Presidenti rus, Vladimir Putin, firmosi dekretin për rinovimin e masave ekonomike speciale që garantojnë sigurinë e Federatës Ruse.
Ky dekret, përkthehet në shtyrjen e sanksioneve ruse për produktet agro-bujqësore ndaj disa vendeve, mes të cilave edhe Shqipëria, deri më 31 dhjetor të vitit të ardhshëm.
Veç Shqipërisë, vendet e tjera ndaj të cilave Rusia ka vendosur të shtyjë sanksionet janë edhe Bashkimi Europian, shtetet e bashkuara, Australia, Zelanda e Re, Norvegjia, Ukranina, Lichteschteini, Mali i Zi dhe Islanda.
Gjithçka nisi në Mars të vitit 2014, kur Rusia i`u përgjigj sanksioneve ndërkombëtare po me sanksione.
Në Gusht të vitit 2015 ndërkohë, informo “scan”, Rusia shtoi në listë edhe 5 shtete të tjera, mes të cilave edhe Shqipëria. Që prej gushtit të vitit 2015, lista e produkteve nën sanksion është përditësuar plot 6 herë.
Fillimisht dekreti ndalonte importin e frutave dhe perimeve, mishit, sallameve, peshkut, produkteve të tjera të detit dhe nënprodukteteve të qumështit.
Me kalimin e kohës, nga lista u hoqën disa produkte të mishit, ushqimet për fëmijë dhe disa produkte deti.
Në Shtator të vitit të kaluar ndërkohë, në listën e produkteve të cilat nuk mund të eksportohen në Rusi nga këto vende, u shtua edhe kripa.
Bashkimi Evropian ndërkohë, i është përgjigjur menjëherë këtij vendimi të Vladimir Putin duke vendosur 70 milionë euro në dispozicion për fermerët e 12 vendeve të unionit.
Këto para do të shkojnë për të mbuluar humbjet e tyre si pasojë e sanksioneve.