Ditën e sotme Rama ka mbledhur Kryesinë e Partisë Socialiste, ku u vendos që të nisë menjëherë procedurat për shkarkimin e Presidentit Meta, pas vendimit të këtij të fundit për shfuqizimin e dekretit për zgjedhjet vendore.
Vendimi u bë i ditur në një prononcim për mediat nga zëdhënësja e qeverisë, Elisa Spiropali.
Kryesocialisti Edi Rama ka preferuar të mos flasë para medias, ndërsa ra në sy dalja e tij i buzëqeshur nga selia rozë, teksa shoqërohej nga kryebashkiaku Erion Veliaj.
Socialistët kanë paralajmëruar të enjten do të zhvillojnë debat në Parlament, ndërkohë që kanë thënë se Ilir Meta ka humbur të drejtën të qëndrojë në zyrën e Kreut të Shtetit.