E premte, 3 Dhjetor, 2021
13.5 C
Tirana

Rusi, parlamenti mbështet kandidaturën e Putinit për kryeministër

Parlamenti rus mbështeti me një shumicë dërrmuese të enjten kandidaturën e papritur të Presidentit Vladimir Putin për kryeministër të vendit.

Ndryshimet e fundit në qeverinë ruse janë cilësuar nga një e përditshme si “revolucioni i janarit”, një ndryshim i madh në skenën politike që sipas disa opinioneve mund t’i sigurojë Putinin pushtet të përjetshëm.

Duma Shtetërore, dhoma e ulët e parlamentit rus votoi 53 vjeçarin Mikhail Mishustin, i cili nuk ka pasur pothuajse fare karrierë politike, me 383 vota pro nga 424 që votuan gjithësej. 41 ligjvënës abstenuan ndërsa nuk pati asnjë votë kundër.

Mishustin, i cili ka drejtuar shërbimin kombëtar të taksave e ka luajtur hokej në akull me Putin, tha se do të zgjedhë kabinetin e tij në një të ardhme të afërt. Menjëherë pas votimit në parlament, Putin nënshkroi dekretin duke e emëruar atë si kryeministër të vendit.

Ngjitja e tij në politike është pjesë e një “shkundje” të përgjithshme të sistemit politik të njoftuar nga Putin të mërkurën, që çoi në dorëheqjen e Dmitry Medvedev nga posti i kryeministrit së bashku me qeveria e tij.

Ndryshet e papritura e radikale e forcojnë kontrollin e Putinit mbi procesin e tranzicionit dhe shihet nga disa si një përpjekje për të reduktuar konfliktet e brendshme politike deri në 2024-n, shkruan “Voa”.

Largimi i menjëhershëm i qeverisë së Medvedev i jep mundësi Putin të tregojë se po i përgjigjet pakënaqësisë publike pas disa vitesh me probleme të mëdha ekonomike dhe një vendimi të kundërshtuar gjerësisht për rritjen e moshës së pensionit.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bora dhe Semi do të “hakmerren” ndaj Donaldit në “Për’puthen Prime”

Puthjet e Donaldit me Beatrixin, kanë shkaktuar një bum komentesh në rrjet. Fansat janë ndarë në grupe, ndërsa ende nuk ka patur një reagim...

Sfida mes një intelektuali që kërkon të vërtetën dhe një politikani që gënjen

Nga: Andi Bushati Ka një aksiomë të mirënjohur që shpjegon përplasjen e një politikani me një intelektual në arenën publike: Sipas saj, i pari tenton...

S’donte të bënte vaksinën, italiani shkoi me krahun prej silikoni

Disa mund të akuzohen se po përpiqen t'i shmangen sistemit për të marrë një certifikatë vaksine, por mbase askush nuk është aq i shkathët...

S’ka më lavazhe e servise makinash poshtë pallateve!Veliaj tregon masat e reja

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, gjatë një dëgjese të zhvilluar me ministren e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro, dhe përfaqësues të institucioneve të përfshira...

Vrasja e ish-deputetit, Artan Hoxha nxjerr videon

Kristian Klemendit dhe Marjan Kolës, të dyshuar për vrasjen e Pashko Ujkës u është komunikuar arrestimi ditën e sotme. Edhe pse ata kanë mohuar...