Në dalje të takimit me ambasadoren Yuri Kim, deputeti i opozitës në Kuvend, Myslim Murrizi tha se 39 votat e opozitës parlamentare, nuk do të jenë pro Reformës Zgjedhore që u dakordësua dje nga të gjitha palët.
Ai i mëshoi fort faktit se opozita në Kuvend kërkon lista të hapura, garantimin e votës së emigrantëve dhe administratë zgjedhore. Në të kundërt, vendimi i prerë është për të mos votuar.
“Kërkojmë lista të hapura, në të kundërt 39 votat tona në Kuvend s’janë për reformën. S’votojmë asgjë në Kuvend. Administratë zgjedhore, lista të hapura, votë emigrantësh. Nuk e mora vesh çfarë kërkoi, se nuk e lamë në fakt ambasadoren të bënte kërkesa”, tha Murrizi.