“Hell’s Kitchen” do të rikthehet së shpejti në sezonin e tij të dytë në ekran. Emisioni që mbajti mbërthyer para ekranit çdo grupmoshë, pritet që të vijë sërish fuqishëm. Programi në fjalë pritet të nisë në muajin tetor.
Vetë Renato është figura qendrore që krijon atmosferë me mënyrën se si komunikon me konkurrentët, dënimet që ai jep herë pas here, të qeshurat por mbi të gjitha acarimet dhe të bërtiturat e tij pafund.
Jo pak konkurrentë e cilësojnë si një shef “të tmerrshëm”, ndaj jo çdokush mund të rezistojë në kuzhinën e tij, në të ashtëquajturën “Hell’s Kitchen”.