Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Rusi/ Shtatë nxënës e dy mësues të vrarë nga sulmi me armë në një shkollë

4 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha
Rusi/ Shtatë nxënës e dy mësues të vrarë nga sulmi me armë në një shkollë

Një person i armatosur sulmoi një shkollë të martën në mëngjes në qytetin rus Kazan, duke shkaktuar vdekjen e të paktën nëntë vetëve. Bëhet fjalë për shtatë nxënës të klasës së tetë dhe dy mësues. 21 të tjerë u shtruan në spital, thanë zyrtarët rusë. Pamjet e mediave ruse tregonin nxënës të veshur me të zeza dhe të bardha duke dalë nga ndërtesa. Një video tjetër përshkruante dritaret e copëtuara dhe shtëllunga tymi që dilnin nga dritaret ndërsa në sfond dëgjoheshin tinguj që ngjanin me të shtëna. Dhjetra ambulanca shkuan në hyrje të shkollës pas sulmit dhe policia bllokoi dyert e ndërtesës.

Media ruse tha ndërsa disa studentë ishin në gjendje të shpëtonin, të tjerët ishin bllokuar brenda gjatë incidentit. Më në fund të gjithë nxënësit u evakuuan në çerdhe dhe kopshte përreth ku u morën nga prindërit. Zyrtarët thanë se autori i sulmit është arrestuar dhe policia ka hapur një hetim penal ndaj tij. Autoritetet vendosën menjëherë masa shtesë sigurie në të gjitha shkollat në Kazan, një qytet 700 kilometra në lindje të Moskës.

Rustam Minnikhanov, guvernator i republikës së Tatarstanit, kryeqyteti i të cilit është Kazani, tha se katër djem dhe tre vajza, të gjithë nxënës të klasës së tetë, vdiqën. Zyra e tij e shtypit tha më pas se edhe një mësues kishte humbur jetën. “Terroristi është arrestuar rezsulton një  19 vjeçar. Një armë zjarri është regjistruar në emrin e tij. Nuk janë identifikuar bashkëpunëtorë të tjerë por po zhvillohet një hetim,” tha zoti Minnikhanov pasi vizitoi shkollën, shkruan BBC.

Sipas zyrtarëve shëndetësorë të Tatarstanit, 21 persona u shtruan në spital me plagë pas sulmit, përfshirë 18 fëmijë, gjashtë prej të cilëve ishin në “gjendje të rëndë”. Autoritetet e shpallën të mërkurën ditë zie për të nderuar viktimat e sulmit dhe anuluan të gjitha mësimet në shkollat e Kazanit.

Ndërsa sulmet me armë zjarri në shkolla janë relativisht të rralla në Rusi, vitet e fundit ka pasur disa raste të tilla, kryesisht nga nxënës. Në përgjigje të sulmit të së martës, autoritetet në disa rajone ruse urdhëruan inspektime të gjera të sigurisë në shkolla. Media ruse tha se autori i sulmit ishte një ish-nxënës i shkollës i cili thuhet se e quante veten “zot” në llogarinë e tij në aplikacionin e mesazheve Telegram dhe kishte thënë se do të “vriste” shumë vetë në mëngjesin e sulmit. Llogaria u bllokua nga Telegram pas sulmit, tha media e pavarur ruse “Meduza”.

Ligjvënësi rus Alexander Khinshtein tha në Telegram se i dyshuari e kishte marrë liçencën për armë më pak se dy javë më herët dhe shkolla nuk kishte ndonjë siguri përveç një butoni paralajmërimi. Presidenti rus Vladimir Putin shprehu ngushëllimet e tij për familjet e viktimave dhe uroi shërim të shpejtë për të plagosurit, duke urdhëruar qeverinë t’u jepte të gjithë ndihmën e nevojshme. Zyrtarët rusë premtuan t’u paguajnë familjeve nga 1 milion rubla (afërsisht 13,500 dollarë) secilës dhe 200,000 deri 400,000 rubla (2,700 – 5,400 dollarë) të plagosurve. Putin urdhëroi gjithashtu kreun e Gardës Kombëtare të Rusisë, Victor Zolotov të rishikojë rregulloret mbi llojet e armëve të lejuara për përdorim civil. Autoritetet në Tatarstan urdhëruan kontrolle për të gjithë pronarët e armëve në rajon.

Tags: mesuesnxenesrusishkollesulmvdekje

TË LIDHURA

Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë
Bota

Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

22:04 | 12/07/2025
Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit
Aktualitet

Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

22:01 | 12/07/2025
Valë rekord nxehtësie në Britaninë e Madhe, me temperatura deri në 33°C
Bota

Valë rekord nxehtësie në Britaninë e Madhe, me temperatura deri në 33°C

21:50 | 12/07/2025
Next Post
BE: Ballkani Perëndimor më shumë se teknikalitete zgjerimi

BE: Ballkani Perëndimor më shumë se teknikalitete zgjerimi

India në kaos/ Njerëzit po përdorin bajga lope për t’u mbrojtur nga Covid-19

India në kaos/ Njerëzit po përdorin bajga lope për t'u mbrojtur nga Covid-19

Anëtari i Komitetit Teknik: Pro lehtësimit të masave, të shtyhet ora policore

Anëtari i Komitetit Teknik: Pro lehtësimit të masave, të shtyhet ora policore

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025




TË FUNDIT

Meriton Mjekiqi dhe vëllai në kërkim nga policia – dyshohen për dh*në!
Showbizz

Meriton Mjekiqi dhe vëllai në kërkim nga policia – dyshohen për dh*në!

by mirseda
22:51 | 12/07/2025
0

Moderatori i njohur, Meriton Mjekiqi, bashkë me vëllain e tij ndodhet në kërkim nga organet e rendit....

Finalja e Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat: Jemi më gati se asnjëherë

Finalja e Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat: Jemi më gati se asnjëherë

22:07 | 12/07/2025
Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

22:04 | 12/07/2025
Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

22:01 | 12/07/2025
Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

21:57 | 12/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com