Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Sanders, Basha dhe paga minimale

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Sanders, Basha dhe paga minimale

Nga Klodian Tomorri:

Bernie Sanders, një nga aspirantët e së majtës amerikane për President, është një nga avokatët më të fortë të rritjes së pagës minimale. Në parafushatën e këtij viti, në shumicën e daljeve të tij publike, kali i betejës elektorale të Sandersit ka qenë premtimi se në SHBA nuk do të ketë asnjë punonjës që paguhet më pak se 15 dollarë në orë.

Tezat e majta me rritje pagash për shumicën e qytetarëve, që financohen nga rritja e taksave për të pasurit janë joshëse për elektoratin. Edhe në Shtetet e Bashkuara, ndodh e njëjta gjë.

Por sapo amerikanët nisen të besonin Sandersin, në media shpërtheu një lajm ironik. Punonjësit e stafit elektoral të Sanders hynë në grevë. Shkaku? Sanders i paguante më pak se sa 15 dollarë në orë. E majta dhe hipokrizia flirtojnë shpesh me njëra-tjetrën.

I turpëruar nga publikimi i lajmit, Sanders nxori shefin e shtabit elektoral të deklaronte se të gjitha pagat e punonjësve të stafit do të rriteshin menjëherë në 15 dollarë për orë. Por këtu fillon kapitulli i dytë i hipokrizisë. Në të njëjtën kohë që njoftuan rritjen e pagave, Sanders dhe shefat e tij te fushatës urdhëruan reduktimin e orëve të punës për stafin.

Për ta thënë më qartë, të ardhurat për punonjësit e Sanders mbeten ne po të njëjtat nivele, pasi rritja e rrogave u shoqërua me uljen e orëve të punës.

Bota nuk funksionon sipas premtimeve të politikanëve, por në bazë të ligjeve të fizikës, matematikës, dhe ekonomisë. Dhe një nga ligjet bazike të ekonomisë, është: sa herë që çmimi i një malli rritet, kërkesa për këtë mall bie. Kjo vlen edhe për punën.

Në fakt ky është thelbi i gjithë debatit për rritjen e pagës minimale me ligj. Sapo një qeveri urdhëron rritjen e pagës minimale, bizneset shkurtojnë vendet e punës. Sandersi, pati fatin e keq që ishte edhe “qeveri” edhe punëdhënës në të njëjtën kohë dhe i bëri të dyja. Edhe rriti pagën minimale edhe u shkurtoi orët e punës punonjësve duke i lënë me të njëjtin nivel të ardhurash.

Historia e Sanders mu kujtua një ditë më parë, teksa dëgjova kryetarin e opozitës, zoti Basha të premtojë se do të rriste pagën e detyrueshme minimale ne 300 euro. Sigurisht, edhe këtë herë të ardhurat do të gjenden nga taksimi i të pasurve. Ose më mirë oligarkëve.

Tags: klodian tomorrilulzim bashapaga minimalesanders

TË LIDHURA

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Next Post
Pedagogu pësoi goditje në zemër/ Kush është vajza që i kërkoi ta kalonte në provime

Pedagogu pësoi goditje në zemër/ Kush është vajza që i kërkoi ta kalonte në provime

“Është rrezik kombëtar”/ Muka: Turp dhe krim të përfaqësohesh nga Besa Shahini

“Është rrezik kombëtar”/ Muka: Turp dhe krim të përfaqësohesh nga Besa Shahini

Moderatorja e “IN TV” zbulon të pathënat për mbylljen e televizionit (foto)

Moderatorja e “IN TV” zbulon të pathënat për mbylljen e televizionit (foto)







JU REKOMANDOJMË

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

VIDEO: Raketë balistike iraniane godet fabrikën e naftës në Bahrein, shpërthejnë flakët
Bota

VIDEO: Raketë balistike iraniane godet fabrikën e naftës në Bahrein, shpërthejnë flakët

by mirseda
19:19 | 05/03/2026
0

Kompanitë e naftës së Bahreinit janë përfshirë nga flakët. Sipas mediave të huaja janë goditur nga disa...

Erdogan bisedë me Macron: Zgjatja e konfliktit rrezikon gjithë botën

Erdogan bisedë me Macron: Zgjatja e konfliktit rrezikon gjithë botën

19:13 | 05/03/2026
Aksident në aksin “Manëz–Durrës” 24-vjeçari përplaset me një automjet të parkuar, dërgohet në spital

Aksident në aksin “Manëz–Durrës” 24-vjeçari përplaset me një automjet të parkuar, dërgohet në spital

19:11 | 05/03/2026
Partia “Mundësia” protestë për pronën, i bashkohen banorët

Partia “Mundësia” protestë për pronën, i bashkohen banorët

18:43 | 05/03/2026
Rama: Do të ndërtohet muze i artit islam tek ish-Sarajet e Toptanëve

Rama: Do të ndërtohet muze i artit islam tek ish-Sarajet e Toptanëve

18:22 | 05/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com