Grabitet dyqani në Fier/ Dy persona bëjnë rojen, i treti vjedh paratë

Sapo disa biznese janë hapur, grabitësit janë hedhur në sulm. Në Fier ka ndodhur një grabitje gjatë mesditës së sotme.

Tre persona, identiteti i të cilëve ende nuk bëhet me dije, kanë grabitur një dyqan në lagjen ‘Kastriot’ të qytetit të Fierit.

Grabitësit kanë marrë 150 mijë lekë të vjetra. Dy prej tyre kanë qëndruar roje jashtë dyqanit, dhe i treti ka realizuar grabitjen.