Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Rusia synon të ndërhyjë edhe në zgjedhjet evropiane, plani që ka Facebook për ta ndalur

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, TT, W-Instant
Rusia synon të ndërhyjë edhe në zgjedhjet evropiane, plani që ka Facebook për ta ndalur

Nga Matt Apuzzo & Adam Satariano, “The New York Times”

Londër – Më pak se dy javë para zgjedhjeve të rëndësishme për Parlamentin Evropian, një mori faqesh interneti dhe llogarish në mediat sociale, të lidhura me Rusinë apo grupet e ekstremit të djathtë, po përhapin dezinformata, duke inkurajuar mosmarrëveshjet dhe forcimin e mosbesimit ndaj partive të qendrës, që kanë qeverisur vendet evropiane për dekada me radhë.

Hulumtuesit, akademikët dhe grupimet civile që mbështesin Bashkimit Evropian, thonë se përpjekjet e reja të dezinformimit, janë shumë të ngjashme me shumicën e taktikave të përdorura në sulmet e mëparshme ruse, duke përfshirë ndërhyrjen e Kremlinit në fushatën presidenciale të vitit 2016.

Për shembull në Itali, disa uebsajte që publikojnë komente, ndajnë të njëjtat burime me faqet e internetit pro-Kremlinit, ndërsa disa grupeve politike gjermane, ndajnë serverat e përdorura nga hakerat rusë që sulmuan Komitetin Demokratik Kombëtar në SHBA.

Ky aktivitet ofron dëshmi të reja, se pavarësisht akuzave dhe sanksioneve, Rusia nuk ka ndërmend të tërhiqet nga fushatën e saj për të thelluar ndarjet politike, dhe për të dobësuar institucionet perëndimore. Megjithë përpjekjet e policimit online nga kompanitë amerikane të teknologjisë, përhapja e informacioneve të rreme, mbetet shumë më e lehtë, sesa ndalimi i tyre.

Rusia mbetet protagonistja kryesore në këtë fushë, por hulumtuesit kanë zbuluar se taktika të ngjashme janë kopjuar edhe nga e djathta ekstreme. Investitorët janë të bindur se në rrjetet e Facebook, Twitter, WhatsApp dhe faqet e tjera të internetit, po përhapen histori përçarëse për Bashkimin Evropian, NATO-n, emigrantët etj.

Janë hedhur në treg shumë teori konspiracioni, duke përfshirë edhe zjarrin  në katedralen e Notre-Dame në Paris muajin e kaluar, si një vepër e terroristëve islamikë, një agjencie spiune apo një kabineti elitar që drejton fshehurazi botën. Facebook mbylli disa faqe në Itali javën e kaluar, që kishin mesazhe politike të së djathtës ekstreme.

“Synimi këtu është më i madh se sa çdo palë zgjedhje të veçanta,”– thotë Daniel Xhons, ish-analist i FBI-së amerikane, organizata jofitimprurëse e të cilit, “Advance Democracy”, ka sinjalizuar kohët e fundit tek autoritetet e zbatimit të ligjit, për një numër faqesh interneti dhe llogarish të dyshimta në mediat sociale.

“Ata synojnë vazhdimisht të na përçajnë, të shtojnë mosbesimin dhe minojnë besimin tonë tek institucionet dhe vetë demokracia. Ata po punojnë që të shkatërrojnë gjithçka, që është ndërtuar pas Luftës së Dytë Botërore,”– thekson ai. Zgjedhjet e Parlamentit Europian, që do të mbahen nga 23-26 maji, konsiderohen si një test për valën në rritje të populizmit në Bashkimin Evropian. Udhëheqësit populistë, shumë prej të cilëve shumë dashamirësisë ndaj Rusisë, janë bërë bashkë me shpresën e zgjerimit të ndikimit të tyre në PE, dhe nga ana tjetër për të ridrejtuar politikëbërjen në Bruksel.

Është gati e pamundur të përcaktohet sasia e shkallës dhe rezonancës së keqinformimit. Studiuesit thonë se miliona njerëz i shohin materiale të tilla. Vetë Rusia i hedh poshtë akuzat për ndërhyrje. “Zgjedhjet nuk kanë ardhur ende, dhe ne jemi të dyshuar se po bëjmë diçka të gabuar? Kjo është absurde,”– është shprehur në muajin mars kryeministri rus Dmitri Medvedev.

Megjithatë, edhe pse Rusia mbetet shqetësimi kryesor, zyrtarët thonë se grupet politike në të gjithë kontinentin – veçanërisht mbështetësit e së djathtës ekstreme – po përdorin shumicën e taktikave të Kremlinit. Organizata Avaaz, thotë se ka identifikuar më shumë se 100 faqe në Facebook që koordinojnë publikimin e artikujve, meme-ve dhe videove për të mbështetur kauzat e ekstremit të djathtë dhe ato populiste në Itali, përfshirë partinë Lidhja të Mateo Salvinit dhe Lëvizjen Pesë Yje, partnerin e tij në koalicionin qeveritar. Në 3 muajt e fundit, këto rrjete kishin 18 milionë ndjekës dhe 23 milionë ndërveprime nga përdoruesit.

Gjatë zgjedhjeve të fundit në Spanjës, përmes Whatsapp u përhapën lajme të rreme, sipas të cilave kryeministri Pedro Sançez kishte rënë dakord për pavarësinë e Katalonjës. Kompanitë e teknologjisë, kanë rregullore të ashpra për të eleminuar llogaritë e rreme, por studiuesit thonë se platformat e tyre, do të jenë gjithmonë një ”tokë pjellore” për fushatat e ndikimit.

Algoritmet shpërblejnë përmbajtjet, që i angazhojnë përdoruesit, gjë që nënkupton se postimet që nxisin zemërimin, përhapen më shumë dhe marrin klikime. Që nga viti 2016, Facebook ka angazhuar mijëra njerëz për të punuar mbi sigurinë dhe zgjedhjet, duke përfshirë në një qendër të re në Dublin të Irlandës, për të koordinuar mbikëqyrjen e zgjedhjeve evropiane.

Kompania ka fshirë rreth 2.8 miliardë llogari të rreme dhe rrjete të ndaluara, për shpërndarjen e keqinformimit, duke përfshirë edhe disa që synojnë Evropën. “Ne jemi duke u përballur me një sfidë të madhe të sigurisë,”– thotë Nathaniel Gleisher, kreu i politikës së sigurisë në internet në Facebook.

“Janë një sërë aktorësh që duan të manipulojnë debatin publik,” -thekson ai. Bashkimi Evropian paraqet një test unik:si të monitorosh miliarda postime çdo ditë në 28 shtete, dhe në 24 gjuhë zyrtare. Facebook ka më shumë përdorues në Evropë, sesa në Shtetet e Bashkuara.

Ajo që ndërlikon më tej përpjekjet e tij, është përhapja e artikujve që janë të ekzagjeruar, por jo të rremë. Fshirja e materialeve të tilla, ngre pikëpyetje të mëdha rreth kufijve të fjalës së lirë. Tetorin e vitit të shkuar, Facebook, Twitter dhe Google, ranë dakord për një kod vullnetar të sjelljes për platformat e tyre në Bashkimin Evropian, për të kufizuar përhapjen e keqinformimit. Ndërkohë, kritikët thonë se duhen ligje dhe ndëshkime më të ashpra./ Përktheu për Tirana Today, Alket Goce

Tags: facebookpër ta ndalurplanirusiasynontë ndërhyjëzgjedhjet evropiane

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Festë e “çmendur”, një nga momentet magjike të futbollit ndodhi 6 vite më parë (Video)

Festë e “çmendur”, një nga momentet magjike të futbollit ndodhi 6 vite më parë (Video)

Greku Eftimiu mohon akuzat: Erdha në Shqipëri për gjueti, kam frikë për jetën

Greku Eftimiu mohon akuzat: Erdha në Shqipëri për gjueti, kam frikë për jetën

Gjykata pranon kërkesën e Bindjes Demokratike, për t’u regjistruar si parti politike

Bindja Demokratike zyrtarizon kandidatin për Bashkinë Dibër







JU REKOMANDOJMË

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026




TË FUNDIT

Superliga, përcaktohen datat e “Final Four” dhe shpërblimet financiare
Sport

Superliga, përcaktohen datat e “Final Four” dhe shpërblimet financiare

by mirseda
16:34 | 15/04/2026
0

Kur kanë mbetur edhe pesë javë nga përfundimi i sezonit të rregullt të Kategorisë Superiore, gara për...

Konfirmohet murtaja e bagëtive në Bulqizë, asgjësohet ferma

Konfirmohet murtaja e bagëtive në Bulqizë, asgjësohet ferma

16:32 | 15/04/2026
Dhjetë minutat e fundit sjellin gjithmonë telashe, Bylisi në ankth për mbijetesën para Partizanit

Dhjetë minutat e fundit sjellin gjithmonë telashe, Bylisi në ankth për mbijetesën para Partizanit

16:30 | 15/04/2026
Atentat ndaj gjyqtarit, qëllohet me armë gjatë ndeshjes

Atentat ndaj gjyqtarit, qëllohet me armë gjatë ndeshjes

16:18 | 15/04/2026
Kanosi me armë zjarri një 33-vjeçar dhe i përplasi qëllimisht automjetin, i riu përfundon në pranga

Kanosi me armë zjarri një 33-vjeçar dhe i përplasi qëllimisht automjetin, i riu përfundon në pranga

16:06 | 15/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com