Deputetja dhe anëtarja e Këshillit Politik të reformës, Rudina Hajdari, tha në emisionin ‘HARD TALK’ se nuk përbën asnjë surprizë nëse kthehet në PD. Por ky akt nga Rudina, do realizohet falë një kushti, që ka të bëjë me sistemin e listave të hapura. Ajo tha shkurt dhe prerë se nuk bëhet pjesë e pazareve të tjera. Rudina Hajdari u shpreh ndër të tjera se nëse do kishte një rikthim, nuk do ishte falë zemërgjerësisë së kryedemokratit.
-Nëse PD do iu bënte një ftesë që në zgjedhjet e vitit 2021 të ishit pjesë e asaj partie, me lista të hapura ose të mbyllura, do pranonit?
-Do pranoja që z. Basha të luftonte bashkarisht në atë tryezë, për ndryshimin e sistemit. Pjesë e pazareve të tjera, unë nuk bëhem.
-Pra, ju jeni duke thënë se nëse ndryshon sistemi, ju ktheheni në PD?
-Nëse ndryshon sistemi, atëherë hajde flasim. Nëse do kishte një rikthim, nuk do ishte falë zemërgjerësisë së z. Basha. Do ishte një betejë e cila ka frytet e saj dhe më pas do ecim bashkarisht për ta risjellë këtë forcë politike në këmbë.