Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Rusia dhe Irani kundër vendeve Perëndimore dhe NATO-s

8 vjet ago
in Të Gjitha
Rusia dhe Irani kundër vendeve Perëndimore dhe NATO-s

Nga Prof. Kristo Muzaka/Situata gjeopolitike në Ballkan dhe në Rajon duket se ka ndryshuar pas vendimit të SHBA për prishjen e marrëveshjes me Iranin për programet bërthamore.

Kriza ekonomike dhe dobësitë në arenën diplomatike duket se po I afron akoma më shumë Rusinë dhe Iranin që kanë gjetur mbështetjen e liderëve respektive me të vetmin qëllim atë të rritjes së ndikimit ruso-iranian në Shqipëri dhe vendet e Ballkanit.

Irani ka shfaqur gjithmonë interes për Shqipërinë të cilën e konsideron si pikë strategjike ku duhet të ketë influencë.

Në sajë të presionit të NATO-s , BE-së dhe pozicionimit pro Euroatlantik të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndikimi Iranian në Shqipëri është ulur shumë por përsëri rreziku mbetet kur në lojë futet edhe dhelpra e vjetër Rusia.

Në Teheran janë të shqetësuar për bashkëpunimin e Shqipërisë me vendet e BE-së dhe anëtarë të NATO-s dhe ky presion I ka shtyrë emisarët e Liderit Suprem të gjejnë mbështetjen e Rusisë.

A përbëjnë shoqatat, fondacionet një kërcënim serioz për Shqipërinë dhe vendet e Ballkanit?

Në fund të muajit Maj rezulton se ambasadorët rus dhe Iranian në Tiranë janë takuar në fshehtësi dhe supozohet se kanë premtuar rritjen e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve kjo edhe në bazë të direktivave të dhëna nga Presidenti Putin pas rizgjedhjes së tij.

Nga një analizë e ekspertëve gjeopolitik Irani prej vitesh ndjek modelin rus për rritjen e ndikimit në Shqipëri, Maqedoni, Kosovë dhe vendet e tjera të Ballkanit dhe më konkretisht:

Përdorimi i shoqatave të Miqësisë Shqipëri Iran e cila u krijua nga ish ambasadori Iranian Alibeman Eghbali Zarch;

Shfrytëzimi i Fondacioneve fetare si Kurani, Kolegji Saadi që nuk janë gjë tjetër por entitete të ngjashme me shoqatat pro ruse në Shqipëri;

Në Kosovë janë financuar hapja e Fondacioneve Fetare dhe Kulturore Iraniane me mbështetjen e diplomatëve Iranian të Tiranës dhe Shkupit ku ndër të tjera OJF-Koran-Prizreni; OJQ Ehli Bejti që prodhon propagandë gjoja fetare por të orkestruar nga punonjësit e MOIS dhe në veçanti të IRGC- emisarët shpirtëror të Liderit Suprem Iranian.

Përdorimi i mediave të huaja dhe vendase për propagandë të pastër me material të përgatitura nga Tehrani ose me urdhër të punonjësve të ambasadave në Tiranë, Shkup e Prishtinë.

Rreziku sipas ekspertëve vjen pikërisht nga financimet e dyshimta dhe kontrolli i aktiviteteve fetare dhe kulturore të OJF dhe shoqatave nga punonjës të MOIS dhe të IRGC në Tiranë e Shkup.

Infiltrimi i agjentëve Iranian në organizata, fondacione në Shqipëri, Maqedoni, Kosovë e Mal të Zi është i njëjti model i infiltrimit i ndjekur nga agjentët e kamufluar rus cka konfirmon se këto dy vende kanë rritur nivelin e bashkëpunimit.

Nga Tehrani media prestigjioze theksojnë faktin se Lideri Suprem ka urdhëruar shtimin e numrit të diplomatëve në ambasadën iraniane në Tiranë dhe ka firmosur rishikimin e buxhetit për vitin 2018 dhe kjo interpretohet si rritje e operacioneve “sekrete” të agjentëve të MOIS e IRGC në Shqipëri e Ballkan.

NATO dhe BE janë të vetëdijshëm për rrezikun që paraqesin këto dy forca të errëta për destabilizimin e Ballkanit por edhe të Rajonit dhe po i kushtojnë vëmendjen e duhur.

Gjithsesi bashkëpunimi Iraniano-rus dhe aktiviteti i shërbimeve sekrete iraniane dhe ruse në vendin tonë dhe Ballkan mbetet kërcënimi kryesor drejt rrugës së BE-së./Faktor.al

Tags: IranikunderNATOperendimorerusiavendeve

TË LIDHURA

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Next Post
Falsifikoi formularin e vetëdeklarimit, gjykata pranon të gjykojë Roshin

Falsifikoi formularin e vetëdeklarimit, gjykata pranon të gjykojë Roshin

Rusia mban peng integrimin e Ballkanit, Perëndimi mbyll sytë

Rusia mban peng integrimin e Ballkanit, Perëndimi mbyll sytë

Pas operimit, shfaqet për herë të parë Melania Trump

Pas operimit, shfaqet për herë të parë Melania Trump







JU REKOMANDOJMË

Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

18:32 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos
Bota

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos

by mirseda
22:42 | 14/03/2026
0

Një hetim është duke u zhvilluar mbi rrethanat e vdekjes së dy të burgosurve në burgun e...

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

22:40 | 14/03/2026
Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

22:23 | 14/03/2026
Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

22:03 | 14/03/2026
Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

22:01 | 14/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com