E mërkurë, 16 Qershor, 2021
25.5 C
Tirana

Shtyu konferencën për shtyp, Thaçi publikon foton nga vendlindja

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka zgjedhur ta kalojë këtë të diel në vendlindjen e tij, në fshatin e Burojës.

Kreu i shtetit ka publikuar në Facebook një fotografi me prindërit e tij, ku krahas saj shkruan: “Në vendlindje, me prindërit. HTH”.

Kujtojmë se presidenti Thaçi pritej që të mbante një konferencë mbrëmjen e sotme, por zyra e presidencës njoftoi më herët shtyrjen e saj.

Ai shtyu për të hënën adresimin e tij për opinionin publik, lidhur me aktakuzat e ngritura nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Në Gjykatën e Hagës është dërguar një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim, në të cilën Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të tjerë, akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte.

Ditë më parë, prindërit e Thaçit u shprehën krenarë për veprimet e të birit, teksa thanë se ai do të dalë fitimtar në këtë situatë, pasi ‘është në rrugën e drejtë’.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Italia në panik/ Alarm për bombë pranë stadiumit ku do luhet kundër Zvicrës

Italia ndodhet në panik, pak orë para se përfaqësuesja të luajë ndeshjen e dytë të kampionatit europian përballë Zvicrës. Një alarm për bombë, ka...

SHBA i dhuron Shqipërisë, 1 milion dollarë pajisje mjekësore

Komanda europiane e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i ka dhuruar Shqipërisë 1 milion dollarë pajisje mjekësore kundër koronavirusit për spitalin Nënë Tereza në...

Putin: Biden është burrë shteti, shumë ndryshe nga Trump

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin e ka konsideruar burrë shteti homologun e tij amerikan, Joe Bideen. Në konferencën për mediat pas takimit me këtë të...

Euro prek nivelin më të ulët që nga fillimi i pandemisë

Euro ra të mërkurën në nivelin e 122.85 lekëve, duke prekur nivelin më të ulët që nga fillimi i pandemisë. Sipas kursit zyrtar të këmbimit...

BE-ja bie dakord për sanksione të reja ndaj Bjellorusisë

Bashkimi Evropian ka rënë dakord për të vendosur sanksione ndaj 78 individëve dhe shtatë entiteteve të Bjellorusisë për shkak të uljes së detyruar të...