65 familje kanë braktisur apartamentet e tyre në Kombinat, pasi ekspertët e kanë shpallur pallatin të pabanueshëm.
Shumë prej banorëve që janë detyruar të largohen ankohen se nuk kanë marrë ende dëmshpërblimin për dëmet e tërmetit të 21 shtatorit. Të cilat i kishin rikonstruktuar me të ardhurat e tyre.
Mirëpo, pallati 5-katësh në Kombinat rezulton i tronditur tre herë. Ky objekti ka përballuar tre tërmete të fortë; të vitit 1988, shtator 2019 dhe i fundit që shkaktoi dëme të mëdha, ai i 26 nëntorit.