E martë, 14 Korrik, 2020
18 C
Tirana

Moderatorja e “IN TV” zbulon të pathënat për mbylljen e televizionit (foto)

Më të lexuarat

Mbyllja e televizionit “IN TV” duket se u kalua nën zë, por duket se moderatorët dhe i gjithë stafi kanë qënë të përgatitur kohë më parë. Ata kanë qenë në dijeni të këtij vendimi, se televizioni do të mbyllej.

“Trokit” ishte një prej emisioneve të përditshëm, nën moderimin e Ermal Peçit dhe Sara Gjordenit. “Blitz.al” ka kontaktuar me moderatoren, dhe ajo ka treguar të gjitha detajet në lidhje me mbylljen e televizionit, si dhe projektet e saj personale. Moderatorja ka thënë se vendimin në fjalë e dinin prej një viti, e ndërsa premtimet për vazhdimësi ishin ato që e shtynë të vazhdonte më tej.

“Përsa i përket mbylljes së “IN TV”, nuk ka ndonjë deklaratë të madhe. Ne këtë e dinim që vitin që kaloi, madje me disa detaje aty- këtu, disa mangësi. Por që gjithsesi na u premtua që nuk do ndodhte asgjë, dhe vazhduam me projektet tona. Unë këtë sezon në fakt hoqa dorë nga “Trokit”, sepse dua të vazhdoj dhe masterin dhe emisioni më merrte shumë kohë.

Duke qenë se nuk jam e çmendur dhe e apasionuar pas televizionit, nuk ja vlente më shumë se shkolla. Këtë sezon të ri do të vija me një projekt personal, që kishte të bënte me modën dhe me të ftuarit VIP. Madje dhe promoja u bë gati, një promo shumë e bukur me shumë mundim”.

Sara ka rrëfyer gjithashtu se përpara se të lajmërohej mbyllja e televizionit, kishte refuzuar disa oferta nga televizionet e mëdha, për të vazhduar sërish në “IN TV”, për shkak se ishte këshilluar të vazhdonte dhe një sezon në një televizion të vogël, përpara se të përballej me konkurrencën e ekraneve të mëdha.

“Ndërkohë projekte të tjera kam disa biznese personale që drejtoj, siç janë kompania e stampimit të bluzave dhe kompania e produkteve kozmetike që i tregtojmë në dyqanet shqiptare. Kam dhe shkollën, kështu që jam e zënë gjatë gjithë kohës. Projektet në “IN TV” ishin thjesht një pjesë, një element mes shumë gjërash që bëja”.

Por a do ta lërë përfundimisht televizionin? 

“Për sezonin tjetër mund të ridiskutoj dhe një herë një ofertë me një televizion të madh këtu në Shqipëri. Por bëhet fjalë nga janari, tani jo”, është shprehur ajo për “Blitz.al”.

 

 

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Moti bën kthesën e madhe për nesër, priten reshje shiu

Dita e martë do të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira në zhvillim. Në mesditë, vranësirat do të pasohen nga reshje shiu të karakterit...

“Jam ende e dashuruar”, Dafina Zeqiri shuan heshtjen

Këngëtarja Dafina Zeqiri tregoi mbrëmjen e sotme në “Në Kurthin e Piter Pan” se është ende e dashuruar, por pa treguar se me kë. Ajo...

“Je shërbëtor i paguar, je letyrë”, degjeneron në ofendime debati në studion televizive

Listat e hapura ishte tema e diskutuar mbrëmjen e sotme në emisionin "Open" në Top Channel, ndërsa të pranishmit në studio kanë shpërthyer deri...

“Kosova rrezikon të dëmtohet rëndë”, Haradinaj jep paralajmërimin e fortë

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dhënë vlerësimin e tij në lidhje me intervistimin në Hagë të Hashim Thaçit, pas aktakuzës për krime lufte. Në...

Murrizi paralajmëron zhvillime të reja

Deputeti Myslim Murrizi e cilëson “ulërimë false” deklaratën e përbashkët të opozitës së bashkuar, kundër lëvizjes së kryeministrit Rama, në favor të listave të...