Aktualitet

Çështja “Babale”/ Prokuroria jep të martën pretencën për Salianjin dhe gazetarin


               Publikuar në : 21:46 - 08/12/19 L M

Prokuroria do të japë ditën e martë pretencën për ish-deputetin demokrat Ervin Salianji dhe gazetarin Jetmir Olldashi. Të cilët janë akuzuar për “kallëzim të rremë në bashkëpunim”.

Për këtë akuzë, ligji parashikon burgimin deri në 5 vjet burgim për ish-deputetin Salianji, akuzuar si organizator, së bashku me gazetarin Jetmir Olldashi dhe të pandehurit Albert Veliu dhe Fredi Alizoti.

Seanca pritet të zhvillohet në orën 13.00, më datë 10 dhjetor. Kjo datë është caktuar nga Gjykata e Tiranës.

 

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT