Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Sa është numri real i të prekurve me koronavirus

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Kryesore, Të Gjitha, TT, W-Instant
Sa është numri real i të prekurve me koronavirus

Më shumë se 160 mijë të prekur në 139 vende dhe rajone të botës, u konfirmuan deri të dielën se janë prekur nga COVID-19. Dhe në fillim të javës që kaloi, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e përshkroi epideminë si një pandemi.

Në kushtet kur testimi nuk është i disponueshëm për të gjithë, është logjike që shifrat që bëhen publike, nuk pasqyrojnë me saktësi përhapjen e sëmundje në komunitetet në mbarë botën. Bazuar në bisedat me 3 institucione kryesore të shëndetin publik – OBSH, Qendrën e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve (CDC) në SHBA, dhe në një nga një nga organizatat më të mëdha kërkimore në botë – “Nature”, shpjegon se si zyrtarët dhe studiuesit po përpiqen të vlerësojnë madhësinë reale të kësaj pandemie.

A është shpërndarë në heshtje koronavirusi në disa popullata?

“Po, pa asnjë dyshim”- thotë Xheremi Farrar, ekspert i sëmundjeve infektive dhe drejtori i organziatës bamirëse hulumtuse “Wellcome” me seli në Londër. Një shenjë treguese e transmetimit të fshehtë të koronavirusit, janë disa raste të konfirmuara, por pa lidhje me ndonjë histori të fundit të udhëtimeve ndërkombëtare.

Kjo do të thotë, se këto raste janë të lidhura përmes një rrjeti të fshehur infeksionesh. Mënyra ideale për të mësuar se sa njerëz në një komunitet janë infektuar me koronavirus, thotë Farrar, është mbledhja e mostrave të gjakut nga njerëzit në çdo grupmoshë, dhe kërkimi për antitrupa kundër koronavirusit, të cilat tregojnë se dikush më herët ka qenë i infektuar.

Të dhënat nga studime të tilla serologjike, mund të përdoren më pas për të përcaktuar me saktësi normat e vdekshmërisë dhe transmetimit të këtij virusi. Por studime të tilla kërkojnë kohë. “Ne duhet të marrim tani vendime politikë dhe klinike. Dhe nuk kemi luksin të themi:Le të presim një muaj, derisa të kemi të dhënat”-thotë Farrar.

A mund ta vlerësojnë shkencëtarët madhësinë e një epidemie, pa shumë testime në dispozicion?

Po. Ekspertët thonë se krahasojnë linja të ndryshme provash. Një nga vlerësimet nis me numrin e të vdekurve në një zonë. Farrar e quan këtë “i dyshuari”, pasi secili nga variablat që po përdorin studiuesit është subjekt i ndryshimit, duke u shoqëruar me pasiguri në secilin hap të llogaritjes. Sidoqoftë, panorama është pak a shumë kjo:Të dhënat nga Kina, sugjerojnë që duhen rreth 2 javë midis momentit kur një person ndjehet i sëmurë dhe vdes nga COVID-19.

Dhe nëse supozohet se ka një shkallë vdekshmërie prej rreth 1 për qind, një llogaritje e mbështetur e përafërt, sugjeron se çdo vdekje përfaqëson rreth 100 raste që në javën e parë.

Tani për tani, shton ai, mund të presim që epidemia të dyfishohet brenda çdo jave, në rast se nuk identifikohen dhe izolohen ato raste, duke e çuar vlerësimin në 400 raste në kohën e vdekjes së dikujt.

Për shkak se marzhi i gabimit në secilin prej këtyre ndryshoreve është i madh, epidemiologët kontrollojnë të dhënat me informacionin më të ri që kanë në dispozicion. Për shembull, ekspertët u janë drejtuar analizave të gjenomit të koronavirusit.

Shembulli më i mire vjen nga Siatëll, Uashington, ku më 29 shkurt, Trevor Bedford, një biolog kompjuterik në Qendrën Kërkimore të Kancerit “Fred Hutchinson”, dhe kolegët e tij raportuan se gjenomi i një virusi të marrë nga një i ri, përputhej nga afër me atë të marrë 6 javë më parë, nga një grua që nuk kishte asnjë kontakt me të dhe që ishte në të 60-at, e cila ishte rikthyer në Siatëll nga Kina.

Shpjegimi më i thjeshtë, ishte se virusi ishte përhapur nga gruaja tek njerëzit e tjerë, të cilët e përhapnin më pas tek të tjerët, duke arritur përfundimisht tek adoleshenti. Ekipi i Bedford llogariti se gjatë 6 javëve, mund të ishin infektuar qindra njerëz.

Në fillim të marsit, laboratorët në SHBA nisën testimet masive për koronavirusin, duke filluar zbulimin e përmasave të epidemisë. Që nga 12 marsi, departamenti i shëndetësisë në kontenë King që përfshin Siatëllin, kishte raportuar 270 raste, me 27 të vdekur.

Me kaq shumë raste të pagjurmuara, si mund të pretendojë OBSH se në sa vende ka një transmetim të qëndrueshëm të koronavirusit?

“Ne duhet të përdorim informacionin që kemi në dispozicion”- thotë Maria Van Kerkov, udhëheqëse teknike e programit të emergjencave në OBSH në Gjenevë të Zvicrës. Shumica e të dhënave të OBSH-së, vijnë nga mbikëqyrja dhe zbulimi i rasteve thotë ajo. Por organizata, kordinon shifrat edhe me shkencëtarët që kryejnë analizat të gjenomit të virusit dhe studime të tjera.

Të kuptuarit e shtrirjes së transmetimit të virusit në secilin rajon apo shtet, mund t’i ndihmojë politikëbërësit të përshtatin më mirë reagimet e tyre ndaj emergjencës. Van Kerkov, thotë se ka prova se kanë funksionuar masat e kontrollit të zbatuara në Kinë, vend që ka raportuar vetëm rreth 20 raste të reja në ditë gjatë javës e kaluar. (Për krahasim, Italia konfirmoi më shumë se 2.000 raste 24 orët e fundit).

Një sinjal i hershëm, se Kina kishte filluar ta ndryshonte kthente kurbën e epidemisë, ishte se shumica e rasteve të raportuara rishtazi, nisën të vërehen midis kontakteve të njohura dhe të vendosura tashmë në karantinë. Pra, virusi nuk po përhapet më i pagjurmuar. Ose të paktën jo aq shpesh sa dikur.

“Por ndërsa po shohim një rënie të rasteve në mbarë Azinë, shqetësimi i madh aktualisht është Evropa. Ne e dimë se me një kontroll më agresiv, dhe vendet evropianë mund të shënojnë një pikë kthese. Por në disa vende situata do të përkeqësohet, para se të nisë që të përmirësohet”- thekson Van Kerkov.

Armstrong shqetësohet se situata e Evropës, mund të jetë një shembull i asaj që e pret ditët dhe javët e ardhshme SHBA-në. “Është e vështirë të besosh se në SHBA, nuk do ta shohim këtë lloj përhapjeje. Shpresoj që jo. Por për departamentet e shëndetit, kjo është emergjenca shëndëtësore më komplekse që kemi hasur deri më sot”-thotë ai.

A ka ardhur koha të hidhet ideja e frenimit të COVID-19?

Absolutisht që jo, thonë Farrar, Armstrong dhe Van Kerkov. Farrar thekson se strategjitë e frenimit apo zbutjes së pandemisë mbivendosen, pasi masat që ndihmojnë në parandalimin e një përhapjes të epidemisë, zbusin efektet e saj në jetët e humbura dhe presionin ndaj spitaleve.

Masa më themelore e frenimit, përfshin testimin që synon identifikimin e personave të infektuar, gjurmimin e kontakteve të tyre, dhe parandalimin e infektimit të të tjerëve.

