Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Senati amerikan konfirmoi Mike Pompeo si Sekretar i Shteti

8 vjet ago
in Bota, Stil

Senati amerikan konfirmoi të enjten zotin Mike Pompeo në postin e sekretarit të shtetit megjithë kundërshtimet e demokratëve, të cilët kanë vënë në pikëpyetje disa qëndrime të tij të vijës së ashpër në politikën e jashtme dhe disa deklarata rreth grupeve të pakicave.

Sekretari i ri Pompeo do të zëvendësojë zotin Rex Tillerson, i cili u shkarkua muajin e kaluar nga Presidenti Donald Trump.

Republikanët ishin të bashkuar në mbështetjen për zotin Pompeo, ndërkohë që demokratët, përveç katër prej tyre, kishin njoftuar se do të votonin kundër konfirmimit.

Demokrati më i lartë në Komisionin e Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, Bob Menendez i Nju Xhersit, tha se dyshonte që zoti Pompeo “do të ishte i gatshëm të tërhiqej nga instinktet më të këqia të presidentit”, siç u shpreh ai.

Senatori Menendez vuri në dukje se aleatët kryesorë amerikanë po pranojnë miliona refugjatë, dhe shtroi pyetjen: “Çfarë do të thotë ai [Pompeo], ndërkohë që kjo administratë po shkurton programin tonë të refugjatëve, dikur një xhevahir në kurorën e politikës sonë të jashtme?”

Ndërkohë, republikanët i përshëndetën arritjet e zotit Pompeo, nga përfundimi shkëlqyeshëm i Akademisë Ushtarake West Point e deri te studimet e juridikut në Harvard si dhe vitet kur përfaqësonte shtetin e Kansasit në Dhomën e Përfaqësuesve.

Presidenti Trump kohët e fundit dërgoi zotin Pompeon për të zhvilluar bisedime me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un përpara samitit të planifikuar Trump-Kim, shkruan voa.

Republikanët theksuan se të gjithë, përveç dy anëtarëve të tyre, votuan për të konfirmuar ish-sekretaren e shtetit Hillary Clinton, në vitin 2009 ndërkohë që të gjithë ata, përveç tre republikanëve të Senatit, mbështetën zotin John Kerry për këtë post në vitin 2013.

Tags: amerikankonfirmoiMike PompeoSekretarSenatishteti

TË LIDHURA

Bota

Trump dhe tarifat e reja ndaj 60 vendeve për “punën e detyruar”

12:45 | 04/06/2026
Analizë

Ushqimi i kontaminuar shkakton 1.5 milion vdekje në vit, fëmijët nën5 vjeç janë viktimat më të mëdha

10:12 | 04/06/2026
Bota

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:45 | 03/06/2026
Next Post

Xhudo krenaria e Kosovës, medalje ari dhe argjendi në Izrael (Video)

Paloka: Pa Tahirin në burg, BE derë e mbyllur për Shqipërinë

Van Gaal heq dorë nga pensionimi për hakmarrjen ndaj United







JU REKOMANDOJMË

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026

Alarmi i minutës së fundit/I ka shënuar dy herë Izraelit, por Shqipëria zbret sonte pa “armën” e saj

14:36 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

“Ku fillon drejtësia?” Gogu: Jo në sallën e gjyqit, por në Shkollën e Magjistraturës

by mirseda
12:50 | 04/06/2026
0

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, deklaroi sot se reforma në drejtësi po hyn në një fazë të...

Trump dhe tarifat e reja ndaj 60 vendeve për “punën e detyruar”

12:45 | 04/06/2026

Dosja Revanshi/ Sa vite burg kërkoi SPAK për Durim Bamin dhe Aldo Avdylin

12:22 | 04/06/2026

LAJM I FUNDIT/ Shpërthim me tritol në Laç

12:13 | 04/06/2026

Lamallari i kthehet opozitës:S’më latë të flas. Duhet të iki në Korçë, nuk qëndroj në shfaqjen tuaj

11:36 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com