Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Seancë prove për të udhëhequr opozitën

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Sikur thirrja e Ilir Metës për Serbinë, të ishte bërë edhe për Shqipërinë

Nga Mero Baze

Herën e parë ishte çadra. Ilir Meta garantoi Lulzim Bashën se do të ishte në krah të tij nga dita e parë e çadrës, e deri në fund. Edhe pse ishte formalisht ende në Qeveri me Edi Ramën, ai po përpiqej të bënte bashkimin e madh me opozitën për vitin 2017.

Por ndërsa çadra u ngrit dhe Ilir Meta kishte ende nëpër këmbë Reformën në Drejtësi, ai mori një ofertë për t’u bërë President, dhe e braktisi çadrën.

Lulzim Basha i tradhtuar prej tij, u mbyll në një dhomë me Edi Ramën dhe pas 4 orësh arriti një marrëveshje që i jepte atij maksimumin e mundshëm, duke shpërfillur LSI.

Hera e dytë ishte “Revolucioni i qershorit” i vitit të kaluar. I nisur prej mesit të shkurtit, në fillim me djegie mandatesh, pastaj me molotovë në duar thuajse çdo fundjavë, Ilir Meta garantoi opozitën, se në minutat e fundit, ai do fuste vendin në kaos, duke shtyrë zgjedhjet dhe duke i pamundësuar Edi Ramës qeverisjen e mëtejshme. Në projektin e tij, vendi do të ishte pa Parlament dhe pa zgjedhje lokale.

Dështoi në të dyja. Parlamenti u plotësua me listën rezervë të vetë Lulzim Bashës dhe Ilir Metës dhe shqiptarët shkuan votuan më 30 qershor, duke hedhur në kosh të plehrave dekretin e Ilir Metës.

Pasi futi opozitën në luftë, pasi i torturoi tre muaj me molotovë në duar mes gazit lotsjellës, tre ditë para 30 qershorit, ai dhe Lulzim Basha u tërhoqën pas paralajmërimeve të ashpra ndërkombëtare dhe e lanë opozitën dhe revolucionin rrugëve.

Ndërsa demokratët rrinin zemërthyer më 30 qershor dhe përgjonin kundërshtarët si votonin të qetë, Ilir Meta përkëdhelte macen në Lalëz dhe lozte në rërë me porta të vogla.

Kjo është hera e tretë, por këtë radhë është e kundërta. Në krye do të jetë Meta dhe opozita i ka dhënë fjalën që do ta mbështesë. Pra meqë dy herët e para, ky e ka lënë në baltë opozitën, tani është ky që do të vërë veten në provë, nëse e ka opozitën pas.

Dhe deri këtu nuk ka asnjë kuriozitet për publikun. Është një luftë brenda opozitës, se kush di të udhëheqë më mirë një luftë. Deri tani dy beteja me komandant lufte Bashën dhe në prapaskenë Metën e Berishën, kanë dështuar.

Tani Meta ka radhën të jetë komandant, Berisha në prapavijë dhe Basha ushtar. Të shikojmë si do shkojë gara mes tyre. Është testi se kush e meriton të drejtojë opozitën revolucionare dhe kush opozitën normale.

Por kjo nuk ka lidhje as me shumicën dhe as me popullin. Ka lidhje vetëm me betejën mes tyre.

E vetmja gjë e re janë motivet që Meta ka gjetur për këtë revolucion. Nëse më 2017 ishte pasiguria për të fituar zgjedhjet dhe më 2019 nevoja për të bllokuar Reformën në Drejtësi, si dhe nevoja për pazar në tavolinë me Ramën, tani motivet janë më konkrete.

Ndihma prej 1,15 miliardë eurosh për dëmet e tërmetit dhe “drita jeshile” që duket në horizont për negociatat, janë beze e kuqe për Ilir Metën.

Ilir Meta shpreson se me trazirat juridike dhe fizike që do të nisë më 2 mars, mund të trembë lëvrimin e ndihmës financiare dhe hapjen e negociatave.

Frika e tij është se, nëse lejohet që ato para të përdoren për rindërtim dhe Shqipëria merr dhe negociatat, atëherë perspektiva e tij politike merr fund. Për këtë është gati të lërë zyrën dhe të veshë “opingat”.

Mirë e ka menduar. Po të marrë dhe pizhamet me vete, se nuk i dihet ku e zë nata kur të mbarojë.

Tags: ilir metamero bazeopozitënproveseanceudhehequr

TË LIDHURA

Negociatat, Berisha: BE ia ka mbyllur derën Ramës, jo shqiptarëve
Politikë

Negociatat, Berisha: BE ia ka mbyllur derën Ramës, jo shqiptarëve

22:15 | 06/04/2026
Kalimi në tunelin e Llogarasë do të bëhet me pagesë brenda muajit, ja sa do të jenë tarifat
Aktualitet

Kalimi në tunelin e Llogarasë do të bëhet me pagesë brenda muajit, ja sa do të jenë tarifat

21:35 | 06/04/2026
Berisha: Nga 4, në 15 vendet që mund të bllokojnë integrimin e Shqipërisë
Politikë

Berisha: Nga 4, në 15 vendet që mund të bllokojnë integrimin e Shqipërisë

20:32 | 06/04/2026
Next Post
Rama flet nga Brukseli: E hëna, ditë e madhe për Shqipërinë (VIDEO)

Rama: SHBA do ta rrisë shumën e deklaruar në Bruksel

“Prova të reja për grushtin e shtetit”, Meta bën lëvizjen urgjente

Mediat e huaja jehonë thirrjes së presidentit Meta për protesta

“U bëre gazi i botës”/ Tedi Blushi fton nesër në Presidencë Ulsi Manjën

"U bëre gazi i botës"/ Tedi Blushi fton nesër në Presidencë Ulsi Manjën







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026




TË FUNDIT

Ortek tragjik në Norvegji, dy skiatorë humbin jetën
Bota

Ortek tragjik në Norvegji, dy skiatorë humbin jetën

by mirseda
22:37 | 06/04/2026
0

Një ortek në Norvegji ka shkaktuar vdekjen e dy skiatorëve dhe ka lënë të plagosur edhe dy...

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

22:29 | 06/04/2026
Negociatat, Berisha: BE ia ka mbyllur derën Ramës, jo shqiptarëve

Negociatat, Berisha: BE ia ka mbyllur derën Ramës, jo shqiptarëve

22:15 | 06/04/2026
Milan, Tare për Leaon: Ka cilësi të mëdha, e ardhmja

Milan, Tare për Leaon: Ka cilësi të mëdha, e ardhmja

22:10 | 06/04/2026
Gjermania plan për anijet më të mëdha luftarake: Berlini synon projekt ambicioz

Gjermania plan për anijet më të mëdha luftarake: Berlini synon projekt ambicioz

22:03 | 06/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com