Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Salianji ‘analizon’ situatën: Cila është frika deri në palcë e kryeministrit Rama

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Salianji ‘analizon’ situatën: Cila është frika deri në palcë e kryeministrit Rama

Presidenti Meta zyrtarizoi sot shtyrjen e zgjedhjeve lokale, veprim të cilin ai e bëri ‘live’ para kamerave. I menjëhershëm ishte edhe reagimi i Partisë Socialiste, ku ministrja Spiropali u shpreh se pas këtij vendimi të marrë nga presidenti Meta, ai nuk e meriton më të jetë në atë pozicion dhe se vendimi i tij do të ç’dekretohet.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe ish-deputeti Ervin Salianji i cili tha se vetëm Gjykata Kushtetuese është ajo e cila përcakton paligjshmërinë ose jo të veprimit të Kreut të Shtetit.

“Dekreti i Presidentit ashtu si çdo akt tjetër që pretendohet për kushtetutshmëri ose jo duhet të ankimohet në Gjykatën Kushtetuese, GjK është i vetmi organi që përcakton antikushtetueshmërinë e një akti! Derisa Gjykata të shprehet akti është kushtetues”, shprehet Salianji.

Më tej, në një nga pikat e postuara, ish-deputeti demokrat shprehet se “frika deri në palcë e Ramës është që parlamenti ilegjitim dhe jokushtetues me më pak se 140 deputetë dhe me pamundësinë ligjore për t’u plotësuar, mund të prodhojë një shpërndarje të parlamentit dhe zgjedhje te reja!”

Postimi i plotë:

  1. Dekreti i Presidentit ashtu si çdo akt tjetër që pretendohet për kushtetueshmêri ose jo duhet të ankimohet në Gjykatën Kushtetuese, GjK është i vetmi organi që pêrcakton antikushtetueshmërinë e një akti! Derisa Gjykata të shprehet akti ështē kushtetues, shembull; Partia Demokratike dhe Aleanca për Teatrin mendojnë se ligji special për të shkatërruar teatrin dhe për të ndertuar kulla është zhvatje dhe vjedhje, cënim i trashëgimisë etj, ligji është antikushtetues por Gjykatë Kushtetuese nuk ka, dhe ligji formalisht ështē në fuqi! E njejta histori me çdo ligj që prek të drejtat dhe liritë e qytetarëve të cilat nuk kanë ku ankimohen!
  2. Shfuqizimi i dekreteve ka praktikë, në jurisprudencë kjo krijon precedent, dy Presidentë kanë shfuqizuar dekretet për mbajtjen e zgjedhjeve!
  3. Shfuqizimi i dekretit dhe marrja e pergjegjesise nga Presidenti i heq alibinë e respektimit të ligjit Ramës, pas shfuqizimit të dekretit doli në dukje qartësisht që Ramës nuk i interesojnë zgjedhje por kapja dhe mbajtja me forcê e pushtetit!
  4. Data dhe dita e zgjedhjeve ështē dita kur populli zgjedh mes shumë alternativave se kush do të qeverisë dhe jo dita kur pushteti imponon se kush do të vjedhe për 4 vitet e ardhshme! Pse duhen zgjedhje kur ka një kandidat? Në çdo rast edhe sikur të merrte vetëm votën e tij ai do të ishte i zgjedhur sipas ligjit Rama!
  5. Presidenti i Republikës shkarkohet nëse kryen një shkelje të rende te ligjit jo kur ndonje palë mendon ndryshe, por dhe nêse presidenti do kryente shkelje dhe do të shkarkohej nga parlamenti, ky vendim duhet të shqyrtohej nga Gjykata Kushtetuese qe sot nuk ekziston për rrjedhojë do të ishte vendim nul. Akoma më tej Gjykata nuk mund të konstituohet pa perzgjedhjen e anetarëve të kesaj gjyjate nga Presidenti!!
  6. Rama nuk ka hallin e zgjedhjeve, se shtyrja e dates e shpeton nga pamundesia per ti zhvilluar dhe per tu perballur me popullin, frika deri ne palce e Rames eshte qe parlamenti ilegjitim dhe jokushtetues me me pak se 140 deputete dhe me pamundesine ligjore per tu plotesuar mund te prodhoje nje shperndarje te parlamentit dhe zgjedhje te reja!
  7. Gjithë mishmashi institucional, ku gjithë shteti po funksionon si regjim, pa garanci për të drejtat dhe lirite e qytetareve, ku qeveria kapet në korrupsion dhe krim elektoral, ku krimi sundon dhe qeveria i ka nxirë faqen Shqipërisë, në situatën ku qytetarët janë gati për çdo sakrifice për të mbrojtur vendin e tyre dhe për të mos lejuar një shtet autoritar, Qeveria Tranzitore dhe hapja e rrugeës për zgjedhje të reja do të ishte e vetmja rrugëzgjidhje, nuk mund të sakrifikohet shteti dhe qytetarët për interesat personale të një njeriu të vetëm!
  8. Rama sot prirjet autoritariste i ka implementuar, ai kontrollon Kuvendin, Qeverine, Prokurori dhe Gjykata, Sherbim Informativ, Presidentin e ka zgjedhur Vetë dhe kur nuk i bindet kërcënon për shkarkim, bashkitë kërkon ti marrë me forcë, elitën financiare e krijon me PPP dhe tendera dhe jo me konkurrencë, partitë fasadë, qytetarët që protestojnë arrestohen, çfarë duhet më shumë për të qënë tirani?

Opozita me veprimet e saj dhe me mbështetjen e madhe popullore ka arritur të fitojë betejat, orteku i krijuar nga bashkimi i qytetarëve do të ndalet kur të ketë demontuar plotësisht pushtetin e krimit!

Tags: analizonderi ne palceedi ramafrikaSalianjisituatën

TË LIDHURA

AAPSK zgjeron projektet sociale, tjetër pasuri e konfiskuar në shërbim të rehabilitimit të viktimave
Aktualitet

AAPSK zgjeron projektet sociale, tjetër pasuri e konfiskuar në shërbim të rehabilitimit të viktimave

13:23 | 26/11/2025
Vijon riparimi i argjinaturave, Rama ndan pamje nga punimet në terren
Aktualitet

Vijon riparimi i argjinaturave, Rama ndan pamje nga punimet në terren

13:08 | 26/11/2025
Gara për kreun e ri të BKH/ Dosjet kalojnë për vlerësim final te Komisioni i Posaçëm,
Aktualitet

Gara për kreun e ri të BKH/ Dosjet kalojnë për vlerësim final te Komisioni i Posaçëm,

12:41 | 26/11/2025
Next Post
“Shkarko Ilir floririn, merr urdhra nga Monika”/ Rrjeti merr ‘flakë’, qytetarët shpërthejnë ndaj presidentit

“Shkarko Ilir floririn, merr urdhra nga Monika”/ Rrjeti merr ‘flakë’, qytetarët shpërthejnë ndaj presidentit

FOTO/ Politika ‘zien’ në Tiranë, shikoni reagimin e Ramës pasi doli nga selia

FOTO/ Politika ‘zien’ në Tiranë, shikoni reagimin e Ramës pasi doli nga selia

Petro Koçi nxjerr zbuluar strategjinë e opozitës: Rilindja e Berishës ka kaluar gjithmonë nga Meta

Petro Koçi nxjerr zbuluar strategjinë e opozitës: Rilindja e Berishës ka kaluar gjithmonë nga Meta







JU REKOMANDOJMË

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025
Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

11:43 | 20/11/2025
Rrezikon 30 vite burg/ Arrestohet në Spanjë shqiptari i kërkuar nga SPAK, në pritje të ekstradimit

LAJMI I FUNDIT/ SPAK regjistron procedim penal ndaj Belinda Ballukut dhe Ceno Klosit

11:38 | 24/11/2025




TË FUNDIT

AAPSK zgjeron projektet sociale, tjetër pasuri e konfiskuar në shërbim të rehabilitimit të viktimave
Aktualitet

AAPSK zgjeron projektet sociale, tjetër pasuri e konfiskuar në shërbim të rehabilitimit të viktimave

by mirseda
13:23 | 26/11/2025
0

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) ka nënshkruar një kontratë të re huapërdorjeje...

Vijon riparimi i argjinaturave, Rama ndan pamje nga punimet në terren

Vijon riparimi i argjinaturave, Rama ndan pamje nga punimet në terren

13:08 | 26/11/2025
Gara për kreun e ri të BKH/ Dosjet kalojnë për vlerësim final te Komisioni i Posaçëm,

Gara për kreun e ri të BKH/ Dosjet kalojnë për vlerësim final te Komisioni i Posaçëm,

12:41 | 26/11/2025
Organizonte lojëra fati në lokalin e tij, arrestohet pronari dhe kamerieri

Organizonte lojëra fati në lokalin e tij, arrestohet pronari dhe kamerieri

12:29 | 26/11/2025
Gropat kthehen në rrezik në rrugën Lezhë-Shëngjin, makinat çajnë gomat

Gropat kthehen në rrezik në rrugën Lezhë-Shëngjin, makinat çajnë gomat

12:12 | 26/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com