Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se kur kreu aktual i qeverisë Edi Rama e pyeti në vitin 2019 nëse e kalonte apo jo oqeanin për në SHBA, nuk kishte informacion në lidhje me diçka të tillë. Deklarata e Berishës u bë mbrëmjen e sotme në emisionin ”Zonë e Lirë” në Tv Klan.
Berisha bëri me dije se në atë kohë, ai nuk kishte marrë asnjë mesazh, dhe nuk ishte njoftuar për këtë gjë. Berisha tha se më vonë mësoi se kishte gisht në një teori konspirative, që kishte të bënte me ndarjes e Kosovës.
Ndër të tjera, ai akuzoi kryeministrin Rama dhe ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçi se do të shisnin Kosovën, duke bërë tradhëti kombëtare.
Sali Berisha: ”Në atë moment, të them të drejtën unë nuk kam ditur asgjë. Nuk kisha marrë asnjë mesazh, nuk isha njoftuar se realisht s’e dija. Më vonë mësova që unë kisha gisht në një teori konspirative, në ndarjen e Kosovës, gjë që unë e ka mdenoncuar dhe unë nuk e kam mbështetur. Pastaj kam qeshur, realisht qesha, sepse t’i japësh Kosovën Aleksandër Vuçiç, është krim. Unë të pranoja pazaret që bënte Rama me Thaçin dhe Baton Stanishiqin në shërbim të Vuçiçit. Në 2018, Vuçiç, që është një kriminel lufte, shkoi në 3 mitingje në Kosovë dhe u tha serbëve se Millosheviçi ishte politikan i madh”