Futboll

Festë e “çmendur”, një nga momentet magjike të futbollit ndodhi 6 vite më parë (Video)

               Publikuar në : 13:41 - 13/05/19 Enno

Një nga momentet më magjike në futboll ka ndodhur 6 vite më parë ku protagoniste kanë qenë dy skuadra angleze. Watford dhe Leicester përplaseshin në fazën “Play-off”.

Ndeshja e parë kishte përfunduar 1-0 në favor të “dhelprave”, ndërsa e dyta në shtëpinë e Watford, ishte me shifrat 2-1, të paktën deri në minutën e 93-të. Deri në ato çaste gjithçka po i drejtohej shtesës, pasi në Angli nuk vlen goli në fushën kundërshtare.

Gjithsesi, Antoni Knokaert fitoi një 11-metërsh dhe Leicester pati mundësinë të mbyllte gjithçka për sa i përket kualifikimit. Te pika e bardhë u paraqit vetë Knokaert, me këtë të fundit që u tregua i pasaktë, teksa Almunia e ndali dy herë në mënyrë të pabesueshme.

Sidoqoftë, asgjë nuk u mbyll këtu, pasi Watford u nis menjëherë në kundërsulm dhe shënoi me anë të Deeney. Një dramë e vërtetë, me festën e çmendur të tifozëve dhe lojtarëve të Watford. Padyshim një ndër momentet më magjikë të futbollit!

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT