E diel, 29 Nëntor, 2020
6 C
Tirana

“Rusia cariste pro Shqipërisë”, detaje të panjohura për flirtin Shqipëri-Rusi

Më të lexuarat

Tronditet Bulqiza/22-vjeçari u qëllua nga shoku i tij, ja çfarë ka ndodhur

Policia e Bulqizës duket se është drejt zbardhjes së ngjarjes së rëndë, ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku ka humbur jetën një i ri. 22-vjeçari...

Misteri shumëvjeçar: Ku ndodhet deklarata origjinale e pavarësisë së Shqipërisë

Deklarata origjinale e Pavarësisë së Shqipërisë, e firmosur më 28 nëntor 1912 në Vlorë nga delegatët e të gjitha krahinave të Shqipërisë etnike, nuk...

U ekzekutua me 8 plumba në Belgjikë, zbardhet identiteti i shqiptarit të vrarë

Mbrëmjen e djeshme, Brukseli u tmerrua nga të shtëna armësh, nga të cilat mbeti i vdekur një 38-vjeçar shqiptar. Ditën e sotme, është zbardhur identiteti...

A do të na mbrojë vaksina e Covid-19?

Pretendentët kryesorë në garën e vaksinave COVID-19 kanë patur nivele të ndryshme suksesi pas provave klinike, por çfarë do të thotë kjo për luftën...

Kurba e Covid mbetet e lartë në vend, 10 viktima

Situata epidemiologjike në vend, mbetet e rënduar pasi vijojnë të regjistrohen shifra të larta të të infektuarve dhe viktimave nga Covid-19. Ministria e Shëndetësisë informon...

”Për dy javë zhduket Covid nga planeti”/ Mjeku popullor tregon terapinë

Mjeku popullor, Ruzhdi Metali është shprehur se virusi Covid-19, mund të zhduket për dy javë nga planeti. Në ''Zonë e Lirë'', ai tha se fillimisht...

Ish-konkurrenti i “Për’puthen” i nxjerr bojën emisionit, nxjerr prapaskenat

Një ish-konkurrent i “Për’puthen” ka publikuar fotot e dyshimta të lojtarit të këtij edicioni, Atdheut, para se të bëhej pjesë e emisionit. Siç duket...

“Një pllakë tektonike po lëviz”, sizmologu i njohur turk paralajmëron banorët

Gjatë paradites se sotme, lëkundje të forta u ndjenë në Turqi, duke i shtuar edhe më tej panikun qytetarëve se do të rikthehet situata...

Studimi: Ja 2 tiparet, që mund t’i bëjnë njerëzit super-përhapës të Covid-19

Provat të shumta tregojnë se super-përhapësit janë faktorët kryesorë të pandemisë Covid-19. Një numër studimesh, kanë treguar se shumica e njerëzve të prekur nga...

Pamje të rënda nga aksidenti i yllit të Arsenalit, udhëtonte me mjetin luksoz

Pamje të tmerrshme të aksidentit të mesfushorit të Arsenalit, Joe Willock, kanë bërë xhiron e rrjetit. Ai po udhëtonte me mjetin e tij luksoz...

Gjithçka nis atë verë të largët të vitit 1945 kur një personazh i diplomuar në Harvard me emrin Koço Tashko emërohet ambasador në Moskë. Komunizmi kishte pushtuar gjysmën e botës dhe Shqipëria e vogël ishte lyer për herë të parë në historinë e saj e tëra me të kuqe. Rusia ishte aleati i madh, kishte fituar luftën e Dytë Botërore por njëkohësisht kishte instaluar komunizmin. Por në fakt ndonëse viti 1945 ishte viti i parë i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ky nuk ishte kontakti i parë diplomatik dhe politike mes dy shteteve. Fan Noli, një nga personazhet më të rëndësishme të historisë së Shqipërisë, kryeministër dhe kryepeshkop kishte qenë me vizitë në Moskë në një nga konventat politike. Një veprim që ndonëse nuk është bërë shumë publik cilësohet si një anë jo shumë e qartë në aktivitetin e tij. A ishte apo jo Noli bolshevik këtë nuk mund ta themi, por kontaktet që ai vuri me Rusinë në atë kohë ishin të tilla që pas kishte dyshime. Madje një Ali Kelmendi, për të cilin mendohet se ishte ai që solli i pari idetë komuniste nga Bashkimi Sovjetik dhe që më pas iu transferuan Enver Hoxhës. Në atë kohë ky akt cilësohej sikur Ali Kelmendi të ishte shqiptari i parë që zbriste në hënë. Por sot nga i njëjti fakt na vjen turp pse ishte ky komunizëm që jo vetëm na ndau edhe me Bashkimin Sovjetik, por me tërë botën mbarë, ndërsa ne ishim edhe fajtorë edhe viktima.

 

Stinët e marrëdhënieve Rusi-Shqipëri

Por era e marrëdhënieve mes Rusisë dhe Shqipërisë frynte çuditërisht veçse sipas stinës. I pari lajmëtar ishte po ambasadori i parë i Shqipërisë. Koço Tashko një personazh shumë i njohur dhe intelektual i zoti u shpall armik vetëm pas prishjes së marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik. Ishte po ky ambasador që nxiti dhe organizoi vizitat respektive të delegacioneve mes dy shteteve. Përmendim këtu katër vizita e Enver Hoxhës në Moskë dhe takimet me Stalinin. Por edhe vizitat e një radhë me politikanë rusë që kulmin e patën me Nikita Hrushovin. Por thyerja e marrëdhënieve mes Tiranës dhe Moskës nisën fillimisht që vdekjen e Stalinit. Ardhja e Nikita Hrushovit në drejtimin e Bashkimit Sovjetik, solli edhe një erë të re marrëdhëniesh në bllokun lindor. Kritikat që Hrushovi i bëri Stalinit dhe hapja e tij me perëndimin nuk i pëlqeu aspak Enver Hoxhës. E megjithëse vendi ynë ishte një shtet tepër i vogël në krahasim me Rusinë, Enver Hoxha në mbledhjen e 80 partive komuniste në Moskë nuk hezitoi ta kritikonte ashpër politikën e Hrushovit. Kritikë kjo që tronditi botën komuniste dhe që bëri që BS-ja ta shpallte Shqipërinë “non grata”. Që pas vitit 1961 vendi ynë dhe BS-ja ngrinë marrëdhëniet mes tyre duke mos pasur më asnjë lloj pikë kontakti.

 

Rifillimi i marrëdhënieve

Marrëdhëniet diplomatike me Rusinë nisën vetëm në vitin 1991, kur bota komuniste ishte në grahmat e fundit të jetës. Në 1991 Shqipëria lidh marrëdhëniet diplomatike me Moskën duke çuar ambasador në atje Pertef Hasamataj. Por në ndryshim nga periudha e kohës komuniste marrëdhëniet e Rusisë dhe vendit tonë janë në nivele të dorës së dytë. Që nga viti 1991 e deri tani Shqipërinë nuk e ka vizituar asnjë personalitet i lartë rus.

 

TE DHENA DHE KURIOZITETE

1913

Historiani i njohur rus Pjetër Iskenderov në një studim të tij ka nxjerrë një fakt interesant rreth marrëdhënieve Rusi-Shqipëri. Sipas tij Rusia cariste ishte ndër vendet kryesore që mbrojti kufijtë shqiptarë në vitin 1913. Madje po sipas Iskenderov ishte Rusia ajo që ndaloi Serbinë mos ta pushtonte Shqipërinë gjatë këtyre viteve.

 

Nëntor 1927

Me rastin e dhjetëvjetorit të Revolucionit Socialist të Tetorit, ne Moskë u organizua një Kongres i miqve të BS. Fan Noli, një nga personazhet më të rëndësishme të historisë së Shqipërisë, kryeministër dhe kryepeshkop, mori pjese në ketë Kongres si anëtar i delegacionit që përfaqësonte popujt e Ballkanit. Një veprim që ndonëse nuk është bërë shumë publik cilësohet si një anë jo shumë e qartë në aktivitetin e tij.

 

1930

Mendohet se është Ali Kelmendi ai cili solli për herë të parë në Shqipëri idetë komuniste ruse. Në vitet ’30 pas, disa viteve emigracion në Rusi, Kelmendi vjen në Shqipëri duke sjellë me vete edhe idetë bolshevike. Kelmendi cilësohet si njeriu që në një mënyrë jozyrtare bëri lidhjet e para të vendit tonë me Bashkimin Sovjetik.

 

1945

Fill pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, në vitin 1945 fillojnë marrëdhëniet zyrtare dhe diplomatike me Rusinë. Ambasadori i parë i yni në Bashkimin Sovjetik të pasluftës ka qenë Koço Tashko, i diplomuar në Harvard. Ai ishte një nga drejtuesit e Partisë Komuniste dhe u vendos në këtë post për shkak të rëndësisë që kishin marrëdhëniet e Shqipërisë me Bashkimin Sovjetik.

 

1946

Vetëm pas vitit 1946 marrëdhëniet mes Tiranës dhe Moskës bëhen më kulminante. Kjo erdhi si rrjedhojë e prishjes së Stalinit me udhëheqësin e ish-Jugosllavisë Josif Broz Tito. Bashkimit Sovjetik i duhej Shqipëria si fqinje e Beogradit, për t’ia kundërvënë serbëve.

Lexo edhe :   Provoni të bëni betejë politike me tërmetin

 

1947

Në vitin 1947 Enver Hoxha zhvillon vizitën e parë në Rusi. Gjatë kësaj vizite ai u takua edhe Stalinin. Pas kësaj vizite marrëdhëniet e vendit tonë me Moskën shkuan drejt përforcimit. Duke filluar nga viti 1947 Enver Hoxha u takua 5 herë me J. V. Stalinin.

Lexo edhe :   Kuajt që tërheqin karrot elektorale dhe pandemia si shkop në rrota

 

1953

Pas vdekjes së Stalinit marrëdhëniet mes Moskës dhe Tiranës po shkonin drejt ftohjes. Këtu ndikoi era e re e politikës për një bashkëpunim të ri me perëndimin që solli Nikita Hrushovi. Por edhe sulmi që Hrushovi i bëri Stalinit si diktator.

 

28 mars 1955

Në 28 mars të vitit 1955 Shqipëria aderoi edhe në Traktatin e Varshavës. Një organizatë ushtarake kjo që u krijua nga Rusia ku bënin pjesë vendet komuniste të Evropës lindore për t’iu kundërvënë NATO-s. Nga kjo organizatë Shqipëria doli pas prishjes së marrëdhënieve me Rusinë.

 

Maj 1959

Në maj të vitit 1959, Hrushovi bëri një vizitë në Shqipëri. Por pavarësisht vizitës u duk që marrëdhëniet nuk ishin në nivelin e dikurshëm e shkak për këtë ishte bërë qëndrimi që PK e BS-së mbante ndaj Jugosllavisë me të cilën Shqipëria ishte ndarë që në vitin 1948. por edhe politika e Hrushovit ndaj perëndimit.

 

Nëntor 1960

Nëntor i vitit 1960 shënon edhe fundin e marrëdhënieve Moskë-Tiranë. Enver Hoxha në Mbledhjen e 81 Partive Komuniste e Punëtore të Botës kritikon rëndë politikën e ndjekur nga Nikita Hrushovi. Këto kritika të Hoxhës sollën një tronditje në unitetin komunist. Por këto kritika që nuk u përtypën aspak lehtë nga Bashkimi Sovjetik.

 

1961

Ishte viti 1961 kur Shqipëria vendosi të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me aleatin e saj më të madh, Bashkimin Sovjetik. Për 30 vjet me radhë si Rusia ashtu edhe ne nuk kryem më patëm më asnjë fushë veprimi dhe bashkëpunimi të përbashkët.

 

1991

Marrëdhëniet diplomatike që u shkëputën për gati 30 vjet për të filluar, pikërisht në vitin 1991. Pertef Hasamataj ishte njeriu që do të emërohej në krye të përfaqësisë diplomatike shqiptare në Moskë, pas gati 30 vjet ndërprerje të marrëdhënieve diplomatike.

 

1991-2015

Por që nga viti 1991 e deri tani marrëdhëniet e vendit tonë dhe Rusisë kanë thjesht në nivelet e dorës së dytë. Gjatë këtyre 24 viteve asnjë personalitet i lartë rus nuk e ka vizituar vendin tonë.

 

Prishja e marrëdhënieve

E megjithëse vendi ynë ishte një shtet tepër i vogël në krahasim me Rusinë, Enver Hoxha në mbledhjen e 81 partive komuniste në Moskë nuk hezitoi ta kritikonte ashpër politikën e Hrushovit. Kjo është edhe përplasja e parë e Moskës me Tiranën.

 

Traktati i Varshavës

Pas prishjes së marrëdhënieve diplomatike dhe daljes së vendit tonë nga pakti i Varshavës, Bashkimi Sovjetik e kërcënoi disa herë vendin tonë për një sulm nga ana e saj. Por gjeopolitika e kohës dhe forcimi i marrëdhënieve tona me Kinën bëri që kërcënimet të mbeteshin vetëm në deklarata.

