Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil Kuriozitete

Sa përqind të trurit përdorim realisht

5 vjet ago
in Kuriozitete, Të Gjitha, W-Instant
Sa përqind të trurit përdorim realisht

Me shumë gjasa mund të keni dëgjuar që ne njerëzit përdorim vetëm 10 për qind të trurit tonë. Këtë mund ta keni dëgjuar nga mësuesit apo nga filmat. Por, si shumë gjëra, edhe ky është një pretendim që nuk bazohet shumë tek të dhënat shkencore.

E vërteta është se ndërsa nuk ka asnjë kufizim të njohur mbi atë që mund të bëjë truri ynë, ka raste kur në fakt njeriu përdorur 100 për qind të fuqisë të trurit të tij. Sikurse është shpjeguar nga “Scientific American”, bëhet fjalë jo për përdorimin e të gjitha pjesëve të trurit në të njëjtën kohë, por gjatë një dite.

Dhe kjo sepse shumica e asaj që ju bëni, pavarësisht se mund të duket e pabesueshme, kërkon shumë më shumë nga truri juaj sesa mund ta mendoni. Rutinat e përditshme, si pirja e kafesë në mëngjes, aktivizojnë në pak sekonda pjesë të ndryshme të trurit.

Ngritja dhe përgatitja e një kafeje për veten, aktivizon, ndez lobet okcipitale dhe parietale, kortikalet motorike-shqisore, ganglionet bazale, trurin e vogël dhe lobet frontale”, thotë “Scientific American”.

Dhe nëse kërkon kaq shumë fuqi celebrale bërja e një filxhani kafe, imagjinoni sa më shumë fuqi mendore kërkon diçka vërtet më e komplikuar, si për shembull të kuptuarit e një leksioni në shkollë apo shkrimi i një raporti në punë. Shkencëtarët thonë se nuk është e drejtë të thuhet se 90 për qind e trurit tonë nuk ka rëndësi, pasi të gjitha pjesët e trurit hyjnë në punë.

Atëherë si lindi ky mit?

Studiuesit tregojnë burime të ndryshme të këtij miti. Por ai lidhet më shpesh me librin e psikologut Uilliam Xhejms “Energjitë e njerëzve” botuar në vitin 1907. Në atë ese, Xhejms argumentoi se ne përdorim vetëm një pjesë të vogël të mendjes sonë dhe burimeve tona fizike.

Disa njerëz ia atribuojnë këtë idenë Albert Ajnshtajnit, që ishte natyrshëm më i zgjuar se ne të tjerët. Të tjerë ia atribuojnë këtë mit neurokirurgut Uajlder Penfilld, që eksperimentoi me pjesë stimuluese të trurit për të trajtuar sëmundjen e epilepsisë.

Pavarësisht autorit dhe burimit, ky mit aq shumë terren, sa një sondazh i vitit 2013 i sponsorizuar nga Fondacioni “Michael J.Fox” për studimin e sëmundjes së Parkinsonit, tregoi se 65 për qind e amerikanëve e besojnë këtë pretendim.

Një rol luan edhe kultura pop. Për shembull, kini parasysh filmat ku përdoren fuqitë psikike. Shumica e këtyre, e shpjegojnë zhvillimin e aftësive psikike me shfrytëzimin e më shumë pjesëve të trurit tonë. Një nga shembujt më të bujshëm është filmi i vitit 2014 “Lucy”.

Në atë film, Lusi (e interpretuar nga aktorja e njohur Skarlet Johanson), pi një ilaç që zhbllokoi përdorimin e më shumë zonave të trurit të saj. Ajo fillon të lexojë mendjet e njerëzve, të kontrollojë TV. Dhe kur arrin të përdorë 100 për qind të trurit depërton në ndërgjegjen e njerëzve dhe hyn në një kompjuter.