OBSH e vlerëson Kinën për identifikimin e përpiktë të rasteve dhe kontakteve sociale të të prekurve. Masat e ashpra që mori Kina, si ndalimi i tubimeve të mëdha, duket se e kanë ngadalësuar transmetimin e sëmundjes.

Armstrong përdor një njësi matëse epidemiologjike, të quajtur numri themelor i riprodhimit, ose R0, për të përshkruar numrin e njerëzve që mund të infektojë një individ me COVID-19. “Ne jemi duke vlerësuar se një R 0, infekton 2-3 njerëz të tjerë. Nëse arrijmë ta përgjysmojmë këtë shifër, epidemia nuk do të përhapet më”- thekson ai.

TIRANA TODAY

Tags: ekspertetepidemikoronavirus

TË LIDHURA

Ish-deputeti publikon videon nga poligoni i qitjes: Dhe pastaj më thonë ‘pse i bie në kokë’?!
Aktualitet

Ish-deputeti publikon videon nga poligoni i qitjes: Dhe pastaj më thonë ‘pse i bie në kokë’?!

22:30 | 28/05/2025
Qeveria merr vendimin për organizimin e policëve vullnetarë, ja sa orë në ditë mund të punojnë këta efektivë
Aktualitet

Qeveria merr vendimin për organizimin e policëve vullnetarë, ja sa orë në ditë mund të punojnë këta efektivë

22:20 | 28/05/2025
Qytetarët në hall/ Radarët s’frenojnë shkelësit, por penalizojnë të pafajshmit
Aktualitet

Qytetarët në hall/ Radarët s’frenojnë shkelësit, por penalizojnë të pafajshmit

20:43 | 28/05/2025
Next Post
E vërtetuar shkencërisht/ Shmangni koronavirusin, lini këpucët dhe rrobat jashtë

E vërtetuar shkencërisht/ Shmangni koronavirusin, lini këpucët dhe rrobat jashtë

A mund të funksionojë “imuniteti i tufës” kundër koronavirusit 

A mund të funksionojë "imuniteti i tufës" kundër koronavirusit 

SHBA jep lajmin e mirë: 37 milionë dollarë për 25 vende të infektuara

SHBA jep lajmin e mirë: 37 milionë dollarë për 25 vende të infektuara

JU REKOMANDOJMË

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

18:18 | 27/05/2025
”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

22:15 | 23/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

16:04 | 22/05/2025




TË FUNDIT

Livia flet për dashurinë: A është kjo një mesazh për Mevlanin?
Showbizz

Livia flet për dashurinë: A është kjo një mesazh për Mevlanin?

by mirseda
22:48 | 28/05/2025
0

Ish-banorja e ‘Big Brother VIP Albania’, Livia Bungu ka qenë në qendër të vëmendjes në rrjetet sociale...

I biri sheh fantazmë në shtëpi, Paris Hilton kërkon ndihmë në rrjete sociale

I biri sheh fantazmë në shtëpi, Paris Hilton kërkon ndihmë në rrjete sociale

22:44 | 28/05/2025
Ish-deputeti publikon videon nga poligoni i qitjes: Dhe pastaj më thonë ‘pse i bie në kokë’?!

Ish-deputeti publikon videon nga poligoni i qitjes: Dhe pastaj më thonë ‘pse i bie në kokë’?!

22:30 | 28/05/2025
Qeveria merr vendimin për organizimin e policëve vullnetarë, ja sa orë në ditë mund të punojnë këta efektivë

Qeveria merr vendimin për organizimin e policëve vullnetarë, ja sa orë në ditë mund të punojnë këta efektivë

22:20 | 28/05/2025
Kiara dhe Luizi prindër për herë të dytë? Moderatorja flet pa ‘doreza’, ja çfarë thotë

Kiara dhe Luizi prindër për herë të dytë? Moderatorja flet pa ‘doreza’, ja çfarë thotë

22:16 | 28/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com