Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Sekuestrohen miliona lekë pranë zonës së Bankës së Shqipërisë

5 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Sekuestrohen miliona lekë pranë zonës së Bankës së Shqipërisë

Së fundmi Policia e Tiranës ka njoftuar se ka realizuar me sukses dy operacione kundër informalitetit, kryesisht pranë zonës së Bankës së Shqipërisë.

Uniformat blu informojnë se operacionet e finalizuara janë për goditjen e aktiviteteve të paligjshme në zonën pranë Bankës së Shqipërisë.

Policia thotë se janë sekuestruar 21 milionë lekë, 23300 euro dhe 9500 dollarë. Policia shprehet se janë proceduar penalisht 7 persona, pasi ushtronin aktivitet pa licencë.

Njoftimi i policisë: “Tiranë. Vijojnë pa ndërprerë operacionet policore kundër informalitetit.

Finalizohen dy operacione “Për goditjen e aktiviteteve të paligjshme në zonën pranë Bankës së Shqipërisë”.

Procedohen penalisht 7 shtetas, për ushtrim pa licencë të veprimtarive financiare.

Sekuestrohen 21 milionë lekë, 23300 euro dhe 9500 dollarë.

Nga ana e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në zbatim të planit të masave “Për goditjen e aktiviteteve të Paligjshme në zonën pranë Bankës së Shqipërisë“, janë organizuar shërbime të herëpashershme, së bashku me shërbimet e Komisariatit Nr. 3 dhe Forcës së Posaçme “Shqiponjat”.

Si rezultat i kontrolleve të befasishme janë realizuar dy goditje të kësaj veprimtarie të kundërligjshme, duke proceduar penalisht 7 shtetas, konkretisht: M. H, Sh. Sh, L. J, R. F, A. Z, A. M. dhe Y. M.

Këta shtetas, në mënyrë të kundërligjshme, në zonën përballë Bankës së Shqipërisë, ushtronin veprimtari financiare të këmbimit valutor pa licencë.

Gjatë dy operacioneve janë sekuestruar në total 21 milionë lekë, 23300 euro dhe 9500 dollarë.

Kontrollet e befasishme dhe operacionet policore, për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin ligjor të çdo personi qe merret me aktivitet të kundërligjshëm, kryesisht në këmbimin valutor pa licencë ose jashtë objekteve të përcaktuara nga Banka e Shqipërisë apo Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.

Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”.

Tags: aksionebankainformalitetiPolicia e Tiranes

TË LIDHURA

Zjarri në fushën e mbetjeve në Elbasan, ironia e Dervishit: Tani do digjet edhe Inceneratori
Aktualitet

Zjarri në fushën e mbetjeve në Elbasan, ironia e Dervishit: Tani do digjet edhe Inceneratori

22:38 | 01/07/2025
Përmbyset kamioni tek ‘Shkalla e Tujanit’, plagoset shoferi
Aktualitet

Përmbyset kamioni tek ‘Shkalla e Tujanit’, plagoset shoferi

20:28 | 01/07/2025
Përplasje e fortë e dy makinave ‘kokë më kokë’
Aktualitet

Përplasje e fortë e dy makinave ‘kokë më kokë’

19:34 | 01/07/2025
Next Post
Hajdari: Gratë nuk janë të mbrojtura, jemi të gjitha viktima të këtij Parlamenti

Hajdari: Gratë nuk janë të mbrojtura, jemi të gjitha viktima të këtij Parlamenti

Koronavirusi/ Manastirliu: Ja masat që janë marrë nga Ministria e Shëndetësisë

Koronavirusi/ Manastirliu: Ja masat që janë marrë nga Ministria e Shëndetësisë

Rama flet për koronavirusin: Mos harxhoni lekë për maska

Rama flet për koronavirusin: Mos harxhoni lekë për maska

JU REKOMANDOJMË

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

20:02 | 25/06/2025
Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Sinjale të qarta për zemrën, mendjen dhe financat – ja çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj sot.

08:09 | 30/06/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025




TË FUNDIT

Sa higjienike janë në të vërtetë pishinat publike?
Kuriozitete

Sa higjienike janë në të vërtetë pishinat publike?

by mirseda
22:47 | 01/07/2025
0

Noti është një nga aktivitetet më të dashura të verës, por edhe një nga më të nënvlerësuarit...

Zjarri në fushën e mbetjeve në Elbasan, ironia e Dervishit: Tani do digjet edhe Inceneratori

Zjarri në fushën e mbetjeve në Elbasan, ironia e Dervishit: Tani do digjet edhe Inceneratori

22:38 | 01/07/2025
Udhëheqësi iranian: “Kemi goditur Izraelin me ndihmën e Zotit.”

Udhëheqësi iranian: “Kemi goditur Izraelin me ndihmën e Zotit.”

22:23 | 01/07/2025
Shqipëria me medalje ari në karate, Amanda Dedej fiton ndaj kundërshtares serbe

Shqipëria me medalje ari në karate, Amanda Dedej fiton ndaj kundërshtares serbe

22:20 | 01/07/2025
Kosova-Serbi, SHBA pritet të reagojë – Eksperti: Trump ishte pranë Serbisë

Kosova-Serbi, SHBA pritet të reagojë – Eksperti: Trump ishte pranë Serbisë

21:54 | 01/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com