E mërkurë, 22 Shtator, 2021
14.5 C
Tirana

Rudina Hajdari tregon pse nuk e djeg mandatin: Dua të sjell një model të ri demokratik

Deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari ka folur sot në foltoren e Kuvendit, ku ka treguar edhe një herë arsyet përse ka vendosur të mos e djegë mandatin e saj.

Hajdari tha se askush s’mund ta gjykojë vendimin e saj, ndërsa shtoi se ajo do të bëjë hapa të sigurt larg politikës së vjetër dhe se do të vijë me propozime konkrete për ta kthyer vendin në normalitet.

“Dua të sjell një model të ri demokratik, një frymë të re parlamentare, unë si çdo deputet jam përgjegjëse para zgjedhësve të mi”, tha ndër të tjera Hajdari.

Fjala e deputetes:

Shqipëria nuk duhet të shihet si një faktor destabilizues në Ballkan. Ne duhet të jemi shumë në këtë perspektivë, të mos lejojmë veten të bëhemi shembull i së keqes në sytë e botës. Shembulli i kësaj që thashë është edhe qeveria, që refuzon të shohë vrasjet, largimin në masë të qytetarëve, abuzimin me fëmijët.

Kjo qeveri gjysmake e votuar vetëm nga 23% e shqiptarëve, nuk do t’ia dijë më për qytetarët e saj.

Këtë e tregon qartë edhe raporti i fundit i DASH. Qeveria s’mund të përdore BE-në si alibi për të shmangur përgjegjësitë e saj. Unë si çdo deputet jam përgjegjëse para zgjedhësve të mi. Asnjë s’mund ta gjykojë vendimin tim, ashtu si vet historia, unë do bëj hapa të sigurt larg politikës së vjetër. Do vij me propozime konkrete për ta kthyer vendin në normalitet

Dua të sjell një model të ri demokratik, një frymë të re parlamentare që do i japë fund tranzicionit në Shqipëri. / Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Për një parlamentarizëm antimafie, antikorrupsion

Nga: Pëllumb Nako Parlamenti filloi punimet nën një normalitet absolut. Sigurisht, u krijuan edhe komisionet përkatëse, të njëjtë si të viteve e dekadave më parë....

Alternime kthjellimesh dhe vranësira. Nesër priten teshje shiu të izoluara

Ditën e merkurë, vendi ynë pritet të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Reshje shiu...

Artan Hoxha: Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim ka zhvilluar së fundmi një takim me 15 prokurorët e SPAK, ku ka përçuar mesazhe të rëndësishme....

Lajçak i shqetësuar për situatën në veri të Kosovës

Përfaqësuesi i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se ka njoftuar vendet e BE-së për situatën në veri të Kosovës. Me anë...

Kurti takim me ambasadorët e QUINT-it, zbulon vendimin e fundit

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim ambasadorët e vendeve të QUINT-it, ku është diskutuar lidhur me reciprocitetin e targave me Serbinë. Kurti...