Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Sa raciste është policia gjermane

6 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Sa raciste është policia gjermane

Pas vdekjes së George Floyd, akuza për racizëm nuk ngrihen vetëm në SHBA. Aktivistë në Gjermani kërkojnë që të shikohet dhuna raciste edhe mes radhëve të policisë gjermane.

Akuza për dhunë raciste nuk është e re. Gjatë 20 viteve të fundit një numër personash me ngjyrë kanë humbur jetën nga policë apo duke qenë nën arrest policor.

Rasti më i njohur është ai i vdekjes së Oury Jalloh. Kufoma e djegur e azilkërkuesit nga Sierra Leone u gjet në vitin 2005 në një qeli të rajonit të policisë në Desau. Ka edhe raste të tjera, si ai i azilkërkuesit nga Kameruni, Achidi John, deri tek refugjati irakian, Husam Huesin që në vitin 2016 u qëllua në një strehimore azili.

Përvoja e përditshme

Këto raste mund të shihen edhe si skandale të veçuara që kanë shkaktuar dallgë të forta reagimi në opinionin publik.

Por për njerëzit me ngjyrë ato janë vetëm shembuj të fortë të përvojës së tyre të përditshme, që i bën ata të dyshuar, thjesht për shkak të pamjes.

“Komuniteti afrikan nuk e ka përjetuar ende që policia është aty për t’i mbrojtur ata, por ka më shumë përshtypjen, se policia është aty për t’i parë ata si të dyshuar”, thotë Sylvie Nantcha, iniciatore dhe drejtuese e Organizatës TANG (The African Network of Germany).

Nantcha është politikane e CDU-së dhe në Freiburg në Bresgau është anëtarja e parë afrogjermane e këshillit të qytetit.

Nga anëtarët e organizatës së saj ajo ka dëgjuar pa fund raportime për të ashtuquajturin “racial profiling”, që njerëzit për shkak të dukjes shpallen të dyshuar.

“Ne e dimë, që njerëzit tanë kontrollohen më shpesh nga policia, se të tjerët. Mund të tregoj për një rast të një kolegu në tren, në një vagon me më shumë se 100 vetë.

Policia kalon, dhe ndal pikërisht tek ai dhe e pyet për pasaportën. Këto janë gjëra që ndodhin përditë.”

Këto raste policia nuk i regjistron.

E kjo do të thotë, sipas Nantchas që ato as nuk shtrohen për debat. Sebastian Bickerich, zëdhënësi i Qendrës së Antidiskriminimit të Federatës e konfirmon këtë në një E-mail: “Për fat të keq në Gjermani nuk ka as regjistrim sistematik të rasteve të “racial profiling” dhe as përgjegjësi të ndara qartë dhe struktura ankimi.”

Raste të veçanta apo pjesë e sistemit?

Për policinë në Gjermani janë përgjegjëse landet, që kanë ligjet e tyre dhe një praktikë të vetën të punësimit dhe shkollimit të policëve. Në disa lande, veçanërisht në perëndim, ka ndërkohë përpjekje për të punësuar policë me sfond migrimi.

Dhoma e deputetëve të Berlinit këtë javë miratoi edhe një ligj antidiskriminimi. Ligji do duhet të mbrojë qytetarët në Berlin nga diskriminimi prej autoriteteve dhe policia dhe do të mundësojë dëmshpërblime kundër landit Berlin.

Politikanët konservatorë dhe Sindikata e Policisë, GdP kanë reaguar fort. GdP në landin Renani Veriore-Vestfali e interpreton ligjin në atë formë, që në ndërhyrjet e policisë, ku pjesëmarrës janë njerëzit me sfond migracioni, policët duhet të provojnë, se ndërhyrja e tyre nuk kishte asnjë lidhje me prejardhjen e të prekurve. Politikani i CDU-së, Thomas Blenke, thotë se ligji i ri në Berlin i vendos nën “dyshim të përgjithshëm policët për diskriminim strukturor”.

“Gjermania nuk është SHBA”, thotë Blenke. „Ne nuk kemi problem racizmi në polici.”

Edhe qeveria gjermane nuk sheh probleme sistematike. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Steve Alter, tha se ka se raste, por “racial profiling” nuk është problem i policisë në tërësi.”

Por Rafael Behr, më parë polic, tani profesor në Akademinë e Policisë në Hamburg thotë, se argumenti i rasteve të veçuara humbet fuqinë tek vetë policia.

