Në dy dyqane në Bulqizë janë gjetur dhe sekuestruar 7680 kapsolla. Për këtë janë proceduar penalisht dy pronarët e dyqaneve ku u gjetën kapsollat.
Në dyqanin në pronësi të shtetasit A. K., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 120 pako, me 60 kapsolla secila.
Sakaq, në dyqanin në pronësi të shtetasit K. K., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 8 pako me 60 kapsolla secila.
Njoftimi i policisë
“Sekuestrohen në Bulqizë 7680 kapsolla. Procedohen penalisht dy pronarët e dyqaneve ku u gjetën kapsollat. Strukturat e Policisë vijojnë kontrollin e pandërprerë në të gjithë territorin, në subjekte të ndryshme, “Për mënyrën, kushtet dhe kriteret e magazinimit e përdorimit të lëndëve piroteknike e fishekzjarrëve”.
Si rezultat i kontrolleve, në Bulqizë, në dy dyqane janë gjetur dhe sekuestruar 7680 kapsolla dhe konkretisht:
Në dyqanin në pronësi të shtetasit A. K., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 120 pako, me 60 kapsolla secila dhe në dyqanin në pronësi të shtetasit K. K., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 8 pako me 60 kapsolla secila.
Për këta shtetas filloi procedimi penal dhe materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.