E enjte, 26 Nëntor, 2020
2 C
Tirana

Pse largohen të rinjtë nga Ballkani

Më të lexuarat

E kaluat koronavirusin në shtëpi? Ja si të përfitoni rimbursimin e barnave

Paketa e medikamenteve për kurimin e COVID-19, do të rimbursohet nga shteti. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka publikuar një video orientuese për qytetarët...

Ulet ndjeshëm numri i rasteve të reja dhe viktimave nga Covid-19 në vend

Pas ditësh të tëra me shifra rekord, Shqipëria ka regjistruar një ulje të ndjeshme të rasteve të reja dhe viktimave nga Covid-19 në 24...

”Mund të ruhet në temperatura -2 gradë”/ AstraZeneca: Ja sa kushton vaksina

Shumë shtete janë në garë për zbulimin e vaksinës efektive që do të luftojë koronavirusin, në një kohë që numri i të infektuarve po...

Shkollat drejt mbylljes? Rama zbulon vendimin e marrë

Në një konferencë me gazetarët për situatën e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, Rama tha se shkollat nuk konsiderohen një vatër e nxehtë, dhe...

Nuk mbarojnë telashet për Strakoshën, portieri shqiptar i dyshuar me Covid

Pak ditë më parë, portieri i Lacios, Tomas Strakosha rezultoi negativ me koronavirus dhe ishte gati të bashkohej me skuadrën kryeqytetase, për ndeshjen sotme...

Kryemadhi nxjerr sekretin: Halla e Briseida Shehajt është vjehrra e Braçes

Ish-drejtorja e Tatimeve dhe socialistja e njohur Briseida Shehaj, është bërë pjesë e LSI-së prej pak kohësh. Gjatë muajit tetor, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi,...

Ndërron jetë legjenda argjentinase e futbollit, Diego Maradona

Një lajm i trishtë për botën e futbollit. Legjenda e Argjentinës, Diego Maradona ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare. Pak ditë më parë, ai i'u...

Çifti i parë i “Për’puthen” i japin fund lidhjes, zbulohet arsyeja (FOTO)

Ina dhe Geri, çifti i parë i “Për’puthen” në Top Channel, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Shumë është përfolur gjatë ditëve të...

Studimi/ Ja cila është simptoma më e zakonshme e njerëzve të prekur nga Covid

Njohja e simptomave kryesore të koronavirusit, ka qenë thelbësore për të gjetur një trajtim mjekësor për pandeminë. Në fillim të shpërthimit të pandemisë, ekspertët paralajmëruan...

FOTO-VIDEO/ Teoritë e shumta mbi metalin misterioz monolit të gjendur në Utah

Një pllakë gjigande, misterioze metalike, ka tërhequr vëmendjen e miliona njerëzve, teksa spekulojnë se si një strukturë e tillë u krijua në një pjesë...

Nga Francesca Rolandi & Christian Elia “balcanicaucaso. org”

Një nga vendet ku emigracioni ka marrë përmasa shqetësuese është Serbia, vendi më popullsinë më të madhe në rajon, më shumë se 7 milionë. Sipas një studimi të Institutit për Zhvillim dhe Inovacion, gati 49.000 njerëz largohen nga vendi çdo vit, kryesisht të rinj dhe të arsimuar, duke shkaktuar një humbje ekonomike prej 2 miliardë eurosh në vit.

Sipas burimeve të tjera, 70 për qind e të rinjve serbë dëshirojnë të emigrojnë, për shkak të dëshirës për të pasur të ardhura më të mira, apo si pasojë e një perspektive pesimiste ndaj vendit të tyre. Qeveria serbe ngriti kohët e fundit kohët një grup pune për ta ndalur këtë prirje. Por rezultatet deri tani janë të dobëta.

Bosnje Hercegovina, duket se është në një situatë edhe më të keqe. Sipas vlerësimeve të Unionit për Kthim dhe Integrim të Qëndrueshëm në Bosnje, 173.011 njerëz janë larguar nga vendi brenda 5 viteve të fundit, dhe 73.468 boshnjakë kanë kërkuar të heqin dorë nga shtetësia e tyre. Por, sipas disa përllogaritjeve të tjera numri i personave të larguar nga vendi vitet e fundit, është afër gjysmë milioni. Popullsia në vend, që ishte 4.372.000 sipas regjistrimit të vitit 1991 (para luftës), ka rënë në 3.5 milionë në regjistrimin e vitit 2013.