“Sepse rastet e veçuara vërtet shumohen aq, sa tani më shumë shikohet, se ku ka premissa strukturore apo institucionale që e nxisin këtë? Nuk do të flisja për një racizëm institucional në polici, por ka struktura dhe premisa institucionale që nuk e pengojnë atë. Mostematizimi i kësaj teme ka qenë një deficit i madh i drejtuesve të policisë.”

Ankesat kundër policisë – tek policia

Ministria e Punëve të Brendshme megjithatë i referohet strukturave zyrtare të ankimit. Por ato nuk janë neutrale, thotë Tahir Della, zëdhënës i njerëzve me ngjyrë në Gjermani. „Prokuroria nga tendenca e saj i beson më shumë policisë se personave privatë.

Ne kemi nevojë për mekanizma ligjore, struktura të pavarura ankimi, ku edhe mund të veprohet, ku njerëzit vihen para përgjegjësisë. Kemi nevojë për mbrojtje nga shkelja raciste e të drejtave të njeriut. Tani mua më duhet që për policinë të ankohem tek policia.”

Ligji antidiskriminim i Berlinit kërkon të mbyllë këtë boshllëk.

Për Tahir Dellan ky është hapi i parë i një problemi më të madh, atij të përgatitjes së policëve. Detyrë e Rafael Behr në Akademinë e Policisë në Hamburg.

Vërtet ai nuk beson, se policia tërheq më shumë një numër të caktuar njerëzish me qëndrime raciste. Por ai mendon, se në shkollimin tre vjeçar të policisë duhet të tregohet më shumë vëmendje edhe për trajnimin kundër diskriminimit.

Jo vetëm gjatë shkollimit, por edhe më pas. Kjo është dobësia e madhe për momentin, mendon Behr. /DW

Tags: gjermanepoliciaraciste

TË LIDHURA

Putin: Trump po bën përpjekje serioze, “topi” është në dorën e Kievit dhe BE-së
Bota

Putin: Trump po bën përpjekje serioze, “topi” është në dorën e Kievit dhe BE-së

16:45 | 19/12/2025
Marrëveshje në Bruksel arrihet pa përdorur asetet e ngrira ruse
Bota

Marrëveshje në Bruksel arrihet pa përdorur asetet e ngrira ruse

13:48 | 19/12/2025
SHBA kërkon zbatimin e marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë
Bota

SHBA kërkon zbatimin e marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë

12:20 | 19/12/2025
Next Post
Plagosje me armë zjarri në Elbasan, dyshohet përplasje mes bandave

Luhatje të shpeshta elektrike, digjet një apartament në Lezhë

“Dhurata më e bukur, nga Ana!” Ardit Gjebrea feston sot ditëlindjen

“Dhurata më e bukur, nga Ana!” Ardit Gjebrea feston sot ditëlindjen

Çfarë po ndodh? Maqedonia e Veriut “paralizohet” nga koronavirusi

Çfarë po ndodh? Maqedonia e Veriut “paralizohet” nga koronavirusi







JU REKOMANDOJMË

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025




TË FUNDIT

Një tjetër shtet njeh pavarësinë e Kosovës, Vjosa Osmani: Vendim historik!
Kosovo

Një tjetër shtet njeh pavarësinë e Kosovës, Vjosa Osmani: Vendim historik!

by mirseda
17:08 | 19/12/2025
0

Bahamas, vend në Karaibe, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të premten, njoftoi presidentja Vjosa Osmani. Në...

Rreth dy orë në ambientet e prokurorisë, Benet Beci del nga SPAK

Rreth dy orë në ambientet e prokurorisë, Benet Beci del nga SPAK

17:04 | 19/12/2025
Putin: Trump po bën përpjekje serioze, “topi” është në dorën e Kievit dhe BE-së

Putin: Trump po bën përpjekje serioze, “topi” është në dorën e Kievit dhe BE-së

16:45 | 19/12/2025
Moderatori i “Top Talk” është banori i parë i BB VIP 5

Moderatori i “Top Talk” është banori i parë i BB VIP 5

16:41 | 19/12/2025
Presidenti Begaj dekreton lirimin nga detyra të ambasadorit të Shqipërisë në NATO, Ilir Gjoni

Presidenti Begaj dekreton lirimin nga detyra të ambasadorit të Shqipërisë në NATO, Ilir Gjoni

16:29 | 19/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com