Deputetja Rudina Hajdari ka komentuar gafat e saj gjatë fjalimeve në Kuvend, për shkak të së cilave është kritikuar shpesh.
E ftuar në emisionin “E Diell”, Hajdari tha se ato kanë ardhur si pasojë e faktit se ka jetuar shumë vite në Amerikë.
Deputetja tha se në fillim mërzitej shumë nga kjo situatë, por më pas shtoi se mori më me sportivitet.
“Kam pasur shumë emocione në fillim. Edhe mendimet më vinin anglisht. Edhe ëndrrat i shikoj anglisht. Gjithsesi kam punuar shumë me veten, kam praktikuar shumë dhe e dija që ajo ishte pika më e dobët. Në fillim mërzitesha shumë.
Më pas më thonin sa më shumë përflitesh aq më mirë është. I futa një mendje të lehtë”, tha ajo.