Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Rusia, “djali plëngprishës” në Ballkan  

8 vjet ago
in Kryesore, Rajoni, Të Gjitha, TT
Rusia, “djali plëngprishës” në Ballkan  

Nga Nikola Burazer, “Europeanwesternbalcans”/Dimitar Bechev, studiues në Qendrën për Studime Sllave, Euroaziatike dhe Lindore në Universitetin e Karolinës së Veriut në SHBA, është një ndër ekspertët më të njohur të ndikimit rus dhe turk në Ballkan. Libri i tij i fundit “Fuqia Rivale:Rusia në Evropën Juglindore”, botuar nga “Yale University Press”, tërhoqi shumë vëmendje dhe vlerësime pozitive.

Në një intervistë për uebsajtin “europeanëesternbalcans”, Bechev thotë se Rusia është duke shfrytëzuar më së miri dobësitë në rajon, qëndrimin antiperëndimor tek segmente të mëdha të shoqërive ballkanike, ambientin e helmuar mediatik, korrupsionin dhe kapjen e shtetit, për të rritur ndikimin e saj, dhe minuar atë të SHBA-së.

Dimitar Bechev, studiues në Qendrën për Studime Sllave, Euroaziatike dhe Lindore

Rusia është në gojën e të gjithëve, kur bëhet fjalë për kërcënimet ndaj demokracisë liberale dhe hegjemonisë perëndimore në të dyja brigjet e Atlantikut. Ka kudo histori rreth ndikimit, hakmarrjes dhe propagandës ruse, por sidomos në Ballkanin Perëndimor. A mendoni se këto frikëra janë të ekzagjeruara?

Janë dhe nuk janë. Nga njëra anë, Rusia po ndërhyn në rajon – përpjekja e supozuar e grushtit të shtetit në Malin e Zi, sado e turbullt si histori, e dëshmon këtë pretendim. Moska mbështetet gjithashtu një numër partish politike, grupimesh qytetare, opinion-bërësish apo klerikësh. Nga ana tjetër, Rusia është duke shfrytëzuar dobësitë e rajonit – qëndrimin anti-perëndimor në segmente të mëdha të shoqërisë, mjedisin e helmuar mediatik, korrupsionin dhe kapjen e shtetit. Dhe, siç e argumentoj në librin tim, Kremlini ka ndikim pasi elitat e Ballkanit kanë si kauzë kryesore ushqimin e interesave të tyre parësore, në vend se t’i shërbejnë Moskës.

Shumë vëzhgues arrijnë në përfundimin se interesi kryesor rus në Ballkanin Perëndimor,  po e pengon zgjerimin e BE-së dhe sidomos atë të NATO-s, si dhe po shkakton probleme për të dyja duke “goditur nën brez Evropën”, por edhe provokuar kriza në rajon. A bini dakord me këtë vlerësim? A është ndikimi i Rusisë, një dukuri domosdoshmërisht negative?

Rusia nuk është duke provokuar kriza, por duke shfrytëzuar tensionet e përsëritura. Në një rajon ku problemet e vjetra po gëlojnë, ka shumë mundësi për ta poshtëruar Perëndimin. Është absolutisht e vërtetë, se Rusia po luan rolin e “djalit plëngprishës”, në dallim nga jo shumë kohë më parë, kur pranoi se ish-Jugosllavia u shkatërrua si pasojë e përgjegjësisë direkte të BE-së dhe NATO-s.

Tani konteksti ka ndryshuar me krizën e Ukrainës, duke i shndërruar marrëdhëniet e Rusisë me Perëndimin, në një lojë me shumën zero. Ndikimi i Rusisë është një dukuri negative, pasi Moska është e orientuar drejt pengimit të politikave të fuqive të tjera – në krahasim me avancimin e një axhende të saj pozitive, pavarësisht nëse bëhet fjalë për zhvillimin ekonomik, apo ndonjë formë të integrimit politik dhe zgjidhjes së konflikteve.

Në librin tuaj të botuar kohët e fundit “Fuqia rivale: Rusia në Evropën Juglindore”, ju veçoni 3 vektorë të ndikimit rus në rajon:fuqinë ushtarake, energjinë dhe fuqinë e butë. Cilën nga këto të tria e konsideroni si më të rëndësishmen në këtë moment?

Qartazi fuqinë e butë. Rusia nuk ka prani ushtarake në rajon, pasi i ka tërhequr paqeruajtësit e saj që në vitin 2003. Projektet e mëdha energjetike të viteve 2000, janë kryesisht të ngrira – Moska s’ka para të thata, ndërsa mosmarrëveshjet e pazgjidhura ligjore me BE-në dhe ndryshimet në realitetin e tregut, përbëjnë një pengesë serioze. Ajo çka mbetet, është ndikimi i zemrave dhe mendjeve, lidhja e aleancave me aktorët politikë të brendshëm, si dhe ushqimi i imazhit mediatik të një Rusie të rilindur, dhe të aftë për të sfiduar dhe përçarë Perëndimin.