 

Nëndetësja 105

Marrëdhëniet e mira me Rusinë bënë që ushtria ruse të dislokojnë në bazën detare të Pasha Limanit në Vlorë një skuadrilje nëndetëses. Pas prishjes së marrëdhënieve rusët tërhoqën armatimet, por disa prej tyre u mbajtën nga pala shqiptare, siç ishte nëndetësja 105. Rusët protestuan për këtë vendim të palës shqiptare. Historia e nëndetëses u bë e famshme edhe nga filmi “Ballë për ballë”.

 

Shqipëria në raport me Bashkimin Sovjetik

Menjëherë pas luftës në vështrimin e BS-së Shqipëria ishte thjesht një vend i vogël, me ekonomi krejt të prapambetur, pa kurrëfarë infrastrukture dhe, si i tillë, aspak joshës. BS-ja ishte i interesuar për Shqipërinë, vetëm në kontekstin e interesave strategjike për ta pasur Shqipërinë në sferën e vet të influencës. Përkrahja sovjetike në OKB për problemet shqiptare kishte pikërisht këtë synim. Deri më 1948, pavarësisht nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike Shqipëri – BS, lidhjet e Moskës me Tiranën realizoheshin vetëm nëpërmjet Beogradit.

Ky ishte një nga faktorët që intensifikuan rritjen e ndikimit jugosllav në Shqipëri. Deri më 1948 ajo u la nën influencën jugosllave. Shqipëria hyri në perimetrin e interesave sovjetike vetëm pas thyerjes sovjeto-jugosllave. Kundër Jugosllavisë Tirana ndërmori një propagandë bubullitëse dhe nuk mungoi që edhe nga Shqipëria të organizoheshin grupe agjentësh që hidheshin në Jugosllavi për të përmbysur regjimin e Titos, ashtu sikundër kufiri shqiptar ishte i hapur për guerilasit grekë. Por sovjetikëve edhe jugosllavët u dolën nga duart edhe PKG-ja dështoi me luftën e saj guerile. Pikërisht në këtë moment rëndësia strategjike e Shqipërisë në njëfarë mënyre u rivlerësua.

Për BS-në, ruajtja e komunizmit në Shqipëri u kthye më e pakta në çështje prestigji. Pozita e saj në kanalin e Otrantos dhe fqinjësia me Greqinë dhe Jugosllavinë e nxiti BS-në ta mbante Shqipërinë si kartë presioni ndaj fqinjëve të vet, duke i premtuar asaj siguri e mbështetje.

Vetë Hrushovi më 1956 do të shprehej në punimet e Konferencës së Këshillit Ekonomik në Moskë se “Ne na preokupon çështja e Shqipërisë,… se me anën e vendit tuaj ne duam t’u tërheqim vëmendjen Turqisë, Greqisë dhe Italisë, domethënë që edhe ato të marrin shembull nga ju“.

Burimi: Njëkomb.org

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Si mund ta padisë Gjermania Asadin për përdorim armësh kimike?

Drejtësia gjermane po shqyrton mundësinë e ngritjes së një padie për sulmet me gaz helmues në Siri. Deutsche Welle dhe "Der Spiegel" biseduan me...

Rita Ora uron ditën e flamurit në gjuhën shqipe dhe me foto provokuese

Rita Ora, këngëtarja me famë botërore asnjëherë nuk harron origjinën e saj. Ajo ka uruar Ditën e Flamurit me disa foto shumë provokuese, ku shihet...

Misteri shumëvjeçar: Ku ndodhet deklarata origjinale e pavarësisë së Shqipërisë

Deklarata origjinale e Pavarësisë së Shqipërisë, e firmosur më 28 nëntor 1912 në Vlorë nga delegatët e të gjitha krahinave të Shqipërisë etnike, nuk...

Nuk ka llogari bankare, liderja e Hong Kongut i mban paratë në shtëpi

Shefja ekzekutive e Hong Kongut, Carrie Lam, ka thënë në një intervistë televizive se ajo duhet të ruajë “grumbuj parash” në shtëpi, sepse nuk...

Video/ Sulmuesi shqiptar shënon në fund, i jep 1 pikë skuadrës turke

Sulmuesi, Jetmir Topalli ka shënuar gol në minutën e 95’ në sfidën e Superligës turke, të zhvilluar midis Gazientep dhe Jeni Malatjaspor. 22-vjeçari nga Kosova...