Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

“Sakrifica e Kostandinit duhet të njihet”, familja e Katsifas letër Mitsotakis

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Sakrifica e Kostandinit duhet të njihet”, familja e Katsifas letër Mitsotakis

Prindërit e Konstantinos Katsifas i kanë dërguar një letër kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis, në lidhje me hetimet për vdekjen e djalit të tyre.

Përmes kësaj letre ata i kërkojnë Mitsotakis që të ushtrojë presion, për të zbardhur ngjarjen që çoi në vrasjen e Katsifas një vit më parë. Ata ia dorëzuan letrën deputetit të Thesprotisë, Nea Demokratia Vassilis Yogiakas, i cili mori pjesë në Bularat në memorialin e 1-vjetorit të vdekjes së djalit të tyre.

Sipas Jani dhe Vasilia Katsifas, djali i tyre nuk ishte një “ekstremist” siç e ka prezantuar që nga momenti i parë kryeministri Edi Rama.

Mësohet se kjo nuk është letra e parë që prindërit e Katsifas i kanë dërguar letër kryeministrit grek. Ata i kanë dërguar një letër dhjetorin e kaluar ku i drejtoheshin me një thirrje kryeministrit të atëhershëm Alexis Tsipras. Ato kërkonin që ai të ndërhynte “si për të sqaruar vrasjen e djalit të tyre, ashtu edhe për të ndaluar tiraninë e shqiptarëve etnikë kundër etnisë Greke”.

LETRA
Z. Kryeministër,
Një vit më parë djali ynë Kostandin Katsifas siguroi që fshati ynë të vishej me blu dhe të bardhë për të nderuar kujtimin e vjeshtës së vitit 1940.
Sot, një vit pas, Kostandini ynë, nuk është më këtu, siç e dini u ekzekutua nga forcat speciale të policisë shqiptare në fshatin tonë Bularat, më 28 tetor 2018.
Por këtu është shpirti i tij që kërkon justifikim me “pse?”.

Pse u ekzekutua i rrethuar në mal nga qindra burra të Policisë Shqiptare, ndërsa ai mund të ishte arrestuar?
Pse na torturuan për dhjetë ditë dhe e tërhoqën kufomën e fëmijës sonë pa na lënë ta shohim?
Pse ata ndryshuan gjithçka duke ndërhyrë në trupin e djalit tonë dhe duke na penguar ne si prindër të bënim ekspertizën tonë?
Pse nuk i respektojnë të drejtat tona fetare dhe ndaluan punimet për përkujtimoren e fëmijës sonë?
Pse janë terrorizuar prej një viti anëtarët e Minoritetit Kombëtar Grek që po na mbështesin në dhimbjen tonë? Ata merren në pyetje, terrorizohen dhe shpallen të padëshiruar.
Për një vit tani autoritetet shqiptare nuk kanë lëshuar një raport mbi rrethanat e vrasjes së Kostandinit tonë.
Z. Kryeministër,
Ne e kuptojmë barrën e përgjegjësisë që ju keni, por shpresojmë dhe kërkojmë nga ju që të ndikoni për lëshimin e menjëhershëm të përfundimit të vrasjes së djalit tonë, në mënyrë që ne si prindër të mund të ndërmarrim hapat e nevojshëm për të mbajtur të gjallë kujtimin e tij.
Kostandini nuk ishte fëmija i keq që autoritetet shqiptare donin të promovonin. Kostandini ishte një njeri me zemër të mirë dhe me zemër të këndshme që e donte shumë Greqinë. Dora e tij nuk ishte e armatosur për të marrë jetë, ai nuk mundi, pasi besimi i tij i thellë në Zot dhe vlerat e krishtera nuk e lejuan. Reagimi i tij ishte rezultat i indinjatës në të gjitha ato që po përjetonte. Pakënaqësia për atë që ka qenë dhe vazhdon të kalohet nga njerëzit e Epirit të Veriut që nuk guxojnë të reagojnë sepse frika e mposhti atë. Djali ynë guxoi dhe ne jemi krenarë për të.
Me vrasjen me gjakftohtësi të Kostandinit, Shqipëria ka treguar edhe një herë se nuk respekton Pakicën Kombëtare Greke dhe të drejtat e saj.
Z. Kryeministër,
Ne ju kërkojmë të ktheni sytë nga vendi ynë përpara se të jetë vonë. Me respekt Jani dhe Vasilia Katsifa”

 

Tags: familjakatsifaskryeministri grekLetërMitsotakis

TË LIDHURA

Tenderi i AKSHI-t/ Garë formale, “Infosoft” përfiton 800 mijë euro falë tërheqjes së rivalëve
Aktualitet

Tenderi i AKSHI-t/ Garë formale, “Infosoft” përfiton 800 mijë euro falë tërheqjes së rivalëve

23:19 | 13/11/2025
E gjetur e vdekur në lumin Shkumbin, viktima është një 55-vjeçare e larguar nga një qendër sociale
Aktualitet

E gjetur e vdekur në lumin Shkumbin, viktima është një 55-vjeçare e larguar nga një qendër sociale

21:52 | 13/11/2025
Intervista ndryshe e vëllezërve Shpendi! Cristian dhe Stiven: Shqipërinë e kemi në zemër
Shqipëria

Intervista ndryshe e vëllezërve Shpendi! Cristian dhe Stiven: Shqipërinë e kemi në zemër

21:01 | 13/11/2025
Next Post
“Vorio-Epiri është Greqi”/ Ngjela: Gjuha shqipe ka armiq të tmerrshëm

Përplasjet për pronat në Shqipëri, kërkesa urgjente e Spartak Ngjelës

“Rama u puth me Mogherinin e kujtoi se ia hodhi”, Basha flet pas refuzimit të negociatave

Lobimi në SHBA, merret i pandehur Lulzim Basha

Tritol banesës së familjes Kosiqi në Maqellarë, një vit më parë i vranë djalin

Tritol banesës së familjes Kosiqi në Maqellarë, një vit më parë i vranë djalin







JU REKOMANDOJMË

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

16:19 | 05/11/2025
TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

09:54 | 11/11/2025
Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

14:27 | 07/11/2025
Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025




TË FUNDIT

Tenderi i AKSHI-t/ Garë formale, “Infosoft” përfiton 800 mijë euro falë tërheqjes së rivalëve
Aktualitet

Tenderi i AKSHI-t/ Garë formale, “Infosoft” përfiton 800 mijë euro falë tërheqjes së rivalëve

by mirseda
23:19 | 13/11/2025
0

Imagjinojnë se tre atletë përgatiten për një garë të rëndësishme vrapimi. Për fituesin është një premio shumë...

Forcat amerikane godasin anijen me trafikantë droge në Karaibe, 4 të vrarë, asnjë i mbijetuar

Forcat amerikane godasin anijen me trafikantë droge në Karaibe, 4 të vrarë, asnjë i mbijetuar

22:53 | 13/11/2025
Tragjike në Stamboll/ Vdesin dy fëmijë, u helmuan me ushqim

Tragjike në Stamboll/ Vdesin dy fëmijë, u helmuan me ushqim

22:08 | 13/11/2025
E gjetur e vdekur në lumin Shkumbin, viktima është një 55-vjeçare e larguar nga një qendër sociale

E gjetur e vdekur në lumin Shkumbin, viktima është një 55-vjeçare e larguar nga një qendër sociale

21:52 | 13/11/2025
Poloni, prokurorët kërkojnë paraburgim për ish-ministrin e Drejtësisë

Poloni, prokurorët kërkojnë paraburgim për ish-ministrin e Drejtësisë

21:38 | 13/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com