Rusia është një ndër shtetet që vijon të regjistrojë numrin më të madh të rasteve pozitive me koronavirus.
Në 24 orët e fundit, Rusia ka shënuar një rekord të numrit të rasteve, duke regjistruar 11,231 persona të infektuar me COVID-19.
Kështu brenda një dite të vetme, Rusia ia kalon edhe Gjermanisë edhe Francës për numrin më të madh të rasteve. Rusia tashmë renditet si vendi i pestë në botë për numrin më të madh të rasteve me koronavirus, pas SHBA-ve, Spanjës, Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Ndërkohë sa i përket numrit të viktimave, në 24 orët e fundit humbën jetën 88 persona në Rusi, duke e çuar në 1,625 numrin total të viktimave.
Vlen të theksohet fakti se Rusia regjistron numrin më të vogël të viktimave në raport me numrin e rasteve të evidentuara.
Më shumë se 4.000 pacientë janë në gjendje të rëndë në Rusi, përfshirë 1.500 që janë në kujdes intensiv dhe 231 nën mbikëqyrje mjekësore me dyshimet për infeksion. Deri më tani, në Rusi janë kryer 4.8 milion teste për koronavirusin.
Më shumë se 3,8 milionë njerëz nga e gjithë bota janë prekur nga virusi vdekjeprurës, ndërsa mbi 265 mijë persona kanë humbur jetën.