Bota

Rusia minimizon rëndësinë e protestave në Moskë

               Publikuar në : 22:26 - 13/08/19 user tir

Kremlini minimizoi protestat e fundit në Rusi dhe hodhi poshtë pohimet se ato kanë krijuar një krizë politike në vend. Zëdhënësi Dmitry Peskov u tha gazetarëve se Presidenti Vladimir Putin nuk ka komentuar për demonstratat sepse nuk i sheh ato si “të jashtëzakonshme”.

Zëdhënësi mbrojti gjithashtu masat e policisë, duke thënë se veprimet e tyre të forta në protesta ishin të justifikuara. Në protestën e fundit të dielën, dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën në qendër të Moskës, ku kritikuan përjashtimin e disa kandidatëve të opozitës nga zgjedhjet e ardhshme lokale.

Protesta ishte një nga më të mëdhatë në Rusi në tetë vjetët e fundit. Policia ka arrestuar disa mijëra protestues në mitingjet e muajit të kaluar. Autoritetet pretendojnë se kandidatët në fjalë nuk arritën të mbledhin firmat e mjaftueshme për t’u regjistruar në zgjedhje. /Voa

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT