E hënë, 6 Dhjetor, 2021
11.5 C
Tirana

“Është rrezik kombëtar”/ Muka: Turp dhe krim të përfaqësohesh nga Besa Shahini

Ish-zv.ministri i Arsimit, Taulant Muka ka reaguar ashpër ndaj ministres aktuale të Arsimit, Besa Shahini, pas deklaratës së kësaj të fundit në Kuvend, në lidhje me Akademinë e Shkencave.

Përmes një postimi në Facebook, Muka e cilëson Shahinin si një rrezik kombëtar që duhet të largohet menjëherë nga posti i ministres.

Ligji i ri për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë hap rrugën e krijimit të një akademie shqiptare në rajon, që federalizon nën një ombrellë akademitë shqiptare. Duhet votuar kundër Dekretit të Presidentit që të mundësohet ky zhvillim i rëndësishëm për promovimin e vlerave më të mira intelektuale shqiptare”, është citati i vendosur nga ministrja Shahini mbi videon e fjalës së saj në Kuvend.

Bazuar në këtë citim, Muka shprehet i irrituar se është turp të përfaqësohesh nga një ministre e cila sipas tij, nuk di të flasë as shqip.

Postimi plotë:

Injoranca po vret diturine ne vend, po vret te ardhmen e te rinjve. Eshte turp dhe krim te perfaqesohesh ne drejtimin e institucionit me te rendesishem te dijes nga nje person qe nuk di te shkruaj shqip (ombrelle, federalizon?!), dhe qe nuk lexon, dhe nuk perditesohet me zhvillimet ne shkence. Kjo ministre duhet larguar sa me shpejt nga Ministria e Arsimit pasi eshte rrezik kombetar. Po po, rrezik kombetar! Ne cilin vend te botes ka federate te Akademise se Shkencave?

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shira dhe reshje dëbore, temperatura në -2 gradë

Vranësira, shira dhe reshje dëbore mbizotërojë motin në vendin tonë duke filluar nga orët e para të ditës, ku më të konsiderueshme reshjet do...

Sigurimi i makinës nuk pritet të kushtojë më njëlloj për të gjithë

Çmimet që drejtuesit e mjeteve do të paguajnë për sigurimin e detyrueshëm të mjeteve do të diferencohen bazuar në faktorët që ndikojnë në rrezikun...

Omicron ‘godet’ kriptomonedhat, Bitcoin humbet 10 mijë dollarë në 24 orë

Çmimet e Bitcoin ranë ndjeshëm gjatë natës të së shtunës, duke rënë në nivelin më të ulët afër 43.000 dollarëve. Kriptovaluta më e spikatur...

Hoxha ka vdekur, por enverizmi është gjallë

Nga: Lorenc Vangjeli Një deputet socialist u dërgoi kolegëve të tij në parlament fotografinë e Enver Hoxhës. Të majtët u distancuan prej tij, kurse të...

Milaim Zeka: Donaldi nuk di të dojë, di vetëm të bëj s*ks (VIDEO)

Gazetari i njohur Milaim Zeka ka ndjekur me vemendje se çfarë ka ndodhur brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, e madje ka kritika ndaj Donaldit. Jo vetëm kaq,...