E diel, 29 Nëntor, 2020
6 C
Tirana

Në burgun e Burrelit hyra 78 dhe dola 43 kg, dëshmia e ish-inxhinierit ushtarak

Më të lexuarat

Tronditet Bulqiza/22-vjeçari u qëllua nga shoku i tij, ja çfarë ka ndodhur

Policia e Bulqizës duket se është drejt zbardhjes së ngjarjes së rëndë, ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku ka humbur jetën një i ri. 22-vjeçari...

Misteri shumëvjeçar: Ku ndodhet deklarata origjinale e pavarësisë së Shqipërisë

Deklarata origjinale e Pavarësisë së Shqipërisë, e firmosur më 28 nëntor 1912 në Vlorë nga delegatët e të gjitha krahinave të Shqipërisë etnike, nuk...

U ekzekutua me 8 plumba në Belgjikë, zbardhet identiteti i shqiptarit të vrarë

Mbrëmjen e djeshme, Brukseli u tmerrua nga të shtëna armësh, nga të cilat mbeti i vdekur një 38-vjeçar shqiptar. Ditën e sotme, është zbardhur identiteti...

A do të na mbrojë vaksina e Covid-19?

Pretendentët kryesorë në garën e vaksinave COVID-19 kanë patur nivele të ndryshme suksesi pas provave klinike, por çfarë do të thotë kjo për luftën...

Kurba e Covid mbetet e lartë në vend, 10 viktima

Situata epidemiologjike në vend, mbetet e rënduar pasi vijojnë të regjistrohen shifra të larta të të infektuarve dhe viktimave nga Covid-19. Ministria e Shëndetësisë informon...

”Për dy javë zhduket Covid nga planeti”/ Mjeku popullor tregon terapinë

Mjeku popullor, Ruzhdi Metali është shprehur se virusi Covid-19, mund të zhduket për dy javë nga planeti. Në ''Zonë e Lirë'', ai tha se fillimisht...

Ish-konkurrenti i “Për’puthen” i nxjerr bojën emisionit, nxjerr prapaskenat

Një ish-konkurrent i “Për’puthen” ka publikuar fotot e dyshimta të lojtarit të këtij edicioni, Atdheut, para se të bëhej pjesë e emisionit. Siç duket...

“Një pllakë tektonike po lëviz”, sizmologu i njohur turk paralajmëron banorët

Gjatë paradites se sotme, lëkundje të forta u ndjenë në Turqi, duke i shtuar edhe më tej panikun qytetarëve se do të rikthehet situata...

Studimi: Ja 2 tiparet, që mund t’i bëjnë njerëzit super-përhapës të Covid-19

Provat të shumta tregojnë se super-përhapësit janë faktorët kryesorë të pandemisë Covid-19. Një numër studimesh, kanë treguar se shumica e njerëzve të prekur nga...

Pamje të rënda nga aksidenti i yllit të Arsenalit, udhëtonte me mjetin luksoz

Pamje të tmerrshme të aksidentit të mesfushorit të Arsenalit, Joe Willock, kanë bërë xhiron e rrjetit. Ai po udhëtonte me mjetin e tij luksoz...

Nga: Saimir Maloku   

Memorie.al publikon disa nga historitë e panjohura të Saimir Malokut, ish-inxhinier ushtarak që ishte diplomuar me ‘Medalje Ari” në Universitetin e Tiranës, i cili u arrestua nga Sigurimi i Shtetit më datë 13 maj të vitit 1976, në prani të 600 vetave në një sallë të madhe kinemaje në qytetin Burrelit, me akuzën si “agjent i mundshëm i Zbulimit Britanik dhe për agjitacion e propaganda kundër pushtetit popullor si dhe ndaj regjimit komunist”.

Lidhur me shkakun e vërtetë të arrestimit të tij, Saimir Maloku dëshmon: “Për arsye se Televizioni Publik Shqiptar transmetonte vetëm 4 orë emission televiziv në ditë, unë në vitin 1970 duke lexuar mjaft literaturë të huaj shkencore arrita të ndërtoja një pajisje të thjeshtë elektronike televizive (shndërrues të sinjaleve televizive të Bandës UHF në VHF). Kjo shpikja ime bëri të mundur që populli shqiptar në të ardhmen të shikonte lirisht emisionet e stacioneve televizive italiane dhe jugosllave të Bandës UHF sidomos në zonat malore dhe bregdetare të vendit tonë.

Pyetja e parë që më bëri mua hetuesi në seancën e parë hetuesore ishte: “Ti je spiun i famshëm i Perëndimit, ashtu si Mata Hari. Na trego ore armik i poshtër veprimtarinë tënde agjenturore me Agjenturat e Fshehta të 17 Vendeve të Huaja Perëndimore dhe të Botës”. Kjo për arsye se Sigurimi i Shtetit kishte dyshime të mëdha për takimet e mia me turistët e huaj gjatë 8 viteve dhe të korespodencave të shumta postare me filatelista të vendeve të mësipërme. Sot ky hetues është i gjallë.

Gjatë kontrollit të shtëpisë tonë në Tiranë dhe të dollapit tim të hotelit në Qytetin e Burrelit, Sigurimi i Shtetit gjeti dhe mori Librat e Shenjtë të Biblës dhe të Kuranit në gjuhën angleze; shumë libra dhe revista të vjetra angleze; disa fjalorë dhe blloqe me skica antenash moderne televizive; pajisjen time elektronike televizive me dy tranzistorë dhe përforcuesin e sinjaleve televizive; etj”.

Të gjitha këto e të tjera ngjarje të jetës së tij, që nga: fëmijria, shkollimi, periudha e rinisë me jetën në Tiranën e fillimviteve ’70-të, ndjekjen dhe survejimin nga Sigurimi i Shtetit, diplomimi, emërimi si inxhinier ushtarak i Ndërlkidhjes në një repart të Burrelit, arrestimin, gjyqin e demaskimin publik, hetuesinë, burgun etj, Saimir Maloku i ka përmbledhur në një libër me titull “SI MBIJETOVA NE FERRIN KOMUNIST” (Botim i EMAL në shqip dhe anglisht), pjesë prej të cilave ai i ka dhënë për botim ekskluzivisht për Memorie.al

Si lindi ideja që unë të shkruaja kujtimet e mija?

Në botë thuhet një shprehje e famshme: “Një popull që nuk kujton të kaluarën e tij humbet dhe shuhet si komb”. Kjo sepse e kaluara e një kombi është mësues i së tashmes dhe udhëzuesi i të ardhmes së popullit të tij. Është Zoti si dhe kam detyrimin moral dhe shpirtëror që për herë të parë në jetën time të jap një rrëfim të gjatë dhe të plotë të vuajtjeve të mia të tmerrshme në burgjet famëkeqe komuniste të Shqipërisë dhe të ngjarjeve kryesore të jetës dhe të biografisë time unë Saimir Reshit Maloku.

Unë i frymëzuar nga “Ditari i Anë Frank”, shkrova këto rrëfime për ngjarjet e tmerrshme dhe të paimagjinueshme për afro 200 ditë në qelinë e nëndheshme gjatë kohës së paraburgimit në godinën e Policisë Komuniste në Shqipëri, ku aty isha i vetmuar dhe në kushtet e torturat më çnjerëzore. Dëshmia ime e mëposhtme është një akuzë tepër e rëndë dhe një autopsi e thellë që një ish – i burgosur politik i bën regjimit totalitar komunist, i cili për 47 vite sundoi në Shqipëri.

Kjo sepse e kaluara komuniste që harrohet rrezikon të përsëritet. Komunizmi ishte dhe është një pjesë mjaft e turpshme e historisë si dhe një njollë e errët e shoqërisë njerëzore. Gjithashtu Komunizmi ishte një ideologji shkatërrimtare, e cila shkaktoi me dhjetëra miliona viktima të pafajshme në Evropë, në Kinë dhe në botë gjatë shekullit të kaluar. Prandaj, duhen dëshmuar dhe demaskuar botërisht krimet e Komunizmit kudo në botë ashtu siç thotë shkencëtari i famshëm Albert Ajnshtajni: “Mëso nga e djeshmja, jeto të sotmen dhe shpreso për të ardhmen”.

Por, për çudi, në Shqipëri një nga efektet kryesore të këtij regjimi totalitar komunist, që sundoi për 47 vite me radhë bëri që shumë qytetarë të saj të humbasin aftësinë për të dëshmuar dhe për të rrëfyer të vërtetën e krimeve të tmerrshme komuniste. Kjo gjë ndodhi edhe në vendet ish – komuniste të Evropës Lindore, sepse propaganda e këtyre regjimeve totalitare ishte kaq e madhe dhe e fuqishme, duke i bërë lavazhin e trurit këtyre popujve që ata të mos besonin se ishin qytetarë të Evropës dhe të botës. Të gjitha vendet e Evropës Perëndimore ata i konsideronin si vende armiqësore. Ai njeri që kërkonte apo mendonte të shkonte fshehurazi në këto vende perëndimore konsiderohej si armik i regjimit komunist dhe i popullit.

Për pasojë, ai dënohej me shumë vite burg ose pushkatohej, ndërsa familja e tij internohej në vendet më të largëta dhe më të humbura të Shqipërisë. Pas Luftës së Dytë Botërore Komunizmi, si pasojë e kësaj politike të pashembullt e ndau Evropën në dy sisteme të kundërta shoqërore për afro gjysmë shekulli. Gjithashtu, Komunizmi shqiptar e ndau popullin tonë në dy klasa të kundërta, antagoniste me njëra – tjetrën. Ai e izoloi Shqipërinë nga Evropa.

Kufiri përfundimtar i padrejtësive të regjimit komunist ishte ai që e detyroi popullin shqiptar që të mendonte të drejtë atë që nuk ishte si dhe të edukohej me ideologjinë marksiste – leniniste. Gjatë regjimit komunist ishte një kohë që sa më mirë të silleshe me njerëzit, aq më keq të bënin ata. Dhe sa më keq të silleshe me ta, aq më shumë të respektonin. Kjo gjë ndodhte në vendin tonë, sepse ideologjia marksiste-leniniste e propaganduar nga Partia Komuniste, e kishte trullosur dhe helmuar trurin e popullit shqiptar.

Pra, njerëzit nuk arsyetonin sipas logjikës së tyre, por nga kjo ideologji famëkeqe e cila ishte si opium për jetën e tyre. Ashtu si në të gjitha vendet ish-komuniste të Evropës Lindore edhe në vendin tonë u vendos një regjim totalitar. Ky regjim për të ruajtur dhe për të forcuar sundimin e tij me anën e Sigurimit të Shtetit dhe të Policisë frikësonte popullin duke arrestuar, burgosur, internuar dhe pushkatuar të gjithë njerëzit me pikëpamje përparimtare, demokratike dhe properëndimore.

Për këtë qëllim, ata përdorën dhunë dhe tortura të pashembullta si dhe bënë krime të tmerrshme në qelitë e paraburgimit edhe nëpër burgje ndaj kundërshtarëve imagjinarë të regjimit. Por është më mirë të pësosh padrejtësi sesa ta ushtrosh atë te të tjerët. Në komunizëm ishte tepër e rrezikshme të kishe të drejtë kur qeveria vendoste dhe zbatonte ligje dhe veprime të gabuara. Kjo sepse “ujku komunist” vuri maskën dhe hiqej si të ishte qengj. Ndërsa si ujqër ai konsideronte shtresën e të persekutuarve politikë. Prandaj diktatori komunist Hoxha shpesh në fjalimet e tij para popullit ka thënë: “Në vendet kapitaliste njerëzit sillen si ujqër ndaj njëri – tjetrit dhe po vdesin nga uria”.

Për këtë qëllim Qeveria bënte shpenzime të mëdha për arsenalin e madh të propagandës komuniste. Dituria dhe zgjuarsia ime më dhanë mundësinë në jetë për të dalluar rrugën e mirë nga e keqja. Gjithmonë njerëzit e zgjuar parashikojnë fatkeqësinë para se ajo të vijë në popull. Është gjithashtu, punë e guximshme për t’u përballur me fatkeqësinë kur ajo vjen. Karakteri i fortë i njeriut me kalimin e viteve krijohet vetëm me një jetë të vështirë. Në qoftë se jeta nuk kishte vuajtje, nuk do t’ia dinin vlerën gëzimit dhe lumturisë së njeriut.

Fatkeqësia ime më e madhe në jetë ishte se unë u linda, u rrita dhe vuajta gjatë 47 viteve të regjimit komunist më të urryer të Evropës. Tragjedia e parë ishte vuajtja e madhe e popullit nga regjimi komunist dhe e dyta arrestimi im nga Sigurimi i Shtetit. Si rezultat i këtij botëkuptimi dhe mendimi të mësipërm përparimtar, viktimë e pafajshme e torturave dhe e krimeve të tmerrshme të regjimit totalitar komunist në Shqipëri, isha edhe unë Saimir Reshit Maloku, i datëlindjes 12. 07. 1946 në Tiranë, 41 vjet ish – i burgosur politik dhe me profesion inxhinier elektronik.

Në burg hyra 78 kg dhe dola 43 kg

Prej 23 vitesh unë jam aktivist i të Drejtave të Njeriut dhe tani kryetar i Shoqatës Shqiptare të “Rrëzimit të Simboleve Komuniste”. Është tepër e vështirë që unë tani në këtë moshë të madhe të rrëfehem dhe të kujtoj pas afro 43 viteve, shumë ngjarje të tmerrshme të jetës time dhe për torturat e pësuara në trupin tim për të pranuar akuzat e rënda e të kota si: “spiun britanik dhe i Perëndimit” edhe “për agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor” duke më izoluar gjatë kohës së paraburgimit në qelinë e nëndheshme dhe më të keqe të burgjeve politike të Shqipërisë, në kushte tepër çnjerëzore për afro 200 ditë i vetmuar, ku hyra me peshë trupore 78 kg. dhe dola prej andej 43 kg.

Them se është tepër tronditëse sa as nëna dhe as xhaxhai im nuk më njohën. Metodat fizike dhe psikologjike të torturave të xhelatëve komunistë prekën dhe dëmtuan trurin dhe shëndetin tim. Janë dokumentet e vjetra të Sigurimit të Shtetit që vërtetojnë haptazi sesi diktatura komuniste kërkonte me çdo kusht eliminimin tim mbas gjyqit së bashku me babanë tim Reshit Maloku, i cili ishte tetë vite i paralizuar rëndë nga dora dhe këmba e djathtë si pasojë e një hemorragjie cerebrale, për të kryer një nga krimet më çnjerëzore që ka njohur njerëzimi.

Sigurimi i Shtetit kishte planifikuar një gjyq të dytë special ushtarak

Kjo për arsye se Sigurimi i Shtetit kishte planifikuar një gjyq të dytë special ushtarak dhe të fshehtë ku unë dhe im atë do të dënoheshim me vdekje si një grup i rrezikshëm agjenturor i Zbulimit Anglez në muajt në vazhdim. Por ky plan i tyre kriminal dështoi me turp. Shpeshherë, kur unë gjatë natës, para se të bija në gjumë, kujtoja këto ngjarje tronditëse më dukej si një ëndërr dhe sikur i gjithë populli më drejtohet e më thotë: “Saimir, mos i kujto këto ngjarje të së kaluarës. Djalli komunist fle, ndërsa ti kërkon ta zgjosh atë nga gjumi tani mbas shumë vitesh”. Prej asaj kohe, edhe deri tani në 28 vitet e demokracisë, xhelatët komunistë nuk u ndëshkuan nga organet shtetërore të Drejtësisë.

Këta xhelatë komunistë i justifikuan krimet e tyre të tmerrshme nën eksperiencën e oficerëve nazistë të Gjyqit Ndërkombëtar të Krimeve të Luftës të Nurembergut në Gjermani duke thënë: “Kemi zbatuar ligjin”. Pra, xhelatët nazistë dhe komunistë janë si bij të Djallit. Dihet se krimi i pandëshkuar është një krim që vazhdon edhe tani, sepse çdo muaj, ditë, orë dhe minutë që unë qëndrova në atë qeli të nëndheshme të Hetuesisë gjatë kohës së paraburgimit për mua ishte një histori tronditëse më vete dhe e tmerrshme. Torturat e shumta dhe të tmerrshme që unë pësova në këto burgje ishin një goditje e rëndë ndaj integritetit tim fizik dhe psikologjik si qenie njerëzore dhe poshtërimi i tejskajshëm që m’u bë mua. Këtë fatin tim të tmerrshëm dhe tepër mizor i lutem Zotit të mos i ndodhë asnjë njeriu në botë.

Gjithashtu, Sigurimi i Shtetit dhe Gjykatat Komuniste në shkelje të plotë të Konventës së të Drejtave të Njeriut më arrestuan dhe më dënuan së bashku me dhjetëra mijëra shqiptarë, sepse ideali i tyre ishte demokracia e sotme perëndimore. Sigurimi i Shtetit, për arsye propagandistike, ideologjike, demagogjike dhe politike i nxinë dhe i frynë dosjet e të burgosurve politikë, sikur ata të ishin “Dordolecët e Perëndimit dhe armiqtë e betuar të popullit dhe të Partisë Komuniste”. Qysh atëherë e deri më sot pinjollët dhe nostalgjikët e komunizmit zhdukën dhe dogjën shumicën e këtyre dosjeve. Kjo bëri që bota perëndimore dhe brezi i ri i sotëm akoma të mos informohet për krimet e tmerrshme të regjimit komunist në Shqipëri. Prandaj, sa nuk është vonë, edhe ne dëshmitarët e gjallë dhe të fundit të krimeve të tmerrshme në burgjet komuniste, duhet të tregojmë të vërtetën se cilët ishin persekutorët tanë që na torturonin neve.

Çdo fshehje e të kaluarës komuniste është sot në dëm të Demokracisë

Kjo sepse çdo fshehje e të kaluarës komuniste është sot në dëm të Demokracisë dhe të edukimit të brezit të ri. Gjithashtu, mbarë njerëzimi kërkon të dijë se çfarë ka ndodhur dhe cilat janë krimet e tmerrshme të regjimit komunist në Shqipëri. Gjatë viteve të Demokracisë enveristët dhe nostalgjikët e komunizmit që ishin në institucionet shtetërore e kanë penguar këtë gjë që për popullin tonë do të quhej “lavazhi dhe pastrimi i shoqërisë shqiptare dhe shkëputja njëherë e përgjithmonë nga Komunizmi”.

Me rastin e 100-vjetorit të ditëlindjes së babait tim të dashur dhe të ndjerë Reshit Maloku, vendosa të shkruaj rreth vuajtjeve të mia të tmerrshme në burgjet famëkeqe komuniste të Shqipërisë. Është e habitshme që unë si inxhinier elektronik dhe për t’i ardhur në ndihmë njerëzve në raste aksidentesh dhe fatkeqësish bëra më së miri detyrën e mjekut. Ndërsa tani, në këtë moshë madhore unë duhet të kryej rolin e shkrimtarit. Kot nuk thotë populli: “Njeriu nga halli fiton shumë profesione dhe përpiqet të bëjë të pamundurën në jetë”. Sa kuptimplote ishte shprehja e tim eti, i cili shpesh më thoshte: “Mor bir mundohu të lexosh sa më shumë libra se për të mirën tënde është kjo gjë”.

Ndërsa sot unë shkruaj kujtimet dhe vuajtjet e mia dhe të popullit shqiptar gjatë regjimit komunist. Për të marrë forcë dhe kurajë për të rrëfyer dhe kujtuar këto ngjarje tepër çnjerëzore të pësuara në trupin tim, në muajin Korrik të vitit 2017 unë shkova në Katedralen Katolike të Shën Palit dhe në Katedralen Ortodokse “Ringjallja e Krishtit” në Tiranë. Në të dyja këto katedrale unë ndeza disa qirinj edhe u përula para portretit të Jezu Krishtit duke i thënë: “Të lutem Jezu Krisht, Bir i Perëndisë, ti vetë ke qenë në pranga dhe tortura të tmerrshme ashtu si unë. Ti më shpëtove jetën time duke më dhënë mundësinë e fundit të mbijetoja atëherë, kur unë isha një hap larg nga vdekja e sigurt. Prandaj, më ndihmo dhe më lejo të rrëfehem para Jush, para popullit dhe familjes time. Haleluja”.

Prej asaj dite unë fillova të shkruaj kujtimet e vuajtjeve të mia dhe të ngjarjeve kryesore të jetës time. Gjithashtu kurajë të madhe që unë të shkruaja rrëfimet e mia, më dha një miku im, të cilit do t’ia përmend emrin në fund të librit. Ky libër më ndihmoi shumë nga ana terapeutike dhe mjekësore që unë të largoja nga truri dhe shpirti im streset e shumta dhe të mëdha, që lanë pasojat e rënda nga torturat e tmerrshme gjatë kohës së hetuesisë dhe të paraburgimit 200 ditor në qelinë e nëndheshme si dhe në burgjet e egra komuniste. Gjithashtu, nëpërmjet dokumenteve të vjetra të ish-Sigurimit të Shtetit unë arrita të mësoja të vërtetën se cilët ishin më shumë se 120 persekutorët e mi dhe bashkëpunëtorët e tyre, të cilët më ndoqën, më survejuan dhe shpifën ndaj meje, babait dhe familjes time sikur ishim agjentë të mundshëm të Shërbimeve Sekrete Britanike apo Angleze. Ky emërtim ishte i njëllojtë për regjimin komunist.

Demokracia e sotme më ndihmoi të demaskoja veprimtarinë e tyre kriminale dhe regjimin komunist në vendin tonë. Disa herë i ndërprisja së shkruari rrëfimet e mia nga dhimbja e madhe që unë ndjeja nga spondiliatroza e qafës dhe e shtyllës kurrizore, e cila më shkaktohej nga koha e gjatë duke shkruar dhe nga sëmundja e reumatizmit që m’u shfaq gjatë qëndrimit tim në qelinë e nëndheshme. Ishte tepër shqetësuese kjo gjendje në të cilën ndodhesha sepse kur më faniteshin si në ëndërr vuajtjet dhe torturat që kisha pësuar gjatë kohës së paraburgimit, unë bërtisja pa vetëdije duke i prishur gjumin edhe bashkëshortes time Fatmira Malokut.

Nuk jam as poet, as shkrimtar, por vetëm një ish-i burgosur politik

Kjo, kur më shikonte në ato momente shqetësuese dhe të trembur, më shtrëngonte fort dhe më fërkonte qafën dhe kokën shpeshherë të mbuluar nga djersët. Këtë gjë ajo e bënte derisa unë të qetësohesha. Të nesërmen ajo më tregonte se çfarë kishte ndodhur gjatë kohës së gjumit të natës si dhe çfarë fjalësh unë kisha thënë duke bërtitur apo duke qarë kur isha në gjumë. Këto veprime të pavetëdijshme të miat treguan se torturat fizike dhe psikologjike kishin dëmtuar në njëfarë mase shëndetin tim. Ky libër nuk është libër artistik, sepse unë nuk jam as poet dhe as shkrimtar, por veçse një ish – i burgosur politik. Prandaj, titulli i librit tim është si pasqyra e vërtetë e vuajtjeve të mia dhe e krimeve të tmerrshme të diktaturës komuniste në Shqipëri.

