Kronikë

Makina e blinduar me targa ruse u përmbys në Tiranë, identifikohet shoferi. Policia jep detaje

               Publikuar në : 08:15 - 12/09/19 Enno

Policia e Tiranës ka dhënë disa informacione paraprake lidhur me aksidentin e shënuar mbrëmjen e djeshme, ku një automjeti i blinduar me targa ruse u përmbys pranë ish-rreth rrotullimit të Shqiponjës, në Tiranë.

Drejtuesi i mjetit është identifikuar nga policia. Bëhet fjalë për shtetasin me E. D., 34 vjeç, nga Shkodra, për të cilin mësohet se po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq, grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe për sqarimin e pronësisë së mjetit.

Informacion paraprak
Rreth orës 22:00, në afërsi të sheshit “Shqiponja” një automjet me targa të huaja me drejtues shtetasin E. D., 34 vjeç, banues në Shkodër në rrethana ende të paqarta ka dalë nga rruga.
Si pasojë e daljes nga rruga është dëmtuar jashtë rrezikut për jetën vetë drejtuesi i mjetit i cili po merr mjekim në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e pronësisë së mjetit si dhe të shkakut të daljes nga rruga.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT