Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kosovo

Kush po i sjell armët në Kosovë? Çfarë dihet për armatimin e fundit të konfiskuar në veri: Gjatë kontrolleve u gjetën armë, eksplozivë dhe municion

2 vjet ago
in Kosovo

“Është depoja e pestë që ne e kemi gjetur brenda vitit”, tha ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, derisa prezantonte një arsenal armësh e municionesh të kapura në veri të vendit, më 14 maj.

Në aksionin policor që, siç u tha, u iniciua nga informacionet e inteligjencës, në Zveçanin e banuar me shumicë serbe, u kapën dhjetëra armë e eksplozivë dhe mijëra copë municion.

Autoritetet e Kosovës thanë se ky armatim i gjetur mund të jetë i lidhur me sulmin e shtatorit të vitit 2023, në fshatin Banjskë të Zveçanit.

Në atë kohë, një grup i armatosur serb e ka sulmuar Policinë e Kosovës në Banjskë, duke lënë të vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

Në shkëmbim e sipër të zjarrit janë vrarë tre sulmues.

Çfarë dihet për armët e konfiskuara?

Policia e Kosovës e as MPB-ja nuk kanë ofruar detaje mbi armatimin e gjetur në aksionin e fundit apo origjinën e mundshme të tij.

Megjithatë, Njësia e Forenzikës Digjitale të Radios Evropa e Lirë, ka arritur të identifikojë llojet dhe prodhimin e disa prej armëve e municionit të gjetur, në bazë të detajeve nga fotografitë e publikuara.

Plumbat e prodhuar në Serbi e BeH

Municioni i kalibrit 7.62mm x 39mm, që u ekspozua në objektin e Drejtorisë Rajonale Policore-Mitrovicë Veri, u prodhua në vitin 1991 në fabrikën “Prvi Partizan” në qytetin e Uzhicës, në perëndim të Serbisë.

Këta plumba janë të mbushur me barutin e llojit SB-515 të prodhuar në fabrikën “Millan Bllagojeviq” në Luçan të Serbisë, në vitin 1990.

Ata janë ekspozuar me numrin 9 pas aksionit të Policisë.

Për më tepër, municioni i të njëjtit kalibër u prodhua edhe në fabrikën “Igman Zavod Konjiq” në Bosnje e Hercegovinë, në vitin 1988, i ngarkuar me barut NC-08 të prodhuar në fabrikën “Millan Bllagojeviq” në Luçan më 1987.

Këta plumba janë ekspozuar me numrin 10 në fotografinë e mëposhtme.

Radio Evropa e Lirë ka provuar të marrë informacione nga këto kompani në lidhje me armët e kapura, por të njëjtat nuk janë përgjigjur deri në momentin e publikimit të artikullit.

Armët e gjata

Municioni 7.62mm x 39mm i kapur në aksionin e fundit, përdoret veç tjerash për armën “Zastava M72B1” që po ashtu u kap në këtë aksion.

Sipas faqes specializuar WeaponSystem.net, kjo pushkë nisi të prodhohet në vitin 1973 dhe është armë e përdorur si mbështetje për ekipin gjuajtës.

Kompania e armëve “Zastava”, tani me lokacion në Kragujevc të Serbisë, ka traditë të prodhimit të armëve që nga viti 1853.

Prodhimet e tyre eksportohen dhe rishiten në dhjetëra vende të botës.

Kjo armë është ekspozuar me numrin 13 në fotografinë e mëposhtme.

Armët e konfiskuara në aksionin e datës 14 maj në Zveçan.
Pushka M70 në disa variante

Prodhimi i kësaj pushke sulmi filloi në vitin 1959, po ashtu në fabrikën “Zastava” në ish-Jugosllavi. Ajo përfaqëson një version të licencuar të pushkës së quajtur Kallashnikov.

Nga viti 1970 u përdor gjerësisht nga ushtria jugosllave.

Deri në 4 milionë pushkë M70 besohet se janë prodhuar në versione të ndryshme.

Kjo pushkë është parë në fushëbeteja dhe konflikte në Afganistan, Angola, Qipro, Irak, Jordani, Kenia, Mali, Ruandë, Siri, territore palestineze…

Përdoret, po ashtu, në Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi, Serbi dhe Slloveni, ndërsa prodhohet ende në fabrikën e armëve “Zastava Oruzhje” në Serbi.

Kompania “Zastava” nuk i është përgjigjur kërkesës së REL-it për informacione në lidhje me këto armë.

Pushkët M70 janë të ekspozuara me numrat 2 dhe 4 në fotografinë e mëposhtme.

Pushkët M70 të konfiskuara gjatë aksionit të datës 14 maj në Zveçan.
Përveç këtyre, në aksionin e Policisë u kapën edhe 62 shok-bomba, 1.5 kilogram eksploziv plastik dhe pajisje të tjera përcjellëse të armatimit.

E ekspozuar me numrin 17 shihet një pllakë mbrojtëse balistike me një shtresë anti-traumë, për t’u mbrojtur nga gjuajtjet.

Nga informacionet që shihen nga fotografia, ajo është e prodhuar nga fabrika “Mille Dragiq”, në Serbi, më 2003.

Pllaka mbrojtëse e konfiskuar në aksionin e 14 majit në Zveçan
Kjo kompani në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, ka thënë se vetëm nga fotografia nuk mund ta vërtetojnë se është produkt i prodhuar nga ata.

“Që të mund të japim mendimin tonë zyrtar dhe profesional duhet të kemi më shumë të dhëna dhe të bëjmë vlerësimin fizik të artikullit të përmendur nga fotografia”, thuhet në përgjigjen e kësaj kompanie.

Përveç konfiskimit të armëve, Policia e Kosovës ka njoftuar se në atë aksion kanë arrestuar edhe një ish-zyrtar policor të Kosovës pasi “dyshohet se është i lidhur me armët, të cilat janë gjetur në afërsi të shtëpisë së tij”.

Radio Evropa e Lirë kishte analizuar edhe sasinë e parë të armëve të konfiskuara pas sulmit në Banjskë.

Sipas hulumtimit, në shumicën e rasteve këto armë po ashtu ishin prodhuar në fabrikat serbe dhe ish-jugosllave të armëve.

Kush po i sjell armët në Kosovë?

Institucionet e Kosovës, por edhe raporte të mediave në Kosovë kanë ngritur dyshime për përfshirje direkte apo indirekte të Serbisë në armatosjen e veriut dhe sulmin e Banjskës, por një gjë e tillë është mohuar nga Beogradi zyrtar.

“Është e qartë kush qëndron prapa kësaj veprimtarie, si edhe pas depove të tjera të armatimit, sulmeve ndaj zyrtarëve tanë, pjesëtarëve të KFOR-it, gazetarëve e qytetarëve. Të njëjtit e sulmit të Banjskës, të cilët strehohen në Serbi e mbrohen dhe glorifikohen nga [presidenti serb] Aleksandër Vuçiq”, kishte thënë ministri Sveçla pas aksionit.

Në anën tjetër, Beogradi zyrtar nuk i është përgjigjur kërkesës për koment nga REL-i lidhur me arsenalin e fundit të armëve të kapur në veri.

Sipas Mentor Vrajollit, drejtor i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, është vështirë të verifikohet që Serbia në mënyrë të organizuar është duke dërguar armë në veri.

“Por, është shumë vështirë edhe të vërtetohet e kundërta”, thotë ai.

“Është e pamundur që gjithë ajo sasi e armëve të hyjë në Kosovë, një pjesë e tyre prodhim i vonshëm, e që askush nga shteti serb të mos ketë qenë i përfshirë në këtë kontrabandë”, thotë ai.

Sipas Vrajollit, në zgjidhjen e kësaj enigme duhet të kenë rol edhe institucionet ndërkombëtare të sigurisë.

“Krejt çka duhet është që komuniteti ndërkombëtar të flasë hapur për këtë problem dhe të bëjë trysni të drejtpërdrejtë që Serbia të mos fusë armë në Kosovë dhe të mos përpiqet të destabilzojë paqen në rajon”, thotë Vrajolli.

Brishtësia e vijës së gjatë kufitare të Kosovës dhe Serbisë, siç thotë ai, po ashtu e bën të vështirë kontrollin e kontrabandës së mundshme të armëve nga Serbia drejt veriut të Kosovës.

Në anketën e quajtur Barometri Kosovar i Sigurisë, i publikuar nga QKSS-ja, në vitin 2023, 77 për qind e të anketuarve kishin thënë se e shohin trafikimin e paligjshëm të armëve si një rrezik të lartë të sigurisë publike.

Ani pse janë disa të arrestuar për sulmin në Banjskë, ende nuk ka aktakuzë të ngritur.

Një e tillë pritet edhe ndaj ish-nënkryetarit të partisë më të madhe të serbëve të Kosovës, Listës Serbe, Millan Radoiçiq.

Ai kishte pranuar publikisht organizimin e sulmit, megjithatë vazhdon të jetë i lirë pasi është larguar nga Kosova pas sulmit.

TË LIDHURA

Kosovo

Dy ditë para zgjedhjeve në Kosovë/ Arrestohet aktivisti i Listës Serbe, dyshohet se bleu vota

14:14 | 05/06/2026
Kosovo

Presidenti i Këshillit Evropian mesazh të prerë nga Prishtina: Integrimi në BE mbi ndarjet politike!

15:19 | 03/06/2026
Kosovo

Presidenti i Këshillit Evropian vijon turin në Ballkanin Perëndimor, Costa mbërrin në Kosovë,

12:11 | 03/06/2026
Next Post

Debat mes Baby G dhe Diteas: Mos i jep gojës, nuk jemi idiotë

"Hë mi ma, e pe", ja çfarë i tha Egla të ëmës pas fitores së BBVip

Vdekja e 53-vjeçarit teksa punonte në pallatin në ndërtim, arrestohet përgjegjësi i kompanisë







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Politikë

Rama nga Tivati: Vlora ka çdo gji si perlë, dikur refuzoja ta vizitoja

by mirseda
20:35 | 05/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim në Vlorë për 35-vjetorin e Partisë Socialiste. Ai u shpreh se...

“Mbylle atë radio se me çmende”, Rama batuta me banorin e Zvërnecit: Dëgjon lajmet aty, ça është ajo

20:22 | 05/06/2026

Investimi në Zvërnec/ Protestë në Vlorë pranë takimit të Ramës për 35-vjetorin e PS

20:03 | 05/06/2026

Protesta në Tiranë, humbet një fëmijë mes turmës, protestuesit ulen në gjunjë për ta gjetur.

19:20 | 05/06/2026

Rama ironizon protestuesit: Po dhashë dorëheqjen, si do t’i plotësoj 4 kërkesat e tjera?

19:12 | 05/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com