Përpjekjet ruse duket se po dështojnë kohët e fundit. Mali i Zi iu bashkua NATO-s në qershor, Maqedonia ndodhet vendosmërisht në një rrugë pro-perëndimore, dhe Serbia po anon gjithnjë e më shumë nga Perëndimi, dhe ndërprerja e lidhjeve të saj me Rusinë. A është i saktë ky vlerësim, apo në fakt Kremlini ka më shumë “asa” të fshehur nën mëngë?

Mendoj se ky konstatim është i saktë. Ndikim rus ka kufizimet e veta. Tek e fundit, i gjithë Ballkani Perëndimor është ekonomikisht, dhe madje edhe politikisht i integruar në Perëndim. Gjithsesi, unë nuk mendoj se ndonjë nga këto vende, veçanërisht Serbia, do të shkëputë lidhjet me Rusinë. Politikanët do të vazhdojnë të mbrojnë “bastet” e tyre, dhe t’i shërbejnë përfitimeve nga bashkëpunimi me Moskën.

A besoni se frika nga Rusia, është ajo që po e shtyn BE-në të vazhdojë me procesin e zgjerimit në Ballkanin Perëndimor? A mund të thuhet ndoshta e njëjta gjë për përpjekjet e fundit të zgjerimit të NATO-s?

Jo, zgjerimi i BE-së motivohet nga disa faktorë të tjerë. Unë nuk mendoj se frika nga Rusia, do të përshpejtojë zgjerimin e NATO-s, edhe pse sigurisht që ndihmoi në rastin e Malit të Zi. Edhe Maqedonia po përpiqet ta shfrytëzojë këtë situatë. Sidoqoftë, anëtarësimi i Shkupit në NATO, do të ndodhë vetëm kur të zgjidhet çështja e emrit me Greqinë. Dhe nuk mendoj se ndokush në të dyja anët e Atlantikut, do t’i bëjë presion Greqisë për t’i bërë lëshime Shkupit.

Narrativat dominuese, është se Rusia po ushtron presion mbi BE-në, nëpërmjet ndikimit në Ballkanin Perëndimor. Por, a mund të jetë e vërtetë edhe e kundërta:se janë vendet e Ballkanit Perëndimor, ato që i përdorin lidhjet me Rusinë për të ushtruar presion mbi BE-në?

Absolutisht po. Për sa kohë që diskutimet kryesore në Serbi kanë të bëjë me dilemën ‘Rusia kundrejt Perëndimit’, Vuçiç mund të qëndrojë i qetë, pasi e di se askush nuk do t’i vendosë kushte të forta në lidhje me politikën e brendshme në Serbi – çështje si liria e medias dhe kapja e shtetit. E njëjta gjë vlen edhe për qeverinë malazeze, e cila gjendet në pozitën komode të shpërfilljes së kritikëve të saj të brendshëm si shërbëtorë të Moskës.

Gruevski e përdori Rusinë, ashtu si disa vende anëtare të BE-së, si Hungaria dhe Austria, për të fituar hapësirë ​​shtesë manovrimi, gjatë krizës politike të viteve 2015-2017, dhe për të shmangur kritikat e Brukselit. Milorad Dodik luajti me referendumin e pavarësisë, me mbulesën diplomatike të rusëve, për t’iu shmangur skandaleve të korrupsionit që përfshinin atë dhe familjen e tij në Republikën Srpska. Rusia është pra një instrument i dobishëm.

Në librin tuaj “Fuqia rivale”, ju pretendoni se situata e tanishme nuk është një “Lufte e re e Ftohtë”, dhe se ne nuk jemi dëshmitarë të rikthimit të betejave të shekullit XIX mes Fuqive të Mëdha. Por a mendoni se një skenar i tillë është realist, dhe që mund të ndodhë në të ardhmen? Çfarë duhet të ndodhë që ky skenar të jetësohej?

Unë nuk mendoj se ky skenar është në plan. Bota ka ndryshuar, po kështu edhe Ballkani. Bashkimi Sovjetik ishte një “kafshë” e ndryshme nga Rusia e sotme, Perandoria Cariste – edhe më shumë. Një rikthim në skenarin e dikurshëm, do të nënkuptonte gatishmërinë e Moskës për të përdorur forcën ushtarake në ish-Jugosllavi, siç bëri në Ukrainë dhe Siri, për të mbështetur interesat e saj.

Unë nuk mendoj se shanset janë shumë të mëdha- rreziqet janë frenuese, ndërsa përfitimet e mundshme janë të dyshimta. Të vepruarit nëpërmjet të mbështeturve, dhe zhvillimi i një lufte politike përmes kanaleve të buta të pushtetit, është më tepër një strategji me rrezik të ulët, që me raste ka sukses. Ai është gjithashtu më i përshtatshëm për këtë kohë dhe epokë, kur globalizimi dhe integrimi në BE i kanë zbehur kufijtë, dhe e kanë bërë politikën dhe shoqëritë e brendshme shumë më të ndërlidhura.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce 

Tags: BallkanBallkani PerëndimorDjaliNATOplëngprishësrusiaUkraina

TË LIDHURA

Tiranë/ Era e fortë thyen degën e pemës, bllokohet qarkullimi në ‘Rrugën e Elbasanit’
Aktualitet

Tiranë/ Era e fortë thyen degën e pemës, bllokohet qarkullimi në ‘Rrugën e Elbasanit’

20:34 | 26/09/2025
Aksident rrugor në aksin Berat-Poliçan. Porshe bie në kanal, humb jetën 34-vjeçari, 2 të plagosur nisen drejt Traumës
Aktualitet

Aksident rrugor në aksin Berat-Poliçan. Porshe bie në kanal, humb jetën 34-vjeçari, 2 të plagosur nisen drejt Traumës

19:51 | 26/09/2025
Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit
Aktualitet

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

19:17 | 26/09/2025
Next Post
Ja plani B i Barcelonës, nëse dështon pista Coutinho

Ja plani B i Barcelonës, nëse dështon pista Coutinho

Video/ Trump frikësohet nga “Ariu rus”,  zbarkon “buldozerin” në Maqedoni

Video/ Trump frikësohet nga “Ariu rus”, zbarkon “buldozerin” në Maqedoni

Flamuri shqiptar lë pa gjumë serbët në Bujanoc

Flamuri shqiptar lë pa gjumë serbët në Bujanoc

JU REKOMANDOJMË

“Ditë historike”, Braçe për Veliajn: Hera e parë që Këshilli Bashkiak shkarkon kryebashkiakun. Çështja s’duhej bërë kaq publike

“Ditë historike”, Braçe për Veliajn: Hera e parë që Këshilli Bashkiak shkarkon kryebashkiakun. Çështja s’duhej bërë kaq publike

14:57 | 23/09/2025
Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

14:54 | 23/09/2025
E rëndë në Librazhd, 59-vjeçari i vë flakën vetes me benzinë

E rëndë në Librazhd, 59-vjeçari i vë flakën vetes me benzinë

12:13 | 19/09/2025
“Ose do ishim më të forte, ose do ndaheshim”, rrëfen mes lotëve Blerta Celibashi per lidhjen me Princ Leken

“Ose do ishim më të forte, ose do ndaheshim”, rrëfen mes lotëve Blerta Celibashi per lidhjen me Princ Leken

20:19 | 25/09/2025




TË FUNDIT

Organizata “Mjekët pa Kufij” pezullon aktivitetin në Gaza për shkak të rrezikut të sulmeve izraelite: Të detyruar të largohemi
Bota

Organizata “Mjekët pa Kufij” pezullon aktivitetin në Gaza për shkak të rrezikut të sulmeve izraelite: Të detyruar të largohemi

by mirseda
20:57 | 26/09/2025
0

OJQ-ja kryesore e kujdesit shëndetësor Médecins Sans Frontières (Mjekët Pa Kufi) po largohet nga qyteti i Gazës...

Tiranë/ Era e fortë thyen degën e pemës, bllokohet qarkullimi në ‘Rrugën e Elbasanit’

Tiranë/ Era e fortë thyen degën e pemës, bllokohet qarkullimi në ‘Rrugën e Elbasanit’

20:34 | 26/09/2025
Publikohet në fletoren zyrtare vendimi i qeverisë për shkarkimin e Erion Veliajt

Publikohet në fletoren zyrtare vendimi i qeverisë për shkarkimin e Erion Veliajt

20:21 | 26/09/2025
Aksident rrugor në aksin Berat-Poliçan. Porshe bie në kanal, humb jetën 34-vjeçari, 2 të plagosur nisen drejt Traumës

Aksident rrugor në aksin Berat-Poliçan. Porshe bie në kanal, humb jetën 34-vjeçari, 2 të plagosur nisen drejt Traumës

19:51 | 26/09/2025
Komisioni i Disiplinës nuk i kursen gjobat për klubet shqiptare

Komisioni i Disiplinës nuk i kursen gjobat për klubet shqiptare

19:40 | 26/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com