Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil Kuriozitete

Sa orë duhet të flejë njeriu dhe përse?

6 vjet ago
in Kuriozitete, Stil, Të Gjitha, W-Instant
Sa orë duhet të flejë njeriu dhe përse?

Solstici i verës shënon ditën më të gjatë të vitit në hemisferën veriore të globit. Kjo nënkupton edhe natën më të shkurtër të vitit. Sa keq, po të mendosh, se gjumi mund të të bënte mirë!

Sa orë duhet të flejë njeriu  dhe përse?

Ka njerëz që natën kanë nevojë për vetëm katër ose pesë orë gjumë. E paskësaj ata janë shumë të kthjellët. ose të paktën bëjnë sikur. Parë nga këndvështrimi i shëndetësisë, kjo është shumë pak. Trupi ynë ka nevojë për faza më të gjata qetësie për t’i rigjeneruar.

Përse duhet të flemë?

Njerëzit flenë mesatarisht një të tretën e jetës së tyre.Kohë e humbur? Aspak! Ne në fakt nuk e kuptojmë, por në trupin tonë ndodhin shumë procese në kohën që ne flemë. Gjumi i thellë dhe fazat e ëndrrave këmbehen në një ritëm prej 90 minutash. Në kohën e gjumit të thellë trupi ynë vazhdon të punojë zellshëm, si një kompjuter, që në sfond përditëson programet. Ai çliron hormonet e rritjes për rigjenerim dhe aktivizon sistemin imunitar, në mënyrë që qelizat mbrojtëse të shkatërrojnë viruset dhe bakteret. Ndaj kur jemi sëmurë duhet të flemë më shumë.

Në fazën e ëndrrave truri ynë përpunon përjetimet e ditës dhe si të thuash pastron disqet e memorjes afatshkurtër, që ato të mund të përdoren sërish të nesërmen. Por ne shohim në ëndrra edhe gjëra krejt të çuditshme, që s’kanë të bëjnë me të përditshmen apo jetën tonë private. Me këtë me sa duket stërviten sferat e trurit që nuk janë intensivisht të aktivizuara. Pa gjumë si trupit edhe trurit tonë i mungon koha e punës, për të cilën ato kanë nevojë urgjente.

Sa gjumë na duhet ne?

Se sa gjatë duhet të flejë njeriu, kjo varet prej moshës. Fondacioni në SHBA “National Sleep Foundation” rekomandon 14 deri në 17 orë gjumë për bebet e sapolindura (natyrisht jo njëherësh, por  me ndërprerje). Fëmijët në shkollë fillore duhet të flenë nëntë deri në 11 orë. Të rriturit duhet të flenë çdo natë shtatë deri në nëntë orë. Më pak së gjashtë orë nuk duhet, sepse ka edhe një grup të vogël të rriturish që kanë nevojë për deri në dhjetë orë gjumë.

Ndaj duhet pasur parasysh, që jo vetëm pak gjumë, pro edhe shumë gjumë nuk është mirë. Nëse ndokush ripërtërihet pas dhjetë orësh gjumë, me gjasë vuan nga një gjumë jo i qetë, kësisoj trupi nuk arrin të rigjenerohet mjaftueshëm për tetë orë ndaj kërkon më shumë gjumë. Studieues të universitetit britanik Cambridge University kanë zbuluar gjithashtu, që njerëzit, të cilët flenë më shumë se tetë orë natën, janë më të rrezikuar prej hemoragjisë cerebrale.

Çfarë ndodh, nëse një njeri nuk fle fare?

Nën mbikqyrjen e kujdesshme shkencore është provuar në persona vullnetarë të qendrojnë deri në dhjetë ditë pa gjumë. Lënia pa gjumë jo më kot përdoret edhe si një metodë torture. Sa më gjatë të qendrojë njeriu pa gjumë, aq më shumë probleme i dalin: rënie e temperaturës së trupit, dobësim i përqendrimit dhe aftësisë së perceptimit, mospjesëmarrje në jetën e mjedisit përrreth dhe pjesërisht humbje e plotë e kontrollit konjuktiv dhe motorik. Me fillimin e natës së dytë pa gjumë ulet koha e reagimit dhe kontrollit ndaj trupit në një nivel sikur të kesh në gjak alkool në vlerën 0,85 promile.

Studiuesit nuk janë të një mendjeje sa i përket çështjes nëse njeriu mund të vdesë nga pagjumësia afatgjatë. Kjo varet nga interpretimi i shkakut të vdekjes. Në raste të sëmundjes së rrallë të insomisë letale familjare pas rreth dhjetë ditësh së pagjumësisë pacienti mund të ndërrojë jetë. Por në këto raste shkaku direkt i vdekjes është dështimi i shumëfishtë i organeve.

Çfarë e trazon gjumin tonë?

Shumë e dinë ndërkohë, por jo të gjithë e zbatojnë atë: mundësisht me kohë përpara së të shkosh të flesh duhet mbyllur smartphone. Më e mira madje është që ai të jetë i ndaluar në dhomën e gjumit! Drita blu e display-t cënon ndjeshëm gjumin e parë. Sytë i sinjalizojnë trurit që duhet të qendrojë zgjuar. Si rrjedhojë çlirohet më pak melatoninë – hormoni, që rregullon ritmin tonë të ditës dhe natës dhe influencon për një gjumë të qetë. Përveç kësaj ne jemi aktivë mendërisht, si kur shkruajmë e-mail, ose  aktualizojmë profilet tona në rrjetet sociale. Kush nuk është i qetë, fle më keq.

Të tjerë shkaktarë për prishjen e gjumit janë alkooli dhe kofeina, ndaj para se të flemë nuk duhen konsumuar ato. Edhe zhurmat e drita në dhomën e gjumit kanë efekt negativ ndaj gjumit.

Si mund të flihet mirë?

Dhoma e gjumit – brenda mundësive – duhet të mbetet dhomë gjumi dhe në të mos kryhen aktivitete të tjera. Puna duhet bërë në dhomë të veçantë e po ashtu edhe televizori nuk duhet të jetë në dhomën e gjumit. Ai që shkon gjiothmonë në të njëjtën orë të flejë ka shanse më të mira për një gjumë të qetë. Po ashtu dysheku e jastëkët duhet të jenë të rehatshëm për ta mbështetur në mënyrë optimale kokën dhe trupin.

Një mjedis i qetë, errësira dhe temperatura rreth 15 deri në 18 gradë Celsius janë kushtet optimale për një gjumë të thellë./DW/

Tags: duhetflejënjeriuorëperse

TË LIDHURA

“Kafeja në verë, gabimi që ul cilësinë”
Kuriozitete

“Kafeja në verë, gabimi që ul cilësinë”

18:33 | 10/07/2025
Ja se si të shpëtoni nga dhjami në mëlçi
Kuriozitete

Ja se si të shpëtoni nga dhjami në mëlçi

22:44 | 09/07/2025
“Sekretet e kremit të diellit: SPF 30 apo 50?”
Kuriozitete

“Sekretet e kremit të diellit: SPF 30 apo 50?”

22:25 | 07/07/2025
Next Post
Shpenzimet që u rëndojnë shqiptarëve, ballkanasve dhe europianëve

Shpenzimet që u rëndojnë shqiptarëve, ballkanasve dhe europianëve

FOTO/ Dedikim fantastik për djalin, Hysaj me tatuazh të ri

Hysaj me “valixhe në dorë”, 5 milionë euro larg ekipit kryeqytetas

Tërmet Peçi takim elektoral në kishë, çfarë u premton fshatarëve

Tërmet Peçi takim elektoral në kishë, çfarë u premton fshatarëve

JU REKOMANDOJMË

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

18:09 | 10/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025




TË FUNDIT

“Kush mban përgjegjësi?”/ Lirimi i hapësirave publike, flet Këshilltari i PD: Detyrë e bashkive, jo e Kryeministrit
Aktualitet

“Kush mban përgjegjësi?”/ Lirimi i hapësirave publike, flet Këshilltari i PD: Detyrë e bashkive, jo e Kryeministrit

by mirseda
15:52 | 11/07/2025
0

I ftuar në një studio televizive, Teliti deklaroi se lirimi i hapësirave publike është një detyrë normale...

Brentford e gatshme të rikthejë në Premier League ish kapitenin e Liverpool

Brentford e gatshme të rikthejë në Premier League ish kapitenin e Liverpool

15:49 | 11/07/2025
Zjarr në fshatin Malas Gropë në Dimal, shkrumbohen hektarët me ullinj

Zjarr në fshatin Malas Gropë në Dimal, shkrumbohen hektarët me ullinj

15:47 | 11/07/2025
Ndërtimet pa leje në Theth, ministri Manja deklaratë: Paaftësi profesionale e prokurores Gjeli

Ndërtimet pa leje në Theth, ministri Manja deklaratë: Paaftësi profesionale e prokurores Gjeli

15:44 | 11/07/2025
Prishja e ndërtimeve pa leje/ Tensione në Theth! Goditen me molotov fadromat e IKMT, policia në ndjekje të autorëve

Prishja e ndërtimeve pa leje/ Tensione në Theth! Goditen me molotov fadromat e IKMT, policia në ndjekje të autorëve

15:43 | 11/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com