E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

”Sali e kalon dot oqeanin?” Berisha: Kur ma tha Rama, nuk dija gjë

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se kur kreu aktual i qeverisë Edi Rama e pyeti në vitin 2019 nëse e kalonte apo jo oqeanin për në SHBA, nuk kishte informacion në lidhje me diçka të tillë. Deklarata e Berishës u bë mbrëmjen e sotme në emisionin ”Zonë e Lirë” në Tv Klan.

Berisha bëri me dije se në atë kohë, ai nuk kishte marrë asnjë mesazh, dhe nuk ishte njoftuar për këtë gjë. Berisha tha se më vonë mësoi se kishte gisht në një teori konspirative, që kishte të bënte me ndarjes e Kosovës.

Ndër të tjera, ai akuzoi kryeministrin Rama dhe ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçi se do të shisnin Kosovën, duke bërë tradhëti kombëtare.

Sali Berisha: ”Në atë moment, të them të drejtën unë nuk kam ditur asgjë. Nuk kisha marrë asnjë mesazh, nuk isha njoftuar se realisht s’e dija. Më vonë mësova që unë kisha gisht në një teori konspirative, në ndarjen e Kosovës, gjë që unë e ka mdenoncuar dhe unë nuk e kam mbështetur. Pastaj kam qeshur, realisht qesha, sepse t’i japësh Kosovën Aleksandër Vuçiç, është krim. Unë të pranoja pazaret që bënte Rama me Thaçin dhe Baton Stanishiqin në shërbim të Vuçiçit. Në 2018, Vuçiç, që është një kriminel lufte, shkoi në 3 mitingje në Kosovë dhe u tha serbëve se Millosheviçi ishte politikan i madh”

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Përmbyset autoboti me naftë në Elbasan, bllokohet shoferi

Një autobot me karburant është përmbysur mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, pranë fshatit Xibrakë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se shoferin e ka zëne...

Shpërthimi i kontrolluar i ‘gjobës’ Becchetti

Nga: Agim Baçi Dikur qarkullonte në internet një letër që një vajzë i dërgonte së ëmës, e cila në thelbin e saj lidhej me gjetjen...

Uells-Zvicër/ Pjesa e parë pa gola, portierët vendimtarë me pritjet e tyre

Ka përfunduar me rrjeta të paprekura, pjesa e parë e ndjeshjes midis Zvicrës dhe Uellsit. Një 45 minutësh ku spektakël dhuruan portierët e skuadrave...

Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, zbulohet makina me të cilën janë larguar autorët

Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e 20-vjeçare britanike Caroline, e ndodhur pak javë më parë në Greqi. Në emisionin e gazetarit grek...

Fati i kryetarit të PD-së, 3 kandidatët që do të sfidojnë Lulzim Bashën

Nga: Marsela Sinani Lulzim Basha 47 vjeç, Fatbardh Kadilli 55 vjeç, Edith Harxhi 48 vjeçe dhe Agron Shehaj 44 vjeç, aderojnë në të njëjtën parti,...