardhshëm./VOA

Tags: kosovamarreveshjesenatoret amerikaneSerbiazgjedhje

TË LIDHURA

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Next Post
Vincenzo, vëllai i madh i gangsterit Al Capone, ishte një polic shembullor në SHBA

Vincenzo, vëllai i madh i gangsterit Al Capone, ishte një polic shembullor në SHBA

“Gjermania mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE”, Lleshaj takon homologun gjerman

“Gjermania mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE”, Lleshaj takon homologun gjerman

U akuzua për vrasjen e ish-policit Arben Bilali, Gjykata e Apelit liron Gjergj Cukalin

U akuzua për vrasjen e ish-policit Arben Bilali, Gjykata e Apelit liron Gjergj Cukalin







JU REKOMANDOJMË

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025
Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

13:31 | 31/10/2025
Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

17:27 | 29/10/2025
Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

21:28 | 01/11/2025




TË FUNDIT

Kushtetuesja i dha të drejtë Veliajt/ Shpërthen festa me fishekzjarre pranë qelisë
Aktualitet

Kushtetuesja i dha të drejtë Veliajt/ Shpërthen festa me fishekzjarre pranë qelisë

by mirseda
22:22 | 03/11/2025
0

Pasi Gjykata Kushtetuese riktheu Erion Veliajn si Kryetar i Bashkisë së Tiranës ka ‘shpërthyer’ festa pranë qelisë...

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

22:18 | 03/11/2025
‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

22:14 | 03/11/2025
Tragjedia prek futbollin serb, trajneri pëson kolaps në fushë dhe ndërron jetë

Tragjedia prek futbollin serb, trajneri pëson kolaps në fushë dhe ndërron jetë

22:13 | 03/11/2025
Kremlini provokon Romën: Italia do shembet e gjitha nëse vazhdon mbështetjen për Ukrainën

Kremlini provokon Romën: Italia do shembet e gjitha nëse vazhdon mbështetjen për Ukrainën

21:31 | 03/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com