E enjte, 26 Nëntor, 2020
2 C
Tirana

Sa e vërtetë është legjenda e Trojës

Më të lexuarat

E kaluat koronavirusin në shtëpi? Ja si të përfitoni rimbursimin e barnave

Paketa e medikamenteve për kurimin e COVID-19, do të rimbursohet nga shteti. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka publikuar një video orientuese për qytetarët...

Ulet ndjeshëm numri i rasteve të reja dhe viktimave nga Covid-19 në vend

Pas ditësh të tëra me shifra rekord, Shqipëria ka regjistruar një ulje të ndjeshme të rasteve të reja dhe viktimave nga Covid-19 në 24...

”Mund të ruhet në temperatura -2 gradë”/ AstraZeneca: Ja sa kushton vaksina

Shumë shtete janë në garë për zbulimin e vaksinës efektive që do të luftojë koronavirusin, në një kohë që numri i të infektuarve po...

Shkollat drejt mbylljes? Rama zbulon vendimin e marrë

Në një konferencë me gazetarët për situatën e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, Rama tha se shkollat nuk konsiderohen një vatër e nxehtë, dhe...

Nuk mbarojnë telashet për Strakoshën, portieri shqiptar i dyshuar me Covid

Pak ditë më parë, portieri i Lacios, Tomas Strakosha rezultoi negativ me koronavirus dhe ishte gati të bashkohej me skuadrën kryeqytetase, për ndeshjen sotme...

Kryemadhi nxjerr sekretin: Halla e Briseida Shehajt është vjehrra e Braçes

Ish-drejtorja e Tatimeve dhe socialistja e njohur Briseida Shehaj, është bërë pjesë e LSI-së prej pak kohësh. Gjatë muajit tetor, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi,...

Ndërron jetë legjenda argjentinase e futbollit, Diego Maradona

Një lajm i trishtë për botën e futbollit. Legjenda e Argjentinës, Diego Maradona ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare. Pak ditë më parë, ai i'u...

Çifti i parë i “Për’puthen” i japin fund lidhjes, zbulohet arsyeja (FOTO)

Ina dhe Geri, çifti i parë i “Për’puthen” në Top Channel, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Shumë është përfolur gjatë ditëve të...

Studimi/ Ja cila është simptoma më e zakonshme e njerëzve të prekur nga Covid

Njohja e simptomave kryesore të koronavirusit, ka qenë thelbësore për të gjetur një trajtim mjekësor për pandeminë. Në fillim të shpërthimit të pandemisë, ekspertët paralajmëruan...

FOTO-VIDEO/ Teoritë e shumta mbi metalin misterioz monolit të gjendur në Utah

Një pllakë gjigande, misterioze metalike, ka tërhequr vëmendjen e miliona njerëzve, teksa spekulojnë se si një strukturë e tillë u krijua në një pjesë...

Akili i lidhi këmbët e njeriut që sapo ishte vrarë në një dyluftim të vetëm, Hektorit, heroit të Trojanëve, dhe e lidhi trupin e pajetë në karrocën e tij. Ai e zvarriti armikun e tij të vrarë rreth e përqark mureve të Trojës, në mënyrë që të gjithë brenda qytetit ta shihnin fatin që u priste.

Pas këtij poshtërimi, Akili shkoi sërish në kampin e grekëve, ku për 12 ditët e ardhshme, e përdhosi më tej trupin e Hektorit, duke refuzuar ritualet tradicionale të funeralit. U desh ndërhyrja e Zotave, përpara se Akili t’ja kthente trupin e pajetë të Hektorit babait të tij, për ta varrosur.

Ky episod, është një nga më drithëruesit në poemën “Iliada” të Homerit, një poezi epike për përpjekjet fatale të grekëve për të pushtuar qytetin e Trojës. Ajo luftë i dha mundësinë Akilit të fitojë lavdinë e përjetshme, duke e mposhtur luftëtarin më të madh të Trojës, ndërsa tregoi sesi lufta mund ta çojë në njerëzimin në shpërfilljen e parimeve të tij më themelore, dhe të rrezikojë të shndërrohet në diçka më pak se njerëzore.

“Iliada” është një histori e gjakderdhjes, pushtimit, luftës, humbjes, fatit, heroizmit dhe lavdisë, e fokusuar në fushatën ushtarake legjendare 10-vjeçare të grekëve. Ishte një luftë që supozohet se u shkaktua nga një akt i vetëm:princi trojan Parisi rrëmbeu Helenën, gruaja më e bukur në botë, dhe bashkëshortja e Menelaut, Mbretit të Spartës.

Për të vënë nderin në vend, Menelau, i ndihmuar nga mbretërit dhe luftëtarët e tjerë grekë, përfshirë vëllain e tij Agamemnon, Odiseun, Ajaksin dhe Akilin, zbarkoi në Trojë me një ushtri të madhe, dhe nisi luftën kundër Parisit, vëllait të tij Hektorit, babait të tyre Priamit, dhe gjithë popullit trojan.

Mënyra se si mbaroi lufta, përshkruan edhe elementin më të famshëm të tregimit. Të paaftë për të arritur një fitore të qartë në fushën e betejës, edhe pasi Akili e vrau Hektorin, grekët kurdisën një akt dinak. Ata ndërtuan një kalë të madh prej druri, fshehën brenda tij disa nga luftëtarët e tyre më të mirë, dhe e braktisën kalin si një “dhuratë” për trojanët, përpara se të braktisnin kampin e tyre, dhe të bënin sikur po ktheheshin në Greqi.

Duke besuar se e fituan luftën, trojanët e futën kalin e drunjtë brenda mureve të qytetit, dhe synuan ta përdornin atë si një dhuratë për Zotat e tyre. Por orët e vona të asaj nate, grekët e fshehur dolën jashtë, vranë rojet dhe hapën portat e qytetit, duke lejuar hyrjen e gjithë ushtrisë greke.

Priam, Mbreti i Trojës, u masakrua bashkë me çdo mashkull trojan – i rritur dhe fëmijë – ndërsa gratë dhe vajzat u skllavëruan. Grekët e dogjën Trojën deri në themel. Mashtrimi me Kalin e Trojës, i dha fund luftës, dhe mbahet mend si një nga manovrat ushtarake më të famshme në histori.

Megjithatë, kjo histori nuk përmendet në fakt nga Homeri. “Iliada”, përfundon me vdekjen dhe varrosjen e Hektorit, kur Zotat e bindën Akilin t’ua kthente trojanëve trupin e pajetë të prijësit të tyre. Nga ai moment, deri tek truku me kalin prej druri, ndodhën shumë gjëra.

Akili ishte vrarë nga Parisi, që e qëlloi me një shigjetë nën thembrën e tij, e vetmja pjesë e ndjeshme e trupit të tij. Nga këtu rrjedh edhe shprehja “thembra e Akilit”. Ndërkohë edhe Parisi do të vritej me një shigjetë nga një luftëtar grek.

Dy grekët e tjerë, Odisea dhe Ajaksi, arritën ta tërhiqnin trupin e Akilit, por më pas u zunë se kush do ta mbante armaturën e tij. Humbësi i duelit, Ajaksi, u çmend dhe kreu vetëvrasje. Të gjitha rrëfimet mbi atë që ndodhi pas vrasjes së Hektorit vijnë nga burime të ndryshme.

Në fakt, poema epike nuk fillon me rrëmbimin e Helenës nga Parisi, por me një mosmarrëveshje në kampin grek midis komandantëve grekë. Akili, ishte i zemëruar pasi besonte se nuk i ishte dhënë nga grekët shkalla e nderit që meritonte. Ndaj ai kishte vendosur të tërhiqej nga lufta kundër Trojës. Ai i lulet Zotave, që grekët të vuajnë gjatë luftë kundër trojanëve.

Zeusi, pajtohet me kërkesën e Akilit, dhe ushtria greke nuk ishte në gjendje të kishte një sukses përfundimtar në luftë. Të dëshpëruar, grekët i luten Akilit të kthehet në radhët e tyre. Ai refuzon, por lejon të shkojë më ta shoku i tij më të ngushtë, Patrokli. Kur ky vritet nga Hektori, Akili tërbohet, dhe premton të hakmerret.

Por a pati realisht një Luftë të Trojës? Shkrimtarët antikë në shekujt pas shkruarjes së “Iliadës” së Homerit, u përpoqën të ndanin faktet dhe trillimet. Shumica beson se pjesa më e madhe e ngjarjeve ka ndodhur realisht. Po kush ishte vetë Homeri? Të dhënat e hershme, pretendojnë se Homeri ishte njëri i verbër, i lindur në brigjet perëndimore të Turqisë së sotme.

Por nuk duhet asnjë detaj tjetër, përveçse mendohet të ketë jetuar në shekullin VIII apo IX Para Krishtit, rreth 500 vjet pas Luftës së Trojës. Në shekullin XIX, aty ku besohet të ketë qenë Troja u zbulua qyteti i Hisarlikut në Turqinë e sotme.

Gërmimet e drejtuara nga arkeologu gjerman Hajnrih Shliman, thuhej se u mbështetën mbi rrëfimit të Homerit. Por gërmimet e mëvonshme kanë treguar, se ndërsa siti arkeologjik është thuajse përfundimisht Troja, ai nuk ka madhësinë e qytetit që përshkruan Homeri./ TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Reali “trullos” Interin, fitojnë Bayern dhe Atalanta

Përfundojnë ndeshjet e katërta në grupe të Champions League. Reali ka mundur Interin në “San Siro” me rezultatin e pastër 0-2. Ndeshja u zhbllokua...

Maradona ndërroi jetë, 5 fëmijët e tij “në luftë” për milionat

Vdekja e Diego Maradonës mund të shkaktojë një grindje familjare mbi pasurinë e tij ndërsa ai lë pas pesë fëmijë që i njohu si...

Zgjedhjet/ Duka: Po s’ka dakordësi me Bashën, do ketë me Patozin e Topallin

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste (PAA), Agron Duka, i ka dhënë mesazhe të qarta kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha. Teksa ka qenë i ftuar...

Gjermania zgjedh më 26 shtator 2021, pasuesin e Angela Merkel

Qeveria gjermane vendoi të mërkurën që më 26 shtator 2021 të zhvillojë zgjedhjet e përgjithshme për të zgjedhur kreun e ri të ekzekutivit që...

OKB: Dhuna e burrave ndaj grave është gjithashtu një pandemi

Në të gjithë botën të mërkurën u shënua Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. Në shumë vende gratë thanë se bllokimet për shkak...