Një studim përdori skanerin MRI për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetje

Fatkeqësisht, edhe nëse përdorni më shumë se 10 për qind të trurit tuaj, kjo nuk do të thotë se do të filloni të keni aftësi super të veçanta. Shkencëtarët kanë matur se sa fuqi përdor truri, kur njerëzit bëjnë disa aktivitete. ”Healthline” vuri në dukje se studiuesit vëzhguan aktivitetin e trurit përmes një imazhi me rezonancë magnetike (MRI).

Ata u kërkuan njerëzve të shohin foto apo bëjnë ushtrime të caktuara, dhe studiuan se cilat pjesë të trurit aktivizohen kur kryejnë ato funksione. Ajo për të cilën shkencëtarët mund të bien dakord në përgjithësi, është se ne nuk e kuptojmë ende plotësisht trurin tonë.

Në përgjithësi, ne kemi njohuri mbi neuronet. Por mbi qelizat gliale që mbështesin neuronet? Cili është funksioni i tyre? Shkencëtarët nuk e dinë as se nga vjen vetëdija jonë. Ne e dimë që njerëzit përdorin shumë më shumë se 10 për qind të kapacitetit të plotë të trurit, por shkencëtarët po përpiqen të kuptojnë më shumë se si funksionon truri, dhe cili mund të jetë potenciali i tij i plotë.

Burimi i lajmit: https://www.grunge.com/262165/what-percent-of-your-brain-do-you-really-use/

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: njeriuSkanertruri

TË LIDHURA

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën
Aktualitet

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Përdorimi i telefonit në errësirë totale, mund të të dëmtojë sytë përjetësisht
Kuriozitete

Përdorimi i telefonit në errësirë totale, mund të të dëmtojë sytë përjetësisht

22:44 | 13/10/2025
Unaza inteligjente e Samsung fryhet dhe i ngec në gisht, YouTuberi humb fluturimin dhe përfundon në spital
Bota

Unaza inteligjente e Samsung fryhet dhe i ngec në gisht, YouTuberi humb fluturimin dhe përfundon në spital

14:56 | 06/10/2025
Next Post
Afrim Berisha rrëfen si u radikalizua ish-gruaja: U lidh në internet

Afrim Berisha rrëfen si u radikalizua ish-gruaja: U lidh në internet

Në burgun e Burrelit hyra 78 dhe dola 43 kg, dëshmia e ish-inxhinierit ushtarak

Në burgun e Burrelit hyra 78 dhe dola 43 kg, dëshmia e ish-inxhinierit ushtarak

Partia Socialiste tërhiqet nga shkarkimi i Metës

Komisioni i Ligjeve rrëzon dekretin e Metës për Kodin Zgjedhor







JU REKOMANDOJMË

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

22:50 | 15/10/2025




TË FUNDIT

Vijojnë me protestat, 10 punonjës të “Bankers”-it në grevë urie
Aktualitet

Vijojnë me protestat, 10 punonjës të “Bankers”-it në grevë urie

by mirseda
11:52 | 17/10/2025
0

Vazhdon dita e dytë e protestës pa afat të naftëtarëve të kompanisë Bankers në Marinzë, ndërkohë që...

Shtyhet seanca në Apelin e GJKKO për kërkesën e Ilir Metës

Shtyhet seanca në Apelin e GJKKO për kërkesën e Ilir Metës

11:48 | 17/10/2025
Protesta në mbështetje të liderëve të UÇK, qindra shqiptarë nga Kosova ‘pushtojnë’ sot Tiranën

Protesta në mbështetje të liderëve të UÇK, qindra shqiptarë nga Kosova ‘pushtojnë’ sot Tiranën

11:43 | 17/10/2025
Në Durrës, një ekspozitë me foto rikthen kujtimet e një qyteti që po humbet historinë e vet

Në Durrës, një ekspozitë me foto rikthen kujtimet e një qyteti që po humbet historinë e vet

10:36 | 17/10/2025
Përplasje e ashpër mes Melonit dhe kryesindikalistit/ Shpërthen kryeministrja italiane

Përplasje e ashpër mes Melonit dhe kryesindikalistit/ Shpërthen kryeministrja italiane

10:25 | 17/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com