Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Sa milionë euro shpenzuan të huajt tek ne dhe sa lanë shqiptarët jashtë

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Sa milionë euro shpenzuan të huajt tek ne dhe sa lanë shqiptarët jashtë

Turistët e huaj, që tashmë i gjen në çdo cep të vendit, nga jugu në veri po shpenzojnë gjithnjë e më shumë para në vendin e shqiponjave.

Sipas të dhënave të bilancit të pagesave të Bankës së Shqipërisë, për 6 muajt e parë të vitit, shpenzimet e të huajve në Shqipëri arritën në një nivel rekord prej 854 milionë eurosh, me një rritje prej 8.8% në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Të dhënat të tjera të INSTAT bëjnë të ditur se në 6 muajt e parë të vitit, në Shqipëri hynë gjithsej 2.1 milionë të huaj, me një rritje prej 11.3% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Vendin e parë e zunë shtetasit nga Kosova, të ndjekur nga maqedonasit, grekët, italianët, anglezët, malazezët, gjermanët, polakët, amerikanët, spanjollët etj.

Shtimi i tyre ka ndikuar në rritjen e shpenzimeve, ndonëse operatorët turistikë pohojnë se të huajt që vijnë në Shqipëri, përgjithësisht nuk janë dorëlëshuar. Në grupin e turistëve që po frekuentojnë së fundmi bregdetin shqiptar mes nordikëve, çekëve dhe polakëve, hotelet vlerësojnë se asnjëri prej grupeve nuk njihet për ndonjë shpenzim domethënës. “Asnjëri prej këtyre grupeve nuk shpenzon shumë. Kryesisht tek e ngrëna janë shumë të kujdesshëm, me një pjatë sallatë dhe pasta apo diçka të kësaj natyre. Mënyra e tyre e të ushqyerit është krejt ndryshe nga e jona. Ata janë më shumë të fokusuar tek pija. Preferojnë të konsumojnë shumë verë dhe kryesisht shqiptare”, ka pohuar për Monitor, Ariol Haxhillari, Menaxher i Përgjithshëm në hotelet e FAFA Group.

Blerim Norja, Drejtor i Përgjithshëm i Royal Hotel në Durrës thotë se nordikët vijnë me një kulturë ushqyerjeje shumë selektive dhe nuk konsumojnë shumë, nuk ngjajnë aspak me Ballkanin. Ata shpenzojnë më shumë për pije sesa për ushqim. Ndërsa shqiptarët me një kulturë ballkanase, ndonëse të varfër, nuk kursejnë kur shkojnë jashtë për pushime. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se ata shpenzuan 697 milionë euro në udhëtimet e tyre jashtë në 6 muajt e parë të vitit, me një rritje prej 11.7% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Të dhënat e tjera të INSTAT tregojnë se në 6 muajt e parë të vitit dolën jashtë vendit 2.7 milionë shqiptarë, me një rritje prej 11% në raport me 6 mujorin e parë 2018. Ndonëse më shumë të huaj po vijnë në vend, në 6 muajt e parë të vitit, paratë që kanë mbetur neto në Shqipëri, (bilanci i udhëtimeve) janë ulur me 3.3%, në 157 milionë euro, për shkak se shpenzimet e shqiptarëve jashtë janë rritur me ritme më të larta se ato të të huajve në Shqipëri.

Deri në vitin 2014, bilanci ishte negativ, me shqiptarët që shpenzonin më shumë jashtë dhe turizmin në vend që nuk ishte shumë i zhvilluar.

Por me kthimin e vendit në destinacion të preferuar turistik, bilanci u kthye pozitiv, ndonëse ai mbetet shumë i ulët dhe për më tepër këtë vit po reduktohet për herë të parë që nga 2014-ta. /Monitor

Tags: euromilionshpenzuanshqiptaret

TË LIDHURA

Përplaseshin shpesh për motive pronësie, merret nën hetim një person për vrasjen e Fatos Cenajt në Itali
Aktualitet

Përplaseshin shpesh për motive pronësie, merret nën hetim një person për vrasjen e Fatos Cenajt në Itali

22:19 | 02/09/2025
Vjehrri shpërblen nusen me një makinë: Në shenjë respekti dhe mirënjohje për ty! Je shtylla kryesore e shtëpisë
Aktualitet

Vjehrri shpërblen nusen me një makinë: Në shenjë respekti dhe mirënjohje për ty! Je shtylla kryesore e shtëpisë

21:14 | 02/09/2025
Historia e dhimbshme e 70-vjeçarit të vdekur në Korçë/ Niko Kita vdiq në vetmi, bashkëshortja dhe 2 vajzat jetonin jashtë
Aktualitet

Historia e dhimbshme e 70-vjeçarit të vdekur në Korçë/ Niko Kita vdiq në vetmi, bashkëshortja dhe 2 vajzat jetonin jashtë

20:49 | 02/09/2025
Next Post
SHBA, Trump premton intensifikimin e luftimeve kundër talebanëve

SHBA, Trump premton intensifikimin e luftimeve kundër talebanëve

Makina e blinduar me targa ruse u përmbys në Tiranë, identifikohet shoferi. Policia jep detaje

Makina e blinduar me targa ruse u përmbys në Tiranë, identifikohet shoferi. Policia jep detaje

Aksident fatal në Greqi/ Humb jetën 1 emigrant, plagosen 8 të tjerë

Aksident fatal në Greqi/ Humb jetën 1 emigrant, plagosen 8 të tjerë

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

19:43 | 27/08/2025
Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

16:17 | 29/08/2025
Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

14:28 | 28/08/2025




TË FUNDIT

Albin Kurti reagon për transferimin e Zhegrovës tek Juvja: Edoni bëri realitet ëndrrën e shumë të rinjve
Kosovo

Albin Kurti reagon për transferimin e Zhegrovës tek Juvja: Edoni bëri realitet ëndrrën e shumë të rinjve

by mirseda
22:50 | 02/09/2025
0

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar futbollistin Edon Zhegrova për transferimin e tij të...

Përplaseshin shpesh për motive pronësie, merret nën hetim një person për vrasjen e Fatos Cenajt në Itali

Përplaseshin shpesh për motive pronësie, merret nën hetim një person për vrasjen e Fatos Cenajt në Itali

22:19 | 02/09/2025
Grupet kriminale nga Ballkani zgjerojnë rolin në tregtinë e kokainës nga Afrika

Grupet kriminale nga Ballkani zgjerojnë rolin në tregtinë e kokainës nga Afrika

22:00 | 02/09/2025
Macron i vendosur, paralajmëron Izraelin: Asgjë nuk do ta ndalë lëvizjen për të njohur shtetin palestinez

Macron i vendosur, paralajmëron Izraelin: Asgjë nuk do ta ndalë lëvizjen për të njohur shtetin palestinez

21:44 | 02/09/2025
Trump: Jam shumë i zhgënjyer nga Putini, do të ishte gjëja më e keqe nëse Rusia dhe Kina

Trump: Jam shumë i zhgënjyer nga Putini, do të ishte gjëja më e keqe nëse Rusia dhe Kina

21:27 | 02/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com