Çdo fjalë, rresht apo fjali dhe gjithë këto rrëfime janë shkruar nga dora, mendja dhe truri im. Ato nuk janë fantazi apo trillime, por ngjarje të vërteta të jetës time dhe autopsia e krimeve të regjimit komunist. Gjithë njerëzit e ndershëm në botë, duke thënë ose shkruar të vërtetën e ngjarjeve, mbrojnë veten. Kjo sepse e vërteta ime është përputhja e ngjarjeve apo rrëfimeve të mia me faktet dhe realitetin bazuar edhe në dokumentet e vjetra të ish-Sigurimit të Shtetit Komunist, që ndodhen në dosjen time. Rrëfimet e ish-të burgosurve politikë dhe libri im janë si një testament dhe dëshmi e plotë që ne i lëmë brezave të rinj të sotëm dhe në të ardhmen. Ata do të dinë cili ishte Komunizmi Shqiptar, krimet e tmerrshme të tij si dhe emrat e persekutorëve tanë e të bashkëpunëtorëve të tyre në vendin tonë.

Unë këtë libër e shkrova me gjuhën e demokracisë duke shprehur lirisht mendimet dhe rrëfimet e mia dhe jo me gjuhën e komunizmit që të vendoste drynin te goja që në atë kohë quhej gjuha armiqësore e agjitacionit dhe e propagandës. Ndërsa në fund të saj të quanin armik i poshtër dhe i popullit.Të shkruash një libër të tillë në një kohë që në pushtet është Qeveria dhe 44 Partia Socialiste është një akt i guximshëm ku persekutorët tanë bredhin lirshëm dhe me moral të lartë. Librin tim mund ta quaj edhe si “Libri i Zi i Komunizmit në Shqipëri”, sepse unë paraqes të vërtetën e hidhur të jetës time dhe të popullit tonë si pasojë e çmendurisë dhe mizorisë komuniste përgjatë gati gjysmë shekulli.

Ky libër është edhe një memorie e tragjedisë komuniste

Ky libër është edhe një memorie e tragjedisë komuniste ku “virusi i tmerrshëm i Komunizmit” edhe sot e kësaj dite ka lënë pasoja tepër të dëmshme në popullin dhe në politikën shqiptare. Duhet të kalojnë edhe shumë vite të tjera që të çrrënjoset plotësisht nga shoqëria shqiptare virusi i Komunizmit. Libri im ka karakter politik, prandaj ata politikanë, historianë apo ish –persekutorët që kanë akoma nostalgji për të kaluarën komuniste do të përpiqen të më kundërshtojnë. Kjo të kujton shprehjen popullore që përdorte shpesh diktatori Hoxha: “Qentë le të lehin, karvani shkon përpara”. Ndërsa sot janë nostalgjikët e komunizmit që çirren apo “lehin” nëpër media për të shprehur nostalgjinë e tyre për diktatorin Hoxha.

Fatkeqësisht “Perëndia e Komunizmit të Shqipërisë” nuk është më, por në varrezat e popullit dhe jo në Varrezat e Kombit së bashku me kryeministrin kriminel Shehu. Ta dijë çdo njeri apo politikan se kur vdes njeriu, nuk thonë për atë nëse ishte i pasur apo i varfër. Populli e vlerëson njeriun e vdekur nga shpirti. Pra, ishte njeri i mirë apo i keq në jetë. Pjesa më e madhe e popullsisë dhe e brezit të ri që kanë përkrahur demokracinë në vendin tonë do t’i mirëpresin rrëfimet e mia. Ndërsa nostalgjikët e komunizmit do të më fyejnë nëpër mediat e tyre me fjalë nga më të të ulëtat ashtu si bënë ata në sallën e gjyqit tim, ku shumë prej tyre më qëlluan mua me domate dhe vezë të prishura.. Pra ashtu siç thoshte populli në atë kohë: “Komunistët dhe militantët e tyre e mbanin helmin dhe vrerin në majë të gjuhës kur ata fyenin dhe shanin njerëzit e arrestuar”.

Njerëzit e moshuar, për të edukuar më së miri nipat e tyre, shoshin: “Pema drejtohet kur është e vogël dhe jo kur trungu i saj është i trashë”. Prandaj, këta ish-komunistë, enverista dhe militantë ekstremistë vazhdojnë, të jenë akoma nostalgjikë të diktatorit Hoxha dhe të regjimi komunist. Kjo gjë më kujton një proverb të vjetër italiane që thotë: “Kush lind nga macja, me minj do të ushqehet”. Këta enverista dhe nostalgjikë të komunizmit, për të mbuluar dhe fshehur para popullit dhe brezit të ri krimet mizore të diktatorit Hoxha dhe të kryeministrit Shehu gjatë 47 viteve, përmes mediave thonë: “Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu, kanë qenë udhëheqës të lavdishëm të Luftës Nacionalçlirimtare”.

Kjo gjë tregon qëndrimin hipokrit dhe dinak të këtyre nostalgjikëve të komunizmit, numri i të cilëve me kalimin e viteve për arsye të moshës po ulet në mënyrë graduale. Një libër tepër interesant doli në qarkullim kohët e fundit, i titulluar “Blloku”, ku autori ka bërë autopsinë e jetës familjare të diktatorit Hoxha dhe të pushtetarëve të tjerë komunistë brenda Bllokut Qeveritar. Popujt i quanin njerëzit më nostalgjikë të regjimit sipas emrit të diktatorëve si enverista, titista, stalinista, hitlerianë, frankista, etj. Kot nuk thonë ideologët e mëdhenj të Njerëzimit se bota zhvillohet bazuar në 45 ligjin e të kundërtave. Dhe është ky ligj që e ka çuar Njerëzimin përpara me kalimin e viteve. Shokët e mi bashkëvuajtës janë tepër të lodhur nga jeta dhe një pjesë e tyre u martuan në moshë të madhe. Kjo bëri që shumë prej tyre mbetën pa fëmijë. Unë u martova në moshën 40 vjeçare dhe jam si baba dhe si gjysh i dy djemve të mi. /Memorie.al

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Si mund ta padisë Gjermania Asadin për përdorim armësh kimike?

Drejtësia gjermane po shqyrton mundësinë e ngritjes së një padie për sulmet me gaz helmues në Siri. Deutsche Welle dhe "Der Spiegel" biseduan me...

Rita Ora uron ditën e flamurit në gjuhën shqipe dhe me foto provokuese

Rita Ora, këngëtarja me famë botërore asnjëherë nuk harron origjinën e saj. Ajo ka uruar Ditën e Flamurit me disa foto shumë provokuese, ku shihet...

Misteri shumëvjeçar: Ku ndodhet deklarata origjinale e pavarësisë së Shqipërisë

Deklarata origjinale e Pavarësisë së Shqipërisë, e firmosur më 28 nëntor 1912 në Vlorë nga delegatët e të gjitha krahinave të Shqipërisë etnike, nuk...

Nuk ka llogari bankare, liderja e Hong Kongut i mban paratë në shtëpi

Shefja ekzekutive e Hong Kongut, Carrie Lam, ka thënë në një intervistë televizive se ajo duhet të ruajë “grumbuj parash” në shtëpi, sepse nuk...

Video/ Sulmuesi shqiptar shënon në fund, i jep 1 pikë skuadrës turke

Sulmuesi, Jetmir Topalli ka shënuar gol në minutën e 95’ në sfidën e Superligës turke, të zhvilluar midis Gazientep dhe Jeni Malatjaspor. 22-vjeçari nga Kosova...