Ndërkohë emigracioni duket se po prek edhe Malin e Zi, vendi që ka pak më shumë se 620.000 banorë, sipas regjistrimit të vitit 2011. Në mungesë të shifrave zyrtare, disa ojq vlerësojnë se 150.000 njerëz janë larguar nga vendi midis viteve 1991- 2012. Kjo prirje, ka qenë veçanërisht e fortë në pjesën veriore.

Në disa raste, ky është emigrim afatgjatë, në të tjera është sezonal, kryesisht drejt Kroacisë fqinje, ku pagat janë më të larta. Këtë vit, Mali i Zi u përball me një mungesë të krahut punës në sektorin e turizmit. Edhe emigrimi nga Maqedonia Veriore, një vend me pak më shumë se 2 milionë banorë, duket se është bërë një dukuri e zakonshme.

Në të gjitha rastet, Gjermania duket se ka përthithur pjesën më të madhe të emigrantëve, ndërsa vendet e tjera të afërta,Austria, Zvicra ose Italia, kanë luajtur një rol shumë më periferik. Nuk është aspak e vështirë të imagjinohen faktorët që i shtyjnë qytetarët e rajonit të largohen: papunësia, paga e ulët, mungesa e perspektivës për të zënë punë, korrupsioni i shfrenuar dhe cilësia e ulët e shërbimeve publike.

Heqja e regjimit të vizave për rajonin gjatë viteve 2009-2010, solli një rritje të kërkesave për azil, veçanërisht në Gjermani. Por ato kryesisht janë refuzuar, pasi vendet e Ballkanit Perëndimor konsiderohen “të sigurta”. Kjo dukuri, është veçanërisht më e dukshme në mesin e grupeve specifike, siç është komuniteti i madh dhe i margjinalizuar rom.

Që nga viti 2010, Kosova është i vetmi vend në ish-Jugosllavi, qytetarët e të cilës kërkojnë vende viza Shengen për të udhëtuar brenda BE-së. Kjo, e kombinuar me disa faktorë specifikë, por edhe më të përgjithshëm në rajon, ndihmon në forcimin e fluksit migrator.

Thënë këtë, në raport me rajonin, vendi me moshën mesatare më të ulët (29-vjeç), nuk po arrin ende të shmangë rënien e përgjithshme demografike. Sipas studimit të “Depopulation HotSpots”, nga më pak se 2 milionë banorë që ka aktualisht, popullsia në Kosovë do të bjerë me 11 përqind deri në vitin 2050.

Kjo prirje, mund të shpjegohet me një numër faktorësh, ku emigracioni i vazhdueshëm është një ndër më të rëndësishmit. Sipas britanikes “The Guardian”, Kosova ka humbur 15.4 për qind të popullsisë së saj ndërmjet viteve 2007-2018, që është rënia më e madhe në të gjithë Evropën.

Lexo edhe :   Kryemadhi: Mora drejtimin e LSI në një kohë të vështirë, ishim në opozitë

Por sa të besueshme janë këto të dhëna? Jo dhe aq, sipas shumë ekspertëve në Kosovë dhe gjetkë.

Lexo edhe :   Kryemadhi: Mora drejtimin e LSI në një kohë të vështirë, ishim në opozitë

Një shifër e besueshme, e rënies së popullsisë në Kosovë që nga viti 1991, është 4.3 për qind.

Në rastin e Kosovës, gabimi vjen për shkak ky vend nuk zotëron shifra të besueshme përpara regjistrimit të vitit 2011. Për më tepër, shifrat lidhen shpesh me propagandën politike: ndërsa diaspora e konsiderueshme kosovare, mban një marrëdhënie të ngushtë me atdheun, shpopullimi i komunitetit serb, përmendet shpesh nga Beogradi për qëllime politike.

Ndërsa qasja në të dhëna të besueshme është diçka e vështirë, problemi themelor mbetet: kosovarët, sidomos të rinjtë, po bëjnë çmos që të largohen nga vendi i tyre. Metoda e preferuar për emigrimin ilegal kohët e fundit është Kroacia. Ambasada kroate në Prishtinë, thotë se nga 1 janari deri më 15 prill 2019, numri i kërkesave për vizë ishte 2.414.

Në të njëjtën periudhë të vitit 2018 kishte 1.155 aplikime, ndërsa më 2017-ën pati vetëm 901 aplikime. Sipas një studimi të publikuar në prill të këtij viti nga Instituti i Politikave Evropiane në Kosovë, gjatë viteve 2008-2018, 203.330 qytetarë kosovarë janë larguar, duke aplikuar për azil në Bashkimin Evropian.

Një eksod i vërtetë, ndodhi gjatë viteve 2014-15, kur qindra kosovarë largoheshin çdo ditë, kryesisht me autobuzë për në Beograd, para se të tentonin të kalonin në Hungari, dhe prej andej për në vendet e tjera të BE-së. Deri në shkurtin e vitit 2015, pati të paktën 1.400 kosovarë në kufirin midis Serbisë dhe Hungarisë, ndërsa në muajt e parë të vitit 2015, 42.000 kosovarë aplikuan për azil në BE.

Sipas agjencisë evropiane të statistikave, Eurostat, numri më i lartë i kosovarëve që kanë marrë azil vendbanim ishin në Gjermani (47 për qind), pastaj në Itali (12 për qind), Francë dhe Austri (nga 9 për qind secili) dhe Slloveni (7 përqind). “Një e pesta e popullatës kosovare, ka tentuar të largohet nga Kosova në mënyrë ilegale”- thotë Taulant Kryeziu, bashkëthemelues dhe drejtor i Institutit Evropian të Politikave.

Pse po ikin të rinjtë kosovarë? Ka shumë arsye, por kryesorja është papunësia. Sipas të dhënave zyrtare, Kosova ka një normë papunësie prej 31.4 për qind, dhe një papunësi të të rinjve në nivelin 57.3 për qind. Përveç mungesës së vendeve të punës, pagat janë ndër më të ultat në Evropë.

Liderët politikë kanë bërë shumë përpjekje, edhe pse në mesin e një krize të rëndë politike, për ta kufizuar këtë fluks emigrantësh. Por perceptimi i sundimit të dobët të ligjit, dhe një shkalle të lartë korrupsioni (TIA e vendos Kosovën në vendin e 98 nga 180 gjithësej, si ndër më të korruptuarat në botë), nuk ndihmon aspak.

Në vitin 2015, Gjermania miratoi një rregullore të veçantë të quajtur Ëestbalkanregelung. Ajo u lejonte të gjithë qytetarëve të Ballkanit Perëndimor, të shkojnë atje me një kontratë pune, pa ndonjë kërkesë të veçantë lidhur me kualifikimet profesionale apo njohjen e gjuhës gjermane.

Westbalkanregelung, që përfshiu qytetarët nga Serbia, Bosnja, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Shqipëria, ndihmoi në legalizimin e emigrantëve që ishin më herët në pritje të shqyrtimit të kërkesës së tyre për azil.

Sot 25 përqind e punëtorëve të huaj në tregun gjerman të punës, janë me origjinë nga Ballkani Perëndimor. Ata janë të punësuar kryesisht në sektorët e ndërtimit dhe hotelierisë. Westbalkanregelung, do të jetë në fuqi deri në vitin 2020, dhe mbetet ende e paqartë se çfarë do të ndodhë me të më vonë./ TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Reali “trullos” Interin, fitojnë Bayern dhe Atalanta

Përfundojnë ndeshjet e katërta në grupe të Champions League. Reali ka mundur Interin në “San Siro” me rezultatin e pastër 0-2. Ndeshja u zhbllokua...

Maradona ndërroi jetë, 5 fëmijët e tij “në luftë” për milionat

Vdekja e Diego Maradonës mund të shkaktojë një grindje familjare mbi pasurinë e tij ndërsa ai lë pas pesë fëmijë që i njohu si...

Zgjedhjet/ Duka: Po s’ka dakordësi me Bashën, do ketë me Patozin e Topallin

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste (PAA), Agron Duka, i ka dhënë mesazhe të qarta kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha. Teksa ka qenë i ftuar...

Gjermania zgjedh më 26 shtator 2021, pasuesin e Angela Merkel

Qeveria gjermane vendoi të mërkurën që më 26 shtator 2021 të zhvillojë zgjedhjet e përgjithshme për të zgjedhur kreun e ri të ekzekutivit që...

OKB: Dhuna e burrave ndaj grave është gjithashtu një pandemi

Në të gjithë botën të mërkurën u shënua Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. Në shumë vende gratë thanë se bllokimet për shkak...