E diel, 28 Nëntor, 2021
13.5 C
Tirana

Sarajet e Tiranës dhe sarajet e opozitës

Nga: Artur Ajazi

Zjarri i qëllimshëm tek Sarajet e Tiranës, ndoshta do të ishte rasti më i mirë për opozitën e vjetëruar, të niste sulmet idioteske ndaj qeverisë me kërkesën “autorët para ligjit”. Korit të deputeteve (femra) dhe “hetuesve” të SHQUP-it, ju bashkua dje edhe kryetari në detyrë i shtetit Ilir Meta. Edhe ai u deklarua se “inkurajoj SPAK, të nisë hetimet e menjëhershme për zjarrin tek Sarajet e Tiranës, dhe autorët të dalin para ligjit”.

Nuk e kuptoj, ç’lidhje ka Partia Demokratike dhe Ilir Meta me Sarajet e Tiranës, ç’merakosje kanë ata për “qëllimet e mbrapshta të atyre që i vunë zjarrin Sarajeve të Tiranë” ? Ata në fakt kanë hallin e tyre. Duke u marrë me Sarajet e Tiranës, nuk merren me sarajet e tyre, me pronat e tyre, me pasuritë e tyre të panumurta, me miliona eurot e tyre në bankat e vendit dhe ato europiane. Sarajet e Tiranës, janë “sebepi”, për të humbur vëmëndjen nga zjarri në Malin e Tomorrit, të Korabit, të Tërbunit, nga zjarret e panumurta të çdo qarku që u ndezën “papritur” si me telekomandë.

Sarajet e Tiranës, dhe “mbrojtja” që atyre u bëjnë Partia Demokratike (përmes Albana Vokshit) apo dhe Ilir Meta në pozicionin e kryetarit të shtetit në detyrë, janë “gjethja e fikut” që opozita e vjetëruar dhe arrnuar, përpiqet ti bëjë alarmit të vet. Ata e kanë me Edi Ramën, por në fakt duhet ta kishin me Sali Berishën. Ilir Meta e ka në fakt me Lulzim Bashën, por përpiqet të dalë si “mbrojtës” i Sarajeve të Tiranës dhe maleve të gërryera nga mermeri që u ndezën flakë nga dorë kriminale. Shqiptarët e dinë mirë se, “Sarajet” e vërteta janë në tapitë e pronave të panumurta që kanë drejtuesit e opozitës, në pasuritë marramendëse që ka Ilir Meta, dhe pamundësinë për ti justifikuar ato.

Burimi i pronave dhe sarajeve të kupolës pushtetndjellëse të opozitës së vjetër, janë zhvatja e pasurive dhe parave të taksapaguesve shqiptarë. SPAK-u, në të vërtetë duhet t’ja nisë nga ata që erdhën në Tiranë me valixhe druri, dhe sot kanë një taborrë me roje dhe shërbëtorë, që kanë sot një pasuri sheikësh, që mund të bëjë Shqipërinë nga e para, ndryshe nuk ka bërë asgjë.

Lexo edhe :   Mos i besoni politikanit Sali Berisha?!

Sarajet e vërteta, janë ato që nuk duken, janë ato që janë fshehur përmes emrash të rremë (mes tyre dhe drejtues mediesh) por që në fakt u përkasin ish-pushtetarëve, disa prej të cilëve presin me ankth lajmin e zi nga DASH, për tu shpallur pas Berishës “non-grata” në SHBA. Askush nuk foli për zjarret që mbuluan qytetet dhe fshatrat tona, për aktet heroike të zjarrfikëve dhe ushtrisë, për punën e madhe të helikopterëve të Ministrisë së Mbrojtjes dhe atyre të ardhur nga 2-3 vende të Bashkimit Europian në shuarjen e tyre. Askush nuk u deklarua kundër elementëve kriminalë të arrestuar nga Policia e Shtetit për akuzën e “zjarrvënies së qëllimshme”, por të gjithë të korruptuarit dhe hajdutët e djeshëm u morën me “qeverinë Rama dhe mungesën e masave ndaj situatës”. Njerëz që nuk kanë bërë kurrë, 1 lek punë në jetën e tyre, por që sot kanë miliona euro pasuri, njerëz që kanë 30 vjet që zhvasin dhe mashtrojnë individë dhe institucione, gjejnë rastin dhe kanë kurajon ti sulen qeverisë dhe kryeministrit Rama, duke nxjerrë zbuluar formimin e tyre idiotesk, thjesht për ti shërbyer kryetarit apo pagadhënësit.

Lexo edhe :   Mos i besoni politikanit Sali Berisha?!

Natyrshëm lind pyetja, si nuk bie kurrë zjarri tek sarajet e pashallarëve të opozitës, tek vilat dhe pallatet e tyre, tek fermat dhe resortet e tyre, por bie pikërisht tek pasuria e shqiptarëve dhe shtetit, si të ishte mall belik. Sa për merakun e Ilir Metës, lidhur me “nisjen e hetimeve nga SPAK-u për Sarajet e Tiranës”, mendoj se frika dhe ankthi, si dhe gjumi me ëndërra të frikshme muajt e fundit, kanë ndryshuar thellësisht perceptimin mendor të atij njeriu, mbi funksionimin e organeve të reja të drejtësisë. Kjo për faktin, sepse SPAK-u zoti Meta, u krijua të merret me “balenat e pushtetit”, mos e harro kurrë këtë…

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Masakrimi i masakrës

Nga: Luçiano Boçi  Kur ndodh një krim, gjëja kryesore që bëjnë autorët është djegia e mjeteve me të cilat kryhet krimi. Pra asgjësohet vetë krimi....

I ndaloi keçapin lojtarëve, kompania nuk ia përton Antonio Kontes

Emërimi i Antonio Kontes në krye të Totenhemit, solli ndryshime në klub. Tekniku i dha një vemendje të veçantë ushqimeve që konsumonin lojtarët, të...

FORMULA 1/ Presidenti ‘tradhton’ Shumakerin: S’është më i miri i historisë

Presidenti i FIA-s i ka befasuar të gjithë, duke mos e kurorëzuar si më të mirin ish-pilotin e tij në kohën e Ferrarit. Zhan...

Skandali me pagesat e UEFA-s, FSHF publikon “provat” e gabuara

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë sot me një tjetër qëndrim zyrtar rreth çështjes së skandalit të shpërndarjes së fondeve të UEFA-s, në mënyrë...

Kreu zbulime që e revolucionarizuan shkencën: Kush ishte Galileo Galilei

Në cilësinë e ”babait” themelues në fushën e fizikës dhe astronomisë, Galileo Galilei është i njohur për kontribute të panumërta në shkencë. Mendimtari